Nard Ndoka i sfidon të gjithë: Unë nuk trembem, kam fituar 4 herë në mazhoritar. Numri 8-të interesant

10 Mars 2021, 15:11Politika TEMA

Edhe pse i 8-ti në listën e Shkodrës, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet se nuk i trembet garës edhe pse ka përballë Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe kampin socialist.

“Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar.

Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së.

Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës.

Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen.

Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj”, u shpreh Nard Ndoka për A2.

4 komente në “Nard Ndoka i sfidon të gjithë: Unë nuk trembem, kam fituar 4 herë në mazhoritar. Numri 8-të interesant”

  1. Gaz says:

    O fiton ose nuk fiton Nard trapi!!!!

  2. Ndue says:

    Bravo Nard filozofi se kesaj here te kane cuar per mut qenjesh

  3. Sara says:

    nardi fiton ose fiton se vertet vete eshte ne numrin 8 te Lista e PD, ama kunatin frrokun e ka te nr 5 i PS…
    talluni me keta hajvane ju, po shpejt do kuptoni se hajvanet jane ata qe votojne nga te dyja krahet

  4. Tr says:

    SHKODRANET KANE NJE SHPREHJE : MOS TE HYPT VETJA NE QEJF. POR TI PO NA KUJTON VITET KUR FITOJE NE KOHE TE SALIUT ME MASHTRIM, ME NJE THES ME MIELL. SOT NUK ESHTE KOHA E SALIUT, QE TE KE DHENE KAQ SHUME VOTA. DO TE SUPRIZOHESH ME 25 PRILL DO TE SHOHESH SA I ZOTI JE TE MARRESH VOTA. POR AS NJERZIT E SHPIS NUK KANE PER TE VOTUAR.
    25 PRRILLIT PO VJEN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje