“Subjekt i dekriminalizimit”! PD i kërkoi KQZ të mos regjistrojë Doshin, PSD: Shpifje! Të gjithë kandidatët janë të ligjshëm!

10 Mars 2021, 15:51Politika TEMA

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës që PD i bëri KQZ që të mos regjistrojë Tom Doshën për të garuar në zgjedhjet e 14 prillit.

Ne deklarate PD thekson se Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

Me anë të një reagimi zyrtar, PSD i cilëson shpifje dhe akuza të pabaza duke shtuar se Doshi dhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit.

Reagimi zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë!:

Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza të Partisë Demokratike, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare.

1 komente në ““Subjekt i dekriminalizimit”! PD i kërkoi KQZ të mos regjistrojë Doshin, PSD: Shpifje! Të gjithë kandidatët janë të ligjshëm!”

  1. Asllani says:

    KQZ te mos Lejoi te kanditoi Berishen Bashen Mediun
    Te ket parasysh 97 shum u vran GERDECIN ME SHUM VIKTIMA 21 JANARIN KU U VRAN PROTESTUS
    GRUSHTIN E SHTETIT
    E SHUM FATKEQESI TE TJERA
    Vetem kaq eshte e mjaftushme qe keta persona te mos kanditoin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje