Xhelal Mziu: Ne jemi bijë dhe bija të këtyre maleve, grykave, luginave dhe odave të shquara, e kemi në gen suksesin. Të mos e zhgënjejmë patriotin Basha

9 Mars 2021, 18:23Politika TEMA

Xhelal Mziu ka bërë një reagim, pasi është vendosur nga Lulzim Basha në krye të listës së Qarkut të Dibrës.

Më poshtë reagimi i plotë, pa komente nga redaksia, të cilat do të ishin të tepërta në këtë rast:

“Të dashur bashkëqytetarët e mi të Dibrës, Matit e Bulqizës!

Vendosja ime në krye të listës së ekipit fitues të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për qarkun Dibër, sigurisht që është privilegj, motiv dhe përgjegjësi, por mbi të gjitha është detyrimi që mbetet ndaj çdo familje të krahinës tonë të përbashkët.

Ne jemi të gjithë bijë dhe bija të këtyre maleve, grykave, luginave dhe odave të shquara, të cilat na kanë dhënë shumë nga mënçuria dhe karakteri i tyre.

Tek e fundit, ne jemi gjak dhe produkt i vatrës së madhe malsore.

Është pikërisht ky gen, që na ka dhënë mundësinë për të qenë të suksesshëm në profesionet dhe angazhimet tona të deritanishme.

Janë shumë bija dhe bijë të kësaj zone që kanë shkëlqyer në profesionet e tyre qofshin akademike, zanate si ndërtues, blegtor, fermer apo politikë, arte dhe biznes.

Shumë prej tyre mund të ishin në këtë listë përfaqësuese dhe do të ndiheshim të nderuar, por rrethanat, përkushtimi dhe fati, më ngarkuan mua dhe emrat e tjerë të shquar,  që të kemi privilegjin dhe barrën e përcjelljes së vullnetit, zërit dhe problemeve Tuaja në Kuvendin e Shqipërisë.

Motra dhe vëllezër, me përulje dhe mirënjohje ju premtoj se, në mos tjetër gjë, unë dhe ekipi që kryesojë do të jemi zëri, veshi, halli dhe gëzimi juaj, jo si politikan, por si një nga Ju.

Dua të theksoj: me Lulzim Bashën Kryeministër, qarku Dibër dhe gjithë Shqipëria, do të jenë më mirë në gjithë aspektet familjare, shoqërore dhe ligjore.

Ai beson tek ne jo vetëm, se është një  shqiptar i madh e patriot, por sikurse ne, është bir i këtyre anëve.

Bashkë me ekipin e Fitores së PD të qarkut Dibër, ne do të fitojmë dhe nuk do e zhgënjejmë Lulzim Bashën dhe shpirtin e demokratëve të Dibrës, Burrelit, Bulqizës e Klosit.

Unë, Xhelal Mziu, në emrin dhe mbështetjen Tuaj, të çdo familje Dibrane e Matjane, premtoj se do t’i kthejmë Qarkut Dibër dinjitetin e nëpërkëmbur nga kjo qeverisje kriminale.

Ju falemindert për mbështetjen tuaj! Zoti e nderoftë Dibrën, Matin e Bulqizën!

Zoti na priftë nga e mbara! Fitore! Fitore”.

11 komente në “Xhelal Mziu: Ne jemi bijë dhe bija të këtyre maleve, grykave, luginave dhe odave të shquara, e kemi në gen suksesin. Të mos e zhgënjejmë patriotin Basha”

  1. Jurgeni says:

    Te drejte ke , edhe shamikuqja nga to ane eshte thone.

  2. ben says:

    Nuk e di se cfare geni ka ky debili me kollare, por nje gen me siguri qe e ka. Eshte geni i vjedhjes qe kane bere cdo here qe kane qene ne pushtet. Po erdhen prap ne krye te qeverise do bejne ate qe dine te bejne me mire, vjedhjen e cdo gjeje qe u kap dora.

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Tjeter turk i piset…… allah uakbar.

  4. Populli says:

    Prandaj ju e keni vendin ne male. …Shpella. ..jo kuvend…..nuk keni bythe per ato karrige. …

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Bej daullen gati mbas 25-ses se vetem ne dasma malesoresh do te therrasin dhe kur te luani me lodra per aheng Baftjari. Do beheni bashke mos u merzisni.. Patriotizmi strofulla e fundit e deshperimit..

  6. Zhelal ti e zhelal kush tvuni says:

    Si nuk gjeten nje te hajrit,po vetem injorante,hajdute e dallkauke.
    Prandaj nuk ecen ky vend.

  7. vini says:

    Po ti je shpellare mor derr maloku….

  8. uskania says:

    Mos e zhgenje kete kastravec, qe e turperon Dibren.Nje mashtrues reaktiv, i cili ne nje rast kur u pyet publikisht se nga je, tha se JAM NIP DIBRE.

  9. Arbert says:

    Professor doktor Xhelali? Sa poshte ka rene KY vend o njerez, kokrra e idiotit ne parliament, koqja e kandarit, Mziu, Neser minister!! Me keto fytyra legenash do merrni pushtetin? Po cfare te mire mund te na sjelle KY idiot, KY hajdut ne parliament!

  10. saimir says:

    Po ti jo vetem qe je nje cope idioti, po ke dhe shume zullume qe presin te sqarohen nga SPAK-u. Zhelal eshte turp per dibranet te votojne per ty. Dibranet jane te zgjuar, e dine mire se c’bejne.

  11. raul says:

    E gjithe kamza e di historine e shamikuqes qe u ngacmua seksualisht nga maniaku seksual i bashkise Kamze Xhelal mendjeziu. Kjo punonjesja e bashkise Kamze e njohur si shamikuqja u detyrua te braktise punen vetem per te shpetuar nga kthetrat e ketij horri i cili i mbushi rruget e Kamzes me emrat e gjithe botes dhe nuk gjeti nje deshmor lufte na _ cl. Per ta nderuar me nje emer rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje