Basha vendosi të rinjtë në fundin e listës, nënkryetari i FRPD jep dorëheqjen

9 Mars 2021, 14:21Politika TEMA

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, pasi sipas tij të rinjtë janë lënë në vendet e fundit në listat e kandidatëve për deputetë. Hoxha ka dhënë dorëheqjen dhe nga posti i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD.

”Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja dhe Saranda u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve… Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhej të ishte objekt analize dhe diskutimesh në organet më të larta të PDSH, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar,” shkruan Hoxha.

Arsye të dytë për tërheqjen e tij, Lisandër Hoxha liston mos përfshirjen e të rinjve të PD-së në listat e kësaj partie për deputetë.

“Sa i takon ndryshimeve statutore të prillit 2018, ku të rinjve ju dha dinjiteti përmes Nenit 70, pik 3, ku një parti politike për herë të parë vlerësonte angazhimin rinor në politikë, duke i garantuar një rol përmes statutit me përfaqësim 5 për qind në listat e kandidatëve për deputetë dhe 10% në listat e këshillave vendorë nëpërmjet konsultimit me FRPD. Këto konsultime nuk ndodhën kurrë…”

4 komente në “Basha vendosi të rinjtë në fundin e listës, nënkryetari i FRPD jep dorëheqjen”

  1. Tr says:

    SHUME MIRE TA BERI TA DHJEU PARTINE E FRD, TRADHETAR.

  2. Ppp says:

    O lisander je i ri por me mendje te vjeter
    Te jesh antar i partise nuk dmth punsim por te mbrosh nje ide
    Nqs mendon se ideja jote eshte fitimtare nuk duhej dorheqja por te mblidhje rinine e pd-s dhe te dilnit me vete kjo do ishte e berit politike me mish e me shpirt
    Apo skeni sy shikoni ci beri vjosa osmani ldk-s
    Por ju nuk jeni idealista ve bast qe ate ven e ke blere

    1. Loku says:

      Te vjetrit nuk para e zbresin kalin me deshire o ti me emer qe te fillon me “P”!

  3. Sara says:

    po mor Ppp po, me ate balle si vare per gurore qe ka ky, nuk ka gur qe ia laton kaptinen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje