Xhaçka, bisedë virtuale me Yuri Kim, dhe disa ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri: Mirënjohje për mbështetjen

10 Mars 2021, 22:03Politika TEMA

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe disa ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka thekson se ka ndarë me diplomatët shumë nga historia jonë e përbashkët.

“Një kënaqësi e veçantë takimi im virtual me Ambasadoren Yuri Kim dhe ish-ambasadorët amerikan në Shqipëri, Marisa Lino, Marcie Ries, Alexader Arvizu dhe Donald Lu. 

Ndamë shumë nga historia jonë e përbashkët! Gjithashtu, u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë gjatë tranzicionit të vështirë, si dhe për faktin që janë miq të Shqipërisë!”, shkruan Xhaçka.

1 komente në “Xhaçka, bisedë virtuale me Yuri Kim, dhe disa ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri: Mirënjohje për mbështetjen”

  1. zgalem says:

    Po kete Arvizune , ku e psonise. Ai nuk i sherben TD te Amerikes . Eshte thjeshte nje pensionist amerikan . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje