“Gjela, pula dhe vezë”, Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: Ke 8 vite në qeveri dhe merresh me llafe. Un t’i njoh mirë, pikat e forta dhe të dobëta

9 Mars 2021, 15:20Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrrjetet sociale, ai shkruan:

Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njohë mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.

Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe.

Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit.

Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve.

(TemA)

3 komente në ““Gjela, pula dhe vezë”, Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: Ke 8 vite në qeveri dhe merresh me llafe. Un t’i njoh mirë, pikat e forta dhe të dobëta”

  1. marjani says:

    duke,ai u soll mire me ty qe nuk te tha me shume sa per asad 26 do gdhihet ndryshe

  2. Ladi says:

    Ooooo Agron je vite drite larg Edit ne te gjitha drejtimet e me te gjith kuptimet.
    Je thjesht nji anadollak qe ka gjet shesh per me bo pershesh tek PD..

  3. Usa says:

    Baballaret e kombit o zot, hajvani duka,gjuzi,noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje