Hyri në Kuvend nga lista e LSI, s'dogji mandatin. Kandidon për PD, Elda Hoti: U riktheva aty ku e nisi gjyshi im

9 Mars 2021, 22:26Politika TEMA

Deputetja Elda Hoti hyri në parlament nga listat e LSI-së, pasi vendosi të mos e digjte mandatin.

Ajo u bë e famshme për publikun e gjerë kur e pyetën për datën e themelimit të LSI dhe tha se nuk e dinte.

Por pas rreth dy viteve si pjesë e opozitës parlamentare, Hoti është bërë së fundmi pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike. Ajo renditet e 9-a në Lezhë.

Hoti thotë se më në fund e gjeti rrugën për t’u “rikthyer në familje”. “Po eci aty ku gjyshi im filloj kontributin, si themelues i Partisë Demokratike në Milot.”

“Bashkë me Partinë Demokratike dhe ekipin fitues, do ti kthejmë Kurbinit dinjitetin e munguar, zhvillimin dhe prosperitetin e mohuar!

Premtoj që do vazhdoj të jem zëri juaj dhe do mbroj me çdo kusht interesat e bashkëqytetarve të mi!

Dua sot të kërkoj mbështetjen tuaj, duke votuar me 25 prill”, shkruan ajo.

1 komente në “Hyri në Kuvend nga lista e LSI, s’dogji mandatin. Kandidon për PD, Elda Hoti: U riktheva aty ku e nisi gjyshi im”

  1. Pshatari-Gjyetar says:

    Zonja Hoti:Po pse nuk e nise me mire aty ku e Filloj “GJyshja”??????????He o te keqen…po ti qenke si “Kunadhe”;;dhe degjo:Une jame nje Nipe i shookut te GJyshit tende…dhe jame Vene “Per gjueti”…do zoti dhe me bie ne “Carke”…pse jo??Ndonjehere edhe ne “Lakthin” e Pshatarit bien edhe Kunadhe,ose Lepurushka te tipit @Hoti……sa mire do te ishte??Edhe Gjyshi do te “Kenaqej”…..ku i dihet Fati i Cupes???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje