Arjan Çani: Rama ka fshehur të fortët, por janë sërish brenda

9 Mars 2021, 20:07Politika TEMA

Arjan Çani është shprehur se listat treguan edhe njëherë se politika është e kapur nga krimi. Sipas Çanit kjo e fundit do ta gjejë një mënyrë patjetër për t’u përfaqësuar në Parlament, por në një shoqëri primitive si kjo e jona, kjo është tejet e dukshme.

Ndër të tjera gazetari tha se njerëzit janë të prirur të votojnë liderët, jo programet dhe as siglat e partive. Sipas Çanit loja për pushtet ka filluar të luhet me kohë pavarësisht se nuk është e dukshme.

Le ta nisim direkt me atë që është tema e ditës, listat e kandidateve per deputete. Publikimi i emrave mendonin se do te ndikoje ne atë që quhet pesha e votës apo qytetaret do vijojnë edhe këto zgjedhje të udhëhiqen nga siglat politike?

ÇaniNë fakt nëse do flisnim me përqindje mendoj se qytetarët do tërhiqeshin nga liderët dhe jo nga siglat e partive. Nuk besoj se qytetarët do shkojnë dajthtas listës për të bërë diferencën mes një grupi apo një tjetri, janë liderët ata që luajnë rol. Por, duhet thënë që ka një ndryshim mes listave.

Patate e nxehte do të jetë edhe në këto zgjedhje kandidimi i emrave të përfolur për rekorde kriminale apo probleme me ligjin. Janë të paktën 3 kandidatë, Klajdi Qama nga LSI i cili sipas të dhënave rezulton i dënuar për veprën ‘Kanosje’, deputeti socialist Rrahman Rraja të afërm të të cilit kanë qenë objekt hetimi nga OFL si dhe Pranvera Resulaj po nga Partia Socialiste në Vlorë e cila u shkarkua si drejtuese e Tatimeve pas një auditi dhe u rikthye sërish në detyrë. I përmenda këto raste për të kuptuar mbi çfarë standardi kuptohen këta njerëz?

Çani: E majta është problem mesa duket. Edhe LSI e majtë është pavarësisht se është në koalicion me PD, Nëse këto janë me rekorde siç thoni ju pyetja që shtrohet është si kanë hyrë në lista? Problemi është që puna e ambasadës amerikane ka rëndësinë e vet, por duhet ndarë morali nga ligji, e ligjshmja nga e paligjshmja. Këta njerëz që nuk kanë asnjë akuzë janë të ligjshëm, e moralshme apo jo këtë duhet ta gjykojnë qytetarët, morali i politikës është tjetër gjë. Kryeministri tha sot se listat e LSI janë të OFL dhe SPAK.

Pse nuk e bëjnë një filtrim partitë?

Çani: Unë mendoj se e kanë bërë tashmë. Por mendoj se është e pamundur të filtrohen 100%, unë besoj se kjo shoqëri është e inkriminuar. Por duke ecur me një logjikë cinike është se kush do ta përfaqësojë krimin në parlament. Partitë nuk do të shkëputen ndonjëherë pasi nuk jetojnë dot pa njëra-tjetrën. E vetmja gjë që na dallon nga vendet e tjera është që krimi është më i dukshëm, por në thelb nuk ndryshon gjë. Një parti bashkëpunon me krimin që të vijë në pushtet. Rama në 2013-ën erdhi në pushtet me të fortët. Rrugës i firuan sepse opozita dhe amerikanët luftuan. Tani ai i ka fshehur të fortët, por ata janë sërish brenda, nuk përmend dot emra për etikë, por ata janë brenda.

Ditët e fundit kemi parë përfshirjen në listat e Partisë Socialiste të ish-deputetëve apo ministrave të LSI-së, kapërcime që janë kundër një logjike të shëndoshë politike përderisa dy partitë akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën?

ÇaniMua më duket normale sepse politika luftë është, sepse duhet të dobësojë kundërshtarin. Kapërcimi i kandidatëve nuk është risi, mua më duket normale. Është një lloj xhiro që bëhet nga një pjesë kandidatësh. Akuzat janë thjeshtë për zgjedhje. Është teatër e gjithë kjo.

Edhe një pyetje të fundit, si i parashikoni këto zgjedhje, e shihni të mundshme një bashkëqeverisje PS-PD, ka gjasa që Rama të shtrëngojë sërish duart me Lulzim Bashën?

Çani: Unë nuk e di nëse do shtrëngojnë duart, por di që nëse do të ndodhi do ndodhë për shkak të shifrave. Nëse asnjë nga palët nuk kap 70 plus 1 deputetë do bëjnë këtë lëvizje. Gjithçka është e mundshme. Loja nuk ka filluar akoma, por zaret janë hedhur, por jo të gjitha i sheh publiku.

12 komente në “Arjan Çani: Rama ka fshehur të fortët, por janë sërish brenda”

  1. Lexuesi21 says:

    Nje dyshe karnavalesh qe jane turpi i kultures kombetare dhe tv.

    1. Revi Zori says:

      Ky nuk eshte Arjan Çani. Eshte Arjan Qeni.
      Eshte njeri i ndyre qe për para shet edhe gruan.
      Tjeter gje te jesh kunder Ramës, dhe tjeter gje te shkosh mbrapa Saliut dhe Lolos së tij.
      Edhe po te Isha be Shqiperi, nuk do votoja PS-në, por kurre, kurre, kurre PD-ne e Sali Komunistit, qe e ka kthyer atë ne PPSH.
      Pavaresisht se e di qe nuk do fitojë, une do votoja Partine e Astrit Patozit, vetem per bindje politike.
      Nuk ka nevojë te shani Patozin, sepse nuk eshte perfekt. E kush eshte perfekt? Rama? Apo ai kllufi i Saliut?

    2. Ha nje Geek i poshte na Shane Neve pa p to oblem.o Greko Turko Mongole says:

      Haha nje Grek i poshte na thote Neve shoqri kriminale dhe primitive po ta thote nje Shqiptare ne Greqi ket gje te vjerrin ne mest te Qytetit merrni dhe nje Turk e Serb dhe pytni se Qfare mendojne per Shqiprine ??? Qfare do ju thone????

  2. Populli says:

    Po mire kete fidho grekun kete pederastin pse na i nxirni, të pyesesh kete legenin për politik eshte si te pyeseshe te jemen e zeqos ne maj te thanes

  3. Çani me mama greke says:

    Fuksi i grekve me shërbëtorin e grekve.
    Faleminderit,por populli do votojnë kësaj radhe atë që vrau terrorristin grek,kacifa, zotin rama.
    Në 25-n do fitojë vetëvendosja..,se rama vërtet po përpiqet po nuk e bën dot shqipërinë e madhe.
    Bile mund të thuhet me plot gojën se rama fiton për shkak të berishës dhe kacofës

  4. Dy karagjoze ne nje dere Canı pjerdhe Sala merre ere,

  5. elb says:

    O Cani me ate dashuri e perdellim qe po e sheh Salen ben mire tja marresh serisht ne goje qe te relaksohesh

  6. Karian cani live says:

    Kur ben te zgjuarin edhe homosapienti.

  7. Aleksander Thana says:

    Keta jane, njeri per litar dhe tjetri plumbin ne ball.

  8. Adri says:

    koqe fishkuri Arjan Cani eshte nje karagjoz nje qelbesire qe nuk e ka shokun

  9. Bardhyli says:

    Cani ! Psikopat njeri.I ndyte si nga goja ashtu dh nga karakteri. Hej, gazetaruc….!

  10. Bashkimi nga Londra ,dikur 80 leksh,sote 0044. says:

    Analisti me i mire Plehra me i mire ..
    Gazetari Cani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje