Pesë vjet më parë, Ben Blushi nisi një tjetër lëvizje kundër Edi Ramës, pas dështimit të LMN-së, që e krijoi me Kaç Islamin e Arben Malajn, dhe kuptohet, dhe me ndihmën e Berishës.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë e PS-së, ndërsa përgatitej për t’u larguar dhe krijuar partinë e tij, Blushi shprehet se ai vinte Shqipërinë mbi partinë.
Në atë kohë, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që tha se partia qëndron mbi Shqipërinë.
Tani, me siguri Bushati ka ndryshuar mendim, pasi pasi ndryshe mendon kur je në pushtet, e ndryshe kur s’ke më ofiqet e pushtetit.
Bushati, ndryshe nga atëhere, si një partiak i devotshëm, tani shfaqet si idealist, që vë Shqipërinë mbi partinë.
Ironia ndërkohë është se kanë ndryshuar edhe vendet, pasi edhe Blushi, që deklaronte se ndiqte Shqipërinë, jo partinë, tani është prapë me partinë, por në pozicion tjetër, atë të drejtorit të televizionit më të rëndësishëm në vend.
Çka tregon në fakt, se këtu askush nuk mendon për Shqipërinë!
Megjithatë, ja vlen ta rikthehjmë edhe njëherë shkrimin e Blushit, meqë të gjithë thonë se mendojnë për Shqipërinë.
Shkrimi i Blushit
“Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundërshtuar.
Akoma nuk e kam kuptuar pse më kundërshtuan.
Nëse i shtyu nevoja për t’u marrë me njeriun dhe jo me idenë, ky ishte rasti për të dëshmuar se ku të çon rendja pas njeriut dhe jo pas idesë që ai ka.
Është e qartë ku të çon. Në idiotësi.
Megjithatë, ajo që ndodhi, kur disa socialistë të trazuar zgjodhën Partinë mbi Shqipërinë, është çështja themelore që më ndan me ta.
Dhe do më ndajë përherë.
Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje, nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol, nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon, ndahemi për një hon, nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota, nuk ndahemi për disa gota, nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë, por ndahemi për një rrugë.
E meqë jemi te rruga duhet të them se, sot jam edhe më larg tyre dhe nëse ata vazhdojnë të zgjedhin Partinë mbi Shqipërinë, distanca jonë do jetë edhe më e madhe dhe nuk kam ndërmend ta shkurtoj.
Ata le të ndjekin Partinë, Unë do ndjek Shqipërinë.
Por çështja është se, koha po më bind që zgjedhja e Partisë para Shqipërisë nuk ishte një gabim. Nuk ishte një harrim. Nuk ishte një shpagim. Nuk ishte një trishtim. Nuk ishte një letim. Nuk ishte një maskim. Nuk ishte një trillim. Nuk ishte një zhvillim. Nuk ishte një thellim. Ishte një vazhdim.
Ata e kanë seriozisht.
Shqiptarë që kanë zgjedhur Partinë mbi Shqipërinë, ka patur plot. Kush beson se ata nuk janë më, e ka gabim. Ja ku janë.
Nuk janë zhdukur si specie.
Une vetë njoh disa prej tyre. Por tani nuk i njoh vetëm unë. Sepse nuk duhej t’i njihja vetëm unë.
I yshta të dalin në ekran dhe ata nuk ngurruan.
Jo sepse nuk dinë të flasin. Por se nuk dinë të mendojnë para se të flasin.
Sepse besojnë se kanë të drejtë të flasin, para se të flasin kur kanë të drejtë.
Megjithatë, duke zgjedhur Shqipërinë mbi Partinë, unë nuk thashë një fjali.
Unë bëra një zgjedhje.
Për këtë zgjedhje nuk kam patur kurrë asnjë dilemë dhe asnjëherë nuk kam preferuar ta them, sepse kam menduar se kështu është dhe kështu duhet të jetë për të gjithë.
Qofshin socialistë apo konformistë. Qofshin të ditur apo të paditur. Qofshin ministra apo kanistra. Qofshin karvanë apo matanë. Qofshin me hirin apo pahirin. Qofshin me punën apo me dhunën. Qofshin shumë apo lumë. Qofshin një apo asnjë. Qofshin diç apo hiç. Qofshin të pamë, të lame të mbramë apo të ramë.
Unë kam besuar se Shqipëria është mbi Partinë për të gjithë shqiptarët. Kushdo qofshin ata.
Por ja që jam gabuar.
Megjithatë dua ta shpjegoj.
Çfarë është Shqipëria dhe çfarë është Partia?
E para, Partia të blen dhe të ushqen, Shqipëria të ngop dhe të bren.
E dyta, me Partinë lodhesh dhe fle, me Shqipërinë gdhihesh, zgjohesh dhe bje.
E treta, Partia është një strehë që ndrron, Shqipëria është e vetmja shtëpi që të mbron.
E katërta, Partia ndotet si ndrresa, Shqipëria është e qashtër dhe e pastër, është krijesa.
E pesta, Partia është qerrja, është shiu dhe parmenda, Shqipëria është toka, është uji dhe lënda.
E gjashta, Partia është një muzikë që të ul dhe tundet, Shqipëria është himn që të shkul dhe shkundet.
E shtata, Partia është kafshatë, është thikë dhe presë, Shqipëria është ushqim, është bukë dhe besë.
E teta, Partia është zgjedhje e shkurtër që ndan, Shqipëria është zgjidhje pa fund që të mban.
E nënta, Partia është grup dhe kuvend, Shqipërinë e duam si trup dhe si vend.
E dhjeta, Partia vyshket dhe tretet, Shqipëria është, do të jetë dhe mbetet.
Doni më për Partinë? Unë mund të flas shumë për Shqipërinë.
Mes Shqipërisë dhe Partisëka edhe mijëra dallime të tjera.
Nuk jam në gjendje t’i them të gjitha, sepse Shqipëria mund t’i gjejë tre milionë ndryshime.
Por, meqë më thirrën në këtë pistë, dua të them se do doja të humbja një garë ku injoranca kthehet në vendim me shumicë votash.
Shqipëria ta gjykojë, kush është në pakicë.
Ben Blushi me pare, Ditmir Bushati me pas!
Dy intelektuale me qytetarine me te larte ne PS
Por Rilindja nuk ka vend per intelektuale, as per vlera qytetare, kurrsesi.
Rilindja eshte streha e marroceve katundare si Taulant Balla, e karagjozeve servile si Spiropali, e malokeve me precedent penal per te cilet Rama u detyrua te beje …Ligj per dekriminalizim te Parlamentit (!)
Rilindja eshte vatra e Ulluk Manjave, Qefalive, Gjiknureve qe ja lexoi gjithe Europa te BILD ato hallduperite ne biseda me shefa halldupe policie per te vjedhur vota.
Qe Rama u betua se e kishte paditur per shpifje, por qe me pas u terhoq si shpesh here si qeni rrahur kur i doli rrena.
hallall , o Blush.
gjynah qe ti do i mungosh kuvendit
Aman ore Blush, Karabush,
Ke bere nje retorike tipike prej skolastiku i rene nga fiku…
Je nje qerrata ti Blush Karabush!…
Ti vdes per pak pushtet, krijove dhe nje partiçkë që nuk të futi dot në tepsiçkë….
Edhe Ditmiri, nuk ndryshon shume nga ty , se e do Partine ta mjel si lopë…
Të dy, si ti Bibilush edhe ti Ditmir Rapatush, Shqiperine e doni vetem kur Partia ju jep mundesine ta milni Shqiperine si Lopë…!
Të dy,
Llafazanë,
që e rrotulloni gjuhen ,
andej nga ju vjen Paraja…!
o vjose karaputana. pse sulmon personin dhe jo shkrimin.
Merre me but, or m..
Thelbi i shkrimit jane keta dy persona me qendrimet e tyre.Merrem e trungun jo me fletët…
A më kuptoooooooon?!…
NUK PASHE KUND SE KU ISHTE BUSHATI KUNDER, NDONESE NUK FOLI…
GAZETARE PLEHRE.
Ky shkrim i Blushit na kujton edhe njehere se çfar njerzish na kane udheheq dhe na udheheqin akoma. Na tregon mentalitetin e njerezve neo-komunist qe i kemi ” vendos ” te na udheheqin.
Ky vend kerkon jo ndryshime urgjente, por ndryshim urgjent. Politika jone eshte nje makine rrangalle qe ska riparim ne bote qe i ban derman. Kemi nevoje per nje makine politike te re, sa do e kushtueshme te jete, perndryshe gjithmone do ngelemi te fundit, ashtu siç kemi qene per shekuj me rradhe. Kjo politike e ka kriju gjendjen ne ate menyre, sa qe ky popull nuk eshte ne gjendje me dallu midis dy te keqijave se kush eshte e keqja me te vogel. Vetem lufta e individeve qe bahet per pushtet tregon se ne cfar gjendje jemi.
E vetmja zgjidhje e shpejt dhe paqesore qe shpeton kete vend dhe femijet tane, eshte abstenimi i ne votimet e 25 Prillit.
Abstenimi nuk lejon akses per kompromis. Abstenimi do thote qe ky popull nuk ka besim ma tek asnji parti politike prezente.
Abstenimi ne votime nuk e shkaterron vendin ashtu siç e shkaterrojne turmat e protestave., por krijon kushte qe ne menyre krejt paqesore te reformojne partite politike me njerez te rinj qe meritojne.
Ky vend ka me mijera njerez brenda dhe jashte vendit, qe jane te mir-arsimuar e qe kasta politike ne fuqi nuk i angazhon ne politike. Ne kete vend, edhe viktimat e luftes brenda llojit politik dalin me fitim, duke kriju parti te reja me emra te bukur, gjasme novatore.
Politika jone eshte nje rrobe e vjeter e pa lame, mbushur me harrna, e cila ka me miljona morra, pleshta e parazit te tjera brenda saj.
Kjo rrobe duhet te digjet, para se te sjell ndonje kolere.
.
Cfare niveli i ulte i shqipes. Nje vjershe prej nxenesi te fillores, pa kuptim dhe turp per nje drejtor te nje televizioni te madh si Top Channel. E bukuar eshte se tani keta e nxjerrin lakuriq vete injorancen e tyre ne mediat sociale, pa ua kerkuar njeri, pikerisht te verbuar nga deliri i madheshtise dhe superioritetit mbi tjetrin. Mendo pa shkruaj.
Fatos – Ben Blushi mund te kategorizohet si njeri injorant, vetem nga nje injorant me diplome, ose, nga dikush teper cinik.
Ti dukesh qe nuk je injorant.
Fatos ne qofte se shkrimi Ben Blushit eshte nivel i ulet,i bie qe zhgaravina qe ke bere ti ska nivel fare.Mendohu pastaj skruaj
Zoti Blushi te pershendes me shkrimin tuaj dhe sinqerisht jua them qe Shqiperia ka me te vertete njerez qe i duhen ketij vendi.
Pa me te voglin dyshim qe eshte Shqiperia e para te tjerat jane vetem dokrra.
Servilet dhe sahanlepiresit jane te suksesshem ne Shqiperi.
A do te vij ajo dite qe kto plehra te shporren nga syte kembet,pasi edhe kombit i bejn hije duke i zene frymen?!
E verteta zhytet ,por nuk mbytet.
Shikojeni Edi Ramen kte mashtrues kaliber qe akoma vazhdon me 4-d.
Asnje ndryshim
Vetem kthim pas.
Edi Rama mendon se do beje cudira ne kto zgjedhje.
Akoma se ka kuptuar karakterin e ketij kombi qe mjekren do ja kthej ne hi.
E them me bindje kte dhe e them sepse duke qene me bindje supet te majta besoj te e drejta dhe e verteta.
Edi Rama ky çipllak nuk meriton asgje por vetem perbuzje.
Si rregull absolut, nje komunist ne mendime, kerkon kurdohere te gjykohet nga ato qe thote dhe jo nga ato qe bene. Shkrimi eshte nje mrekulli per ata qe thone “Sa bukur foli!”, per mjeran qe sugjestionohen nga dokrra te hatashme, sic eshte i mbushur fund e krye ky hartim gjimnazisteje. Sepse nje njeri me dy pare mend ne koke nuk ka si ta kuptoje, qe dikush, i cili ka per busull Shqiperine dhe jo Partine, shkon dhe krijon Parti vete. Pse nuk krijoi Parti Ismail Kadareja? Sepse kur ke per busull Shqiperine nuk te del koha per ti sherbyer, kur Blushi ka kohe boll te krijoi parti dhe t’na vere Shqiperine te paren!!!sic!. Nuk i degjuam ndonjehere komunistet neper dasma dhe festa te ngrinin dolline e pare per Shqiperine, dolline e pare ata e kishin per Partine dhe udheheqesin e “lavdishem”. Pjelle e kesaj psikologjije dhe edukate jane te dy, si Blushi dhe Bushati. Po pjelle e kesaj psikologjije jane dhe tre partite kryesore tek ne, pjella te komunisteve fanatike. Per mision ata kane tua kthejne popullit ne varre dhe ferre kete toke te bekuar.
Komentuesi per “Belul Ramen” flet apo pellet, se nuk kuptohet.
Intelektualet kane qarkuar stanin e Berishes, ku fyellit nen dirigjentin shpellar, i bie nje klloun i dyllosur.
Ku Blushin, e ka gjë Bilushin e Metës?
Si Z. Blushi dhe Z. Bushati jane midis deputeteve me me nivel kulturor dhe integritet qe ka patur ai parlament. Dallimi midis tyre ishte qe Z. Blushi ishte me “destruktiv” ne kritikat e tij ndaj PS dhe iku vete nga PS pa pritur Ramen qe ta largonte ndersa Z. Bushati eshte shume i moderuar dhe konstruktiv ne kritiakat e tij ndaj PS dhe nuk dha sinjale qe do te largohej nga PS. Megjithate Rama e largoi! Qendrimi i gjate ne pushtet gjithmone çon ne degradim, “udheheqesi” trembet nga te zotet dhe te ndersmet dhe ndjehet i sigurte me sevile dhe lakej. Z. Bushati dhe Z. Lleshi jane dy nga ministrat me te mire qe kane patur qeverrite Shqiptare dhe Rama i largoi! Ja krahesoni Z. Bushati si minister te jashtem me Z. Caka apo dhe Znj Xhaçka qe erdhen pas tij apo Z. Lleshi me zotin Cuci qe eshte aktualisht minister i brendshem. Dallimi eshte shume i madh por Rama nuk e sheh sepse pushteti i gjate t’i err syte dhe mendjen!
Qe te tre ı pelqej per kulturen qytetare,Por gjıthemone mendja ıken prej se mıres dhe prej vuajtejeve,Ketyre sı shpejte ju ngroh prapanına nga kolltuqet e ndejes,Dıkur neper zyrat kıshım karrıge te Pogradecıt,dhe nuk na ngrohnın shpejt,Nuk kıshım prıvılegje e te tjera,
Kotecı ı pulave gjıthemone ka patur vetem nje kodoc,ı themı gjelıt ne verı,Se po te kıshte gjela te tjere do te qorodıteshın pulat kete e tregon edhe vete faktı qe sa u largua apo e larguan nga dertrat qe ıshın te rendesısheme krıjuan ose do te krıjojne partıcka te reja,Se e duan veten vetem drejtue s apo sıc ı thone lıdera,Kjo forme nuk eshte demokracı por ı vjen ere rebelızem,dhe ky fenomen luftohet,
Po emrin i dashur autor pse nuk ia bashkangjit ketyre thashethemeve te neveritshme që ju servir njerezve?