"I pritet dora kujtdo që prek votën"! Kreu i Ligjeve i përgjigjet Metës: Ta adresojë këtë thirrrje te partia e Monikës

10 Mars 2021, 18:33Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë tha kush prek votën, do ti pritet dora.

Manja tha se Meta së pari duhet ta adresojë këtë thirrje tek partia e gruas së tij Monika Kryemadhit, tek LSI-ja. Sipas tij, PS ka bërë gjithçka për të garantuar votën e lirë dhe se kjo gjë i është besuar SPAK-ut.

“Në fakt PS ka bërë gjithçka për të garantuar votën e lirë. E ftoj presidentin që të njëjtën thirrje për të prerë dorën, ta dorëzojë tek partia e Kryrmadhit. Shqipëria sot ka mekanizmat e duhura për të garantuar votën e lirë. SPAKU-t i kemi besuar procesin e garantimit të votës së lirë. Këtë thirje Meta duhet ta bëjë për partinë e tij LSI. Duart e prera do të jenë në kampin tjetër. Tek PS nuk do të ketë as njollosje dhe as prerje duarsh”, u shpreh Ulsi Manja në  Report Tv.

Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti Ilir Meta tha në një intervistë se kushdo prek votën do t’i pritet dora, deklaratë kjo e cila ngjalli reagime të shumta nga aktorët politikë e jo vetëm.

Ndërkohë fjalët e Ulsi Manjës vijnë një ditë pasi kandidatit të LSI-së Sokol Skura, i doli një video e publikuar nga ‘Fiks Fare’, ku shihej duke bërë pazare për shitblerje votash. Ky i fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se janë të gjitha inskenime  për të mos lejuar kandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

3 komente në ““I pritet dora kujtdo që prek votën”! Kreu i Ligjeve i përgjigjet Metës: Ta adresojë këtë thirrrje te partia e Monikës”

  1. Shoku says:

    Mos mashtroni popullin me kete thenien se do t’i pritet dora kush prek voten. Kandidatet tuaj kane filluar te kerkojne voten ne shkembim te disa puneve …….. Ndaj mbylleni gojen ,o mashtruesa se nuk jemi injorante,po jemi 1000 here me te ditur se ju..

  2. Astrit says:

    Presidenti ka thene;do ti presi doren kujdo qe nuk voton opoziten.president legen qe mendon vetem per veten e tije.

  3. k says:

    Dalë nga goja e hajdutit kozmik,duket si përqeshje ndaj ndershmërisë universale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje