Tetë vite në opozitë, duke kërkuar me ngulm për të ardhur në pushtet, duke deklaruar se është gati për të qeverisur vendin, dhe kur vjen puna për të dërguar një formular në KQZ, atë e bën me gabime trashanike.
Me sa duket Lulzim Basha e ka shumë të vështirë të respektojë rregullat, duke treguar në këtë mënyrë dhe fytyrën që mendon t’i japë qeverisë së ardhshme, nëse fiton zgjedhjet.
Listat e kandidatëve të PD por dhe të aleatëve të përfshirë në këto lista janë mbushur me gabime fillestari, harresa dhe parregullsi, duke detyruar KQZ t’ua ktheje mbrapsht për korrigjim e duke kërkuar t’i ribëjnë deri me 16 mars.
Listat janë me më shumë kandidatë se sa parashikon ligji, nuk kanë atësinë, emrin e nënës, gjininë, vitlindjen, gabime prej fillestari çka tregon se selia e PD nuk ka asnjë njeri që të bëjë ndonjë korrekturë në dokumentet zyrtare që përcillën. Aq më tepër kur bëhet fjaslë për zgjedhjet.
Dhe për më tepër që lista e kandidatëve të qarkut të Tiranës përmban 6 emra më shumë, një pjesë e të cilëve nuk kanë atësinë, vitlindjen, gjininë.
Përpos këture elementëve, ajo që është më kryesorja, kjo tregon qartë se kandidatët që janë përfshirë në listën e qarkut Tiranë nuk kanë dorëzuar asnjë formular, mbi bazën e të cilit të hidheshinb të dhënat, Madje as që janë pyetur dhe për më tepër një pjesë nuk i njeh njeri.
Me të drejtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i detyruar t’ua kthejë listat e kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim të regjistruara më 8 Mars për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë si dhe janë konstatuar një sërë problematikash. KQZ i ka lene nje afat korrigjimi deri me 16 mars.
Konkretisht vërejtjet e KQZ janë:
Në Tiranë, lista e PD ka tejkaluar numrin e kërkuar me 6 kandidatë, nuk është respektuar kuota gjinore dhe ka parregullsi të dokumentacionit.
Në Korçë ka tejkaluar numrin e kërkuar me 7 kandidatë nuk respektohet kuota gjinore dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Elbasan ka 6 kandiatë më tepër dhe parregullsi dokumentacioni.
Në Berat është tejkaluar numri i këkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Vlorë është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Kukës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Gjirokastër është tejkaluar numri i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Dibër është tejkaluar numrin i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Shkodër është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe konstatohet se ka parregullsi në dokumentacion.
Në Durrës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Fier është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Nje pale lista nuk ben dot ky. Si mund te pretendoje e te kerkoje qeverisjen? Ky lloshi eshte ne gjendje ta beje Tiranen Bejrut brenda nates, por per me rregullu as 100 vjet si mjaftojn
PRESPEKTIVA
NJe shprehje qe perdorej dikur por perdoret edhe sot dhe qe i shkon pershtat ketyre listave eshte” Qaje moj Merushe(Lulushe) ke te qaje me pare Ai qe eshte ne krye eshte komplet Gomar . Dhe me keta presim ne dhe Shqiperia???? pika qe nuk na bie po i votuam