Luljeta Bozo deklaron se nuk ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e kësaj partie.
Kandidatja e parë e listës së PS në qarkun e Tiranës deklaroi mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 se pavarësisht se do jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie, ajo nuk do bëhet anëtare dhe nuk do bëjë jetë partie.
“Unë nuk kam pranuar të bëhem pjesë e parlamentit për të qenë edhe pjesë e Partisë Socialiste. Nuk kam qenë dhe nuk do jem anëtare e kësaj partie” tha Bozo për gazetarin Qafoku.
Ndërkohë ajo shtoi: “Unë e përkrah me gjithë forcë Partinë Socialiste po përse të jem anëtare”?
Bozo tregoi se ka qenë anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë që nga vitit 1972 deri në vitin 1991 kur kjo forcë politike pushoi së funksionuari duke ndërruar emrin në Parti Socialiste por Bozo nuk u anëtarësua në partinë e re që doli prej saj.
Sapo kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri publikë lajmin se Luljeta Bozo do ishte e para në listën e Tiranës si kandidate për deputete e kësj partie, në rrjetet sociale dhe në media dolën jo pak lajme lidhur me të kaluarën e saj.
Një prej tyre ishte se Bozo nuk kisht pranur që PPSh të ndërënte emrin në Parti Socialiste në qershor të vitit 1991.
Por këtë lajm e hodhi mbrëmë poshtë Bozo në një sqarim që bëri enkas për këtë.
Bozo tha:
“Unë nuk kam Facebook dhe Instagram dhe nuk i kam lexuar këto lajme. Por më kanë thënë që është shkruar kështu.
Deklaroj se unë nuk kam qenë fare në mbledhjen që bëhet fjalë as në kongres dhe si e tillë nuk mund të jepja as mendim.
Ky lajm nuk është fare i vërtetë”, tha Bozo.
Ajo sqaroi për gazetarin Qafoku se e vërteta është se ka qenë anëtare e PPSH që nga viti 1972 deri në vitin 1991 por me shuarjen e aktivitetit të PPSh nuk është bërë më pjesë e asnjë partie dhe as e PS.
Pyetjes së gazetarit nëse e kishte dorëzuar teserën e PPSH-së, Bozo tha: “Nuk e kam dorëzuar. E kam në shtëpi. Nuk kisha çfarë t’i dorëzoja. PPSH u shua dhe bashkë me të u shua edhe tesera ime”.
Bozo u pyet edhe nëse do pranonte të njëjtën ftesë nëse atë do t’ia kishte bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përgjigja e Bozos ishte: Basha nuk më ftoi.
.. verteta per Partine e Punes…lol
=pyt Tualet Pallen,Saliun ,Ilirin lol….ene Rucin..ahahahhahahahahahaha
=
me tesere te Partise Komuniste ne demokraci,lol…ene akoma se kupton te verteten e Partise Punes
Shume mire te lumte Puno per brezin e ri leri partite dhe hajdute . Por prap ne palament do Keni Sali Berishen Flamure Noken E Monika krymadhin dhe aty do jet shume e veshtire te debatohet
Po hëëë…na e thuaj ti K a l e c,
me qe e ditke te verteten e Partis Punes, !…
Prandaj nuk ben perpara Shqiperia se turbullohet nga ju kalecat injorante, që beni me te diturin, edhe pse nuk i kuptoni fare zhvillimet shoqerore.
Partia e Punes, o Kalec, beri aq shume per Shqiperine sa ty Kalec te verbojn syte arritjet e saj…Sa beri Partia e Punes ne 30 vjet, Shtetet e tjera nuk i bene dot as per nje Shekull…Transformimet ekonomikoshoqerore te asaj periudhe , shkollimi, elektrifikimi, industria, bujqesia,mbrojtja ishin te niveleve europiane,
o
Kalecziu,
Shifrat flasin vet, hapi syte o Qorr , dhe lexo e mëso…E mori Shqiperine turkoshake feudale me 90 perqind te popullsis analfabete dhe e beri shtetin me popullsine nga me te arsimuarat ne Europe, me POPULLIN ME TE RI TE EUROPES…
Gabimet filluan pas 1970-ës, dhe ai sistem do degradonte siç degradoi se ish nje utopi…pirishi mardheniet me Kinen, (ju rrit mendja se sukseset ka e edhe anet e tyre te errta )dhe nisi te mesonte boten….kur ai sistem i mbaroi etapa historike…
Keshtu o Kalecziu,
E Verteta dhe Dielli nuk mbulohet me shoshë…
Une perpiqem te mesoj nga çdo njeri, por me mendjen tende o KaleciSali Pordhes, nuk shkoj as atje ku ulet mbreti ne gjunjë…
A mè kuptooooooooooooon,
O Kaleci fandaksur?!..
Po.c’Tu desh o gru! Ishe mire si specialiste si shpirt!
Njerez plot dinjitet e perkushtim per vete dhe shoqerine kurre nuk di ti shterojne vendit tim, pavaresisht se dhe te tille qe denigrojne e humbasin si te ishin hiç, do te kete me shumice. Kjo eshte jeta sot, por do te dime te jetojme plot shprese e vyrtyte qe te mos deshperojme veten dhe ata qe na rrethojne . Luljeta Bozo, megjithese e njohe vetem nepermjet televizionit eshte nje shembull qe dua ta kene dhe vajzat e reja sot si per pergatitjen e saj profesionale ashtu dhe per qendrimet kosekuente dhe te pa lekundura ne sherbim te shoqerise. Populli yne dikur thoshe: gjuha tule eshte, por thyen kocka, prandaj kur degjoj ca te reja sot qe flasin pa dogane, te me falin Mesila, Grida apo ajo ….Vokshi, me duket sikur bota eshte permbysur dhe ulurin . Kthejuni aresyes se do duki me te mira, me te bukura, me dinjitoze, me serioze e te dashura si simbol femre, motre, vajze, nene qe natyra u ka falur per te qendruar mbi toke e ta llamburisni jeten , jo ta nxini e shkaterroni! Respekt Luljeta Bozo kete shekull jete qe e ke vene ne sherbim te dinjitetit njerezor e profesional, ne sherbim familjes e shoqerise nga ku na tregon se ç’duhet te bejme pa te pyetur! Te faleminderit.
Artikulli thote se z.Bozo nuk aderoi ne partine qe doli nga PPSH-ja . domdo qe e kishte te pa mundur spse te gjitha partite nga ajo parti dolen. Mjaft te kujtojme Sali Berishen , Gramoz Pashkon, Sabri Godon, Fatos Nano. Partite qe nuk dolen nga PPSH-ja nuk paten asnje rol ne politike . p.sh. kujtoj Namik Hotin me partine e Ekologjoke.
Nje Zonje e adhuruar, nje shkencetare qe do ta kerkonte cdo institut shkencor. Fjala e saj eshte e mencur, pa mllefe, update me te rejat e sotme ne fushe e sizmologjisr etj.
Grupi parlamenyer i rilindjes ka cte mesoje ga kjo zonje.
respekt per zonjen Luljeta ;po a kane moshe persjoni keta te vjeter ; apo duhet te marrin nje sy gjume neparlament; bashke me kriminelin Berisha, qe pshurre ne parlament hajduti. rames i ka vdek truni ça ka me dhan zonja ne parlament; sizmologe!a vjen nga ppsh e dashune rames ;e berishes ; +e like floririt
O njerez , akoma s’e keni kuptuar qe me keto qe shkruani dhe mundoheni te “zbuloni” , ju j’a ritni vlerat dhe mbeshtetjen ne popull kesaj zonje te nderuar , c’fare prisni , t’e mohoje vetvehten , te thote jam kjo qe s’jam , kete e bejne vetem HIPOKRITET , kot mundoheni te njollosni figuren e saj apo dhe te tjereve qe nuk kane kursyer asgje nga vetja per kete vend !
Vazhdoni te remoni sa te doni , dijeni ,se pervec NDERIT , asgje tjeter s’keni c’far ti beni !
A moj Grida, albana Bije Vokshi dhe ju te tjera si puna e ketyre. Harroni qe vitet kalojne dhe arrini moshen e Luljetes, e njerezit do u tregojne me gisht.
Eshte budallëk qe partia pd te sulmoje PS per bindje politike, pasi e dime mire se cfare ishin themeluesit e saj. PD lufton thjesht per pushtet, per lakmi, pa e vrare mendjen se ne cfare drejtimi shkon vendi me ta. Luftojne investimet ne qytete dhe infrastrukture. Çudi e madhe. Po nqs vendi do vazhdonte ti ngjante nje plerishteje rumpalle, cili i huaj do te donte te jetonte e punonte ketu? Investimet e sotme i japin imazh me te mire vendit per turizem dhe investitore te huaj.
18 vjet anetare ne PPSH dhe na qenka nje zonje i mire.
komunist = njeri i mire ?!!!!!!!!!!!!!!!!! uffffff
Gjithë lufta bëhet për votat e komunistëve. Për bashkinë e Tiranës, nja 1500 e ca vota Berisha diti ti marrë nëpërmjet Hysni Milloshit. Këtë radhe duket u tregua më i zgjuar Rama. Vota të mbeturinave të komunizmit ka marrë shumë edhe Ilir Meta. Por duket thirrjet e tij për mobilizimin e tyre duke ju drejtuar heronjëve komunistë si Vojo Kushi dhe Margarita Tutulani ngjajnë vetëm si përpjekje për të larguar sorrat nga telat elektrikë ndaj nuk duket të jenë rezultative. Ja për këtë Rama solli në skenë këtë komuniste të shekullit të shkuar. Ai e di se po të gjykoheshin rezultatet ekonomike shoqja komuniste nuk vlente për asgjë, ajo vlen vetëm për votat e ish shoqatës së Enverit. Sepse dihet, për njerzit me dy pare mënd në kokë fantazmat e të shkuarës nuk vlejnë për asgjë. Natyrisht, më logjike do të ish tu drejtohej simboleve të së ardhmes, por këta janë të pakuptueshëm për turmat, me ta nuk mund të realizosh asnjë qëllim për marrje dhe ruajtje pushteti.
Pervec vlerave qe Shqiperia i njeh Luljetes, sot;ajo ka nje prejardhje dhe nje gen fisnik te te ralle.Babai i saj nje bure shume simpatik,i zgjuar,trim.Ish kamandat i njesive te medha partizane qe cliruannqytetet e shqiperise.E jema intelektuale e ralle,ne ate kohe te pakta.Vellezerit e saj te sjellshem dhe profesionista te afte.
Kush vjen nga kjo familje…vetem i mure mundet te jete.