Ilir Meta sulmon Reformën në Drejtësi: Ramaformë, duhet të marrim vetëm shembullin e Danimarkës

10 Mars 2021, 22:50Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për TV Apollon në Fier, është shprehur se, demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes së të gjitha institucioneve.

Sipas tij, për këtë arsye zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme për ti dhënë për një restart të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të garantimit të të drejtave kushtetuese që cenohen çdo ditë.

“Të mos lejojmë më që autoritarizmi të bëjë një hap përpara sepse një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Që të parandalojmë një gjë të tillë duhet të mbrojmë sistemin duke reaguar sa herë preket e drejta dhe liria e çdo qytetari”, u shpreh Meta.

Presidenti  deklaroi më tej se ka fituar në çdo betejë me mazhorancën dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.

“Nëse do kishim pasur Reformë dhe jo Ramaformë në Drejtësi, autorët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës nuk do të ishin sot kandidatë për deputetë në Vlorë, në Tiranë, në Durrës apo edhe në Dibër”, u shpreh ai.

Kreu i Shtetit tha më tej se nuk pret të kemi zgjedhje të standardeve daneze në një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend që të gjithë shqiptarët e dine se çfarë përfaqëson.

 

7 komente në “Ilir Meta sulmon Reformën në Drejtësi: Ramaformë, duhet të marrim vetëm shembullin e Danimarkës”

  1. Aljen says:

    Lidheni mo kete gomar..shokun e Taulantit qe ben gam gam nga Montreali.

  2. Jepi likes,se na fike says:

    Po pergatit terenin per mos te njohur zgjedhjet.Djallezi prej malok skrapari(me gjithe respektin per skraparllinjte me integritet dhe Jo si ky grabites tamaqar)

  3. Like i Rjedhuri dhe Kandidati per ne Burge says:

    Do Bejme nje “Reforem” sic do LIke Floriri………pra Ref Nr.1-Like-Monika…
    pastaj:Do bejme Ref.nr2-Berisha+Basha+Mediu……
    pastaj Reforma e Rames..duhet te zevendesohet,me ate te Danimarkes,sipas Metes-Like,po pse jo Suedise??
    dhe nje “Reforme” per 40-te Partite qe nuk jane ne Parlament biles nuk kane as Adresse…..
    kuptohet qe do te kemi “Shtesa”..nenshtesa,zevendesim Paragrafesh..Radhe…dhe nje >Mute qe ta Haje Like Meta me Moniken and&Co..

  4. Luani says:

    O preso.nuk ka doktor qe te shpeton nga drejtesia.pamvarsisht se ti je trim e i kap per veshesh

  5. Fierakja says:

    Po nuk gjete ndonje televizion kabllor me te keputur se sa TvApolloni… Hajde hajde mendon ky se fieraket e besojne… mutacionin e presidentit-shkeles te kushtetutes..

  6. Fierakja says:

    Vazhdo fol neoer zgeqet e televizioneve kabllore se do te besojne fieraket ty.. Ti je nje mutacion e presidentit qe pershkruan kushtetuta…IK ore mos na dil me ne ekrane se dukesh si koke e pjekur…

  7. Urani says:

    Pyetja eshte shum e thjeshte , ky eshte gomar ?? Apo ben gomarin ?? Ku e pa ky fitoren me mazhorancen?? Dhe ku e konfirmoi po ato fitore Komisioni i Venecias ??
    Ke beteje fitoi ky njeri i paskrupull , ketij , qepo te kete cipe do dorheiqej me kohe , dhe per zgjedhjet neper komuna , para1.5 vitesh Venecia dhe gjithe organizmat qe mbeshtetin reth e qark demokracine i quajten te ndrshme , te vlefshme, dhe e nxoren kete pizeveng ofside,ku epa fitoren ky ??? Disa projekt ligje te qeverise qe shkuan per tu firmoshur te ky sharlatan dhe se po ky i vononte enkas,dhe nga nje here nuk i firmoste duke bere shume dem te madh qeverise dhe popullit qe perfaqeson kjo qeveri dhe Shqiperise ky e quan fitore ?????
    As Nishani nuk bente si ky ,po ky eshte idjot komplet , imagjinoni sa i peshtire eshte , shkel Kushtetuten cdo dite dhe e ka bere prone te tije ate dhe presidencen dhe ka sy e faqe dhe jep intervista ……
    Ky i ka kundra te gjithe , dhe nuk e mbeshtet askush , as komisjoni i Venecias ,asUSA,as BE , vi prap te pyefja e mesiper ,eshte gomar?? Apo ben gomarin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje