Nga Ilir Yzeiri
Hartimi dhe publikimi i listave për kandidatët që do të zgjidhen deputetë më 25 prill janë kthyer në një sport kombëtar. Politika dhe ngjarjet që prodhojnë selitë e partive vijojnë ende që të zënë kryet e vendit në informimin publik duke treguar kështu se ne jemi ende një vend që fatin tonë kolektiv e kemi të ndërlidhur me ata që na sundojnë dhe ne, vetë, nuk jemi në gjendje të ndërtojmë jetën tonë duke e përdorur politikën dhe qeverisjen vetëm si një mundësi që do të na ngushtonte ose do të na zgjeronte frymëzimin tonë për të ndërtuar jetën në një shoqëri që ne e quajmë të lirë, por që ne, vetë, e kemi prangosur me zinxhirët e ndërlidhjes sonë me humorin e selive të partive politike.
Kjo që po ndodh me festivalin e analizave, komenteve, interpretimeve keqintepretimeve, hamendjeve dhe biografive për ata që popullojnë listat është jo vetëm një situatë absurde, anormale, por tregon edhe njëherë se modeli i shoqërisë shqiptare nuk është ai demokratik, por modeli i një shoqërie të ndarë, konfliktuale dhe arenë përplasjesh.
Listat me emrat e kandidatëve të forcave politike dhe folklori i analizave që i shoqëron ato u ngjan atyre imazheve virtuale që ne kemi mësuar nga historia e Luftës Nacionalçlirimtare kur nënat dhe baballarët tanë përcillnin djemtë dhe vajzat në luftë. Listat me emra kandidatësh që po përgatiten nuk janë një bashkësi njerëzish të zgjedhur që do të përfaqëojnë nesër vullnetin dhe interesat e zgjedhësve, por një bataljon me ushtarë që do të ngjiten malit dhe nesër do të përleshen me njëri-tjetrin për interesat e tyre ideologjike apo edhe klanore.
Ndërkaq, ka një diferencë të dukshme mes strategjisë që ka zgjedhur Edi Rama për të nisur këtë fushatë elektorale dhe asaj që bëri Lulëzim Basha apo Monika Kryemadhi. Edi Rama është provuar në gjithë këta vjet se është, padyshim, drejtuesi më me fantazi dhe me më shumë talent në udhëheqjen e partisë së tij në kohë elektorale. Suksesi i tij mbështetet te spaktakli i shëndetshëm dhe te befasia.
Partia Socialiste i është dorëzuar tërësisht vullnetit dhe talentit të tij dhe ai me perfomancën e vet në këta vjet ka treguar se është i suksesshëm, ndoshta më i suksesshmi ndër të gjithë ata që kanë drejtuar PS-në. Modeli që ai ka zgjedhur është promovimi i të rinjve dhe nganjëherë modeli i përfaqësimit të kandidatëve me profil të ulët, e harmonizuar kjo edhe me respektimin e ndjesive krahinore në zona të veçanta. Përfshirja e Rrahma Rrajës në lista mund të ketë një kosto për të, por ai e ka llogaritur edhe këtë çmim, mjaft që të maksimalizohen votat.
Ndërkaq, në Shkodër ka vendosur një pedagoge universiteti gati krejtësisht të panjohur. Në zgjedhjet e 2017-s ishte një tjetër zonjë nga Shkodra, Senida Mesi që u bë edhe zv/kryeministre. Sot askush nuk e di se ku ndodhet ajo. Po ashtu, renditja në zona të nxehta e socialistëve të sprovuar dhe veteranë është një taktikë elektorale që mund të interpretohet në disa mënyra. Mirëpo edhe kjo bën pjesë te befasitë që përdor Rama në kohën elektorale. Ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara, Rama nuk ka nevojë për zëdhënës apo për PR(Relation Publik).
Këtë profil, falë aftësive të tij dhe talentit publicistik, ai e luan vetë dhe, për hir të së vërtetës, në këtë pikë, deri tani, është i pakonkurueshëm. Ndaj listat e PS-së nuk kanë asnjë risi në mënyrën se si janë ndërtuar. Ato janë frymëzim dhe ide e Edi Ramës, i cili, në parim, ka ndërtimin e një ekipi me profile të ulëta dhe me spektakël. Gjesti që bëri me dy zonjat e nderuara, Bozo dhe Çomo ishte kulmi i kësaj gjetjeje me spektakël për të shpërblyer me postin e lartë të deputetit figura që në një moment të caktuar ishin bërë personazhe tërheqëse për publikun.
Në anë tjetër, gjendja është me të vërtetë e pashpresë. Lulëzim Basha e shpalli listën e tij me vonesë, e dorëzoi atë në KQZ me vonesë. Në atë listë kishte gafa nga ato që vetëm Lulëzim Basha mund t’i bëjë. Pa gjini, pa ditëlindje ngandonjëherë, emra që as nuk ishin kontaktuar dhe emra që ishin fshirë, si ai i Luçiano Boçit dhe që pastaj u shtuan.
Mashtrime të hapura si ai me gjeneralin në pension Pirro Prifti, mospërfshirja në lista e atyre që u bënë heronj të frymëzimit opozitar në betejën për ruajtjen e Tetrit Kombëtar nga mosprishja, siç ishte rasti i vëllezërve Budina dhe në fund fare lista e vjetër me emra të stërkonsumuar si Sali Berisha e Tritan Shehu, shkatërrimi i prurjeve të komisionit « Nishani » dhe pakënaqësitë që ka mbjellë kudo, kulmin e të cilave e shënoi dorëheqja e n/kryetarit të Forumit Rinor të PD-së.
Në vendet e sigurta u ricikluan ato figura që riprodhonin artikulimet e Lulëzim Bashës dhe të qytetarit dixhital të Berishës dhe kryetarët e disa partive fosile që nuk kanë as elektorat dhe as mbështetje në publik. Opozita shqiptare në vend që të zgjeronte hapësirën e saj me prurje nga opozitarizmi i gjerë publik, u ngushtua në rrethin e atyre skifterëve që natën dhe ditën artikulonin të gjitha akuzat monstruoze ndaj Edi Ramës, ato profile që duke u sjellë ashtu me Edi Ramën e bënë atë më popullor dhe më të besueshëm edhe për ata që nuk kishin ndërmend të merreshin me Ramën.
Zhgënjimi i thellë që shkaktoi nisja e fushatës elektorale nga PD-ja dhe opozita në përgjithësi me hartimin e listave ka bindur pjesën më të madhe të opinionit se opozita shqiptare aktuale jo vetëm që nuk është një alternativë e fortë ndaj PS-së dhe qeverisë së saj, por, me këtë sjellje, ajo do ta mbajë në pushtet këtë qeveri edhe për disa mandate të tjera.
Nga ana tjetër, Edi Rama, i sigurtë për punët që ka realizuar dhe për projektet që ai ka dhe që do t’i realizojë në mandatin tjetër, ka zgjedhur tonin sarkastik dhe ironik ndaj opozitës. Nëse e vini re nuk ka asnjë debat për çështje thelbësore, për ato që prekin jetën tonë. Pse ? Sepse opozita e ka mbështetur luftën e saj dhe betejën vetëm në profilin e Edi Ramës. Për fat të keq, sapo Lulëzim Basha nis të artikulojë ndonjë problem ekonomik apo shoqëror ai ngatërrohet dhe të bën për të qeshur.
Të tjerët që imitojnë atë dinë të recitojnë vetëm një tekst : atë të Ramës mafioz, kriminel, drogaxhi, e qindra e qindra etiketime të tjera. Mirëpo, këtu ata harrojnë se në portretizimin e kundërshtarit, Rama zotëron artin e ironisë dhe të sarkazmës. Dhe nuk bën tjetër por i provokon ata duke i vizatuar si personazhe të poemave humoristike. Këtu ai është në fushën e tij : në atë të spektaklit. Opozita nuk diti, nuk mundi dhe nuk desh që këtë radhë ta ulte qeverinë me këmbë në tokë dhe ta vinte me shpatulla për muri me profesionistë, me teknicienë dhe njerëz dinjitozë.
Ajo zgjodhi ligjërimin policor dhe i mbushi studiot televizive me skifterë që, në të shumtën e rasteve, duke sharë Ramën të bënin për të qeshur. Rama, duke i parë ata është komod, sepse në fushatën që ka nisur, kundërshtarët e tij e ftojnë në duel vetëm për ta paraqitur si monstër. Ai i paraqet ata si personazhe qesharakë. Dhe spektakli vazhdon.
Yzeiri llustron kepucet e Rames; Kaq mire te duket Shqiperia e tij?
Rama do te fitoje sepse ka ne opozite nje shpure edhe me negative sa ai. Te gjithe keta qe drejtojne sot politiken shqiptare kane mbytur demokracine, dhe luftojne “brrylash” me njeri tjetrin kush tia hipe “femres” qe e kane lidhur dhe zhveshur. Eshte e turpshme per nje gazetar te jete dakort me qeverisjen, por eshte akoma me e turpshme konformizmi i “gazetareve te varfer” qe vijne rrotull neper gazeta jo per te thene ndonje gje te hajrit por per te gjetur ndonje cope buke edhe ata. Shkoni ne asistence. Shkruani libra. Behuni mesues por mos u beni sherbetore te qeverisjes. Une pres nga nje gazetar te shkoje e te shikoje me larg se sa te thure lavde banale “udheheqesit tone te dashur” Edi Rama.
Me iguri ti or “asd”duhesh te jesh ndonje nga ata qe te eshte prishur ndonje kioske buze lanes e ke shprese se mos kthehen persori duke perfituar nga injorantet qe kthyen Tiranen fshat ku shurronin poshte lanes!
Sojit tuaj si bene pune as Metalurgjiku ndaj dhe keni te drejte te kakarisni sepse sot jeni veshur me kostume e kolllare duke harruar qe bishtin e keni akoma sepse evolucioni nuk iua ka hequr e prisni qe tua heqi berisha prijsi juej lexhendar!Edi Rames u vini anash ju or mjeran sepse i ngriti prestigjin e qytetarise ketij vendi ku para 7 vitesh kalonte gamori ne bulevard(fjala eshte per monstra si ty dhe besoj se e kupton)ku sot kerkon qe gazetaria e mirfillte te shkoka ne shtepi e te beje libra sepse sot eshte koha e Qim Pekeve,Rakipllareve,Gjin Makeve e plot idoter medioker qe ty te japin frymezim!Ti me siguri do te jesh nga ata qe ke ndertuar ndonje kulle tre kateshe e ke friken se mos qytatria e Rames vjen nje dite e ta prish si i paligjeshem qe je!
Ke shume te drejte.z.Ilir.po hallin me te mall Rama e ka me Mark Frrokun dhe Gjet Markun.njeri si salcice e fresket(i kuq prej hallit) dhe tjetri si salcice i djegur(i zi dhe ky prej halit) dhe me bukura eshte se ketu ironia eshte e pa fund.kur disa analista.tallin koqet dhe per ti bere qejfin.i paraqesin si prurje te reja.prurje qe do ti rrezikojne pushtetin Rames
asd, na rr,,, b…
I dashur Asistent-Sozial-Demokrat, (ASD)
konsolidimi i Shtetit Ligjor eshte A dhe ZH e Demokracise se pa perfunduar shqipetare……Reforma ne Drejtesi……Ky eshte Argumenti Alfa…..
E filloj , po e vazhdon dhe do ta perfundoje P.Socialiste e Shqiperise me ndihmen dhe perkrahjen 100% te SHBA-se dhe Gjermanise.
Ky eshte “shikimi me larg” i asaj qe ti pret nga Autori i Shkrimit…………..te tjerat do ti “barazoj me zero”, per te bere Qejfin ty – edhe pse jane shume per tu permendur, por Optika e Urrejtjes nuk te lejon as ta shikosh e as ta konfirmosh….puna jote…….ndoshta edhe Detyra……
Kundershtaret Politike te Rames po nuk e moren perfundimisht kete rradhe Goditjen e fundit, kurre me nuk do te reformohen dhe kjo eshte Fatkeqesia me e madhe per Opoziten Shqipetare ne pergjithesi….qe eshte nje Institucion i pa negociushem,….. por me e rendesishmja Shqiperia do te Rrumpallohet perfundimisht si Shtet……te pakten 30-Vitet e ardhshme……..po nuk dite ta lexosh kete , me vjen shume keq, por je shume i ceket ne Pamjen e Realitetit shqipetar……….Shqiperise i duhen Menaxhere………dhe per Fat te keq deri tani, Veten e ka treguar vetem Edi Rama………ndoshta te tjeret nuk i njohim dhe ndoshta nuk kane deshire, apo jane te mencur, ti hyne kesaj Pune me nje ngarkese teper sfiduese………►te drejtosh shqipetaret eshte me shume se e veshtire◄….per shume Arsye….vetem nje Fakti i thjeshte…..ndertohen Shtepite e te prekurve nga Termeti nga Shteti Shqipetar (edhe me Ndihmat e Botes, por te organizuara 100% vetem nga Konfidencat dhe menyra e te argumentuarit te Edi Rames- personalisht, ne Administratat me te Larta Europjane e me larg) …..dhe Njerezit ankohen se jane duke pritur shume…….kur edhe Qiraja e Shtepise ju paguhet e kur ne mes ishte Pandemia dhe kur e marrin nje Dhurate qe askush ne Bote nuk e ka kete Privilegj……kupton ti se cfare behet ???????…dikush do thote se Shqipetaret jane te varfer dhe nuk kane mundesi te ndertojne….shume Dakord dhe shume mire qe Shteti jua nderton…..por MOSMIRNJOHJA……..MOSMIRNJOHJA e OPOZITES qe eshte gati te shkoje deri tek disa teveqele e te nis te tregoje se Shteti e Rama i kane harruar………….i kane lene ne Cadra , megjithese jane ftuar te shkojne ne Shtepi me Qera etj, etj……….Cudira qe vetem ne Shqiperi ndodhin……….Vaksinat….prap Manaxheri Rama…….prap Mosmirnjohje….sepse akoma nuk jane ne gjendje vete te informohen e Informacionin e marrin nga B.Fejfziu qe mbledh gjith Plehun gazetaresk qe ka ai Vend duke filluar nga Shkullaku, Bejtja, Tan Hoxha (“Kandidat per President” nga Sal Ram Berisha), Mark Marku, Gjekmarkaj e shume e shume fatkeq te tjere qe mendojne se Bota fillon tek Sheshi Skenderbej e mbaron ne Plazh te Durresit………Mosmirnjohje per Faktin se vete jane Deshtake te specializuar…..se nuk e kane Idene e Punes………..Gjermanet thone-►ZILIA eshte Forma me e sinqerte e Aprovimit◄……..
Prandaj I dashur Asistent-Social-Demokrat rrotulloje shikimin 360 Grade dhe kalo tek Faza e renditjes se Fakteve Pozitive, por sigurisht edhe Defekteve qe ka ajo Qeveri….. mos jini vetem Mosmirnjohes dhe fanatike te Punes se nje Bashkqytetari te atij Vendi………Shqiperia ka shume Pune e Halle……por Kundershtaret e tij Politike, te pakten per kete Kohe qe flasim, jane ne Diznivel te neveritshem……kaq per Sot, se mu mbarua edhe Boja per te shkruajtur—-TUNG—- Fat e Shnet te uroj.
Rama performon se punon, se ka vizion te jashtezakonshem per zhvillimin e vendit, se ka ngritur lart Shqiperine ne arenen nderkombetare.Te tjerat, Ilir, jo publicist i zoti, jo artist spektakli etj. nuk do te kishin asnje vlere.Nuk e kuptoj pse nuk i bini drejt, pse keni frike te verteten se mos ju akuzojne se i sherbeni Rames.Gazetaria i sherben te vertetes, miku im.Pa nje pune te mire, pa nje besim te njerezve te ai, harroje se Rama do mblidhte rreth vetes shqiptaret.
Paske rene dhe ti Yzeiri,viktime e sindromit te robave te mbretit te Andersenit:
Ke quan me emrin opozite mor Yzeiri?
Qytetari i thjeshte i ketij vendi per keto tre dekada,nen siglen e pd-es,ka pare dhe ndjere te perfaqesuar prej saj nje bande e krimit shume dimensional,udhehequr nga mentaliteti primitiv mesjetar shpellar i egersise,injorances dhe i pabesis ekstreme.
Kjo bande,funksionon si nje sekt fanatik xhihadistesh,ku kryetari i perjtshem de jure dhe de facto i pa ndryshueshem,ka autoritetin e padiskutushem te nje kalifi,ku dhe ata,te cilet perjashtohen apo qe ikin turi varur nga banda,nuk guxojne te pipetijne nje fjale kunder kalifit.
Prandaj ajo qe vazhdon ti duket Yzeirit si parti dhe jo vetem Yzeirit,per qytetarin e thjeshte nuk eshte vec nje bande,organizuar ne formen e nje sekti fondamental mesjetar,qe ka shkretuar trupin dhe shpirtin,aty dhe etnine europiane te kombit tone,ku ne kete te fundit i behet krah dhe synetlliu yne ne moshe te lashte Rama.
Nga gjithe ky muatacion malinj ne keto tre dekada,ky vend vazhdon procesin e konvertimit ne nje vilajet periferie anadolli,bile me ndyre se pushtimi i dikurshem,tani i bere nga ´´te vetet´´.
ASD – ushtari i Asad Sali krimineli i Vicidollit.