Rama: Lista e PD zhgënjyese, afirmimi i fosilizimit, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL

9 Mars 2021, 13:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet lista e PD ishte zhgënjyese, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL.

” Skuadra e PD-së është zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që kjo ishte maksimumi që mund të bënte PD pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lideri pa karakter dhe pa vizion se nuk besoj që rrethi i perimetrit të influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që të mos ketë të ofrojë më shumë sesa kaq.

Pra nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që janë një enturazh si mezët rreth karkalecave të tiganit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër, afirmim i një katandije keq e mos më keq të një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike dhe sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe blen vota”, tha Rama.

(TemA)

2 komente në “Rama: Lista e PD zhgënjyese, afirmimi i fosilizimit, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL”

  1. Berti says:

    Bravo Rams,
    Po ki kujdes se keto fosilet qe hoqe nga partia jote jane politikane me karakter dhe me kontribute. Dhe politika eshte i vetmi sport qe nuk njeh moshe.
    Me kutin tend i bie qe edhe Joe Biden eshte fosil se ka 40 vjet ne politike.
    Apo angela merkel eshte fosile.
    Ki kujdes se tashme luften nuk e ke me me opoziten. Ate lufte e ke humbur.
    Luften e vertete e ke brenda PS se. Forco rradhet me njerez te tute (sic dhe po ben) se te pret nje opozite e gjate. Dhe nuk do habitesha nqs te tute ta presin koken (politikisht)

  2. Tr says:

    Katastrof ! Vetem njerzit me nivel zero votojne Lulzimin, qe sa here hap GOJEN vetem GENJEN. Nje PARTI SKANDALOZE me idiot rreth saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje