“A do jeni më të fuqishëm në këto zgjedhje"? Meta: Kur të vijë Monika pyeteni, ajo përgjigjet drejt! Unë e dredh ndonjëherë

10 Mars 2021, 15:01Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për gazetarët në Fier, është pyetur nëse do të jetë më i fuqishëm në zgjedhjet e 25 prillit, sa i takon numrit të deputetëve.

Në fjalën e tij, Meta është shprehur me humor se për këtë duhet pyetur kryetarja e LSI-së, pasi vetë ai e dredhon ndonjëherë përgjigjen. Sipas tij kjo krizë nuk zgjidhet duke kapur shtetin. Ai beson se populli do të japë zgjidhjen më 25 prill.

Gazetarja: A mendoni se do jeni më të fuqishëm në këto zgjedhje, apo jeni në ato nivele, e kam fjalën për numrin e deputetëve

Ilir Meta: Kur të vijë kryetarja e LSI pyeteni se ajo e jep përgjigjen drejt, unë dredhoj ndonjëherë. Unë nuk kam ndërruar parti, unë kam krijuar.

Kam dy vjet që iu them. Kjo krizë nuk zgjidhet duke kapur shtetin. Kjo është krizë legjimiteti. Prandaj hajde në zgjedhje të gjithë. Më fusni dhe mua, edhe pse unë jam zgjedhur nga PS. Besoj se populli do të japë një zgjedhje.

1 komente në ““A do jeni më të fuqishëm në këto zgjedhje”? Meta: Kur të vijë Monika pyeteni, ajo përgjigjet drejt! Unë e dredh ndonjëherë”

  1. Moni says:

    Ishalla e dredh pergjithmone bastard muti. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje