Grida Duma: Pas emrave të panjohur në listat e PS fshihen mëkatet e të korruptuarve

10 Mars 2021, 21:40Politika TEMA

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure listën e PS-së, teksa është shprehur se pas emrave të panjohur të socialistëve, fshihen mëkatet e figurave të korruptuara.

Duma ka thënë se kjo nuk është strategji, por është e vetmja lëvizje që PS ka mundur të bëjë.

Partia Socialiste ka operuar ndryshe, emrat tradicionalë i ka vënë në vendin e 8-të ose të 9-të, jo në vendin e parë të qarqeve. Mendoni se është një taktikë fituese nga ana e PS kjo sepse detyrimisht ata do të shtyjnë vendet e para?

Grida Duma: Është një taktikë që tenton të fshehë pas disa emrave të panjohur, sepse aq sa kam parë nga lista e PS janë disa emra të panjohur në krye të disa qarqeve. Pra, pas emrave të cilët nuk kanë mëkate, por nuk kanë as rezultate, fshihen mëkatet e vendeve poshtë. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk mund të fshihet në asnjë nivel dëmi, mëkati, korrupsioni, hajdutëria dhe llumi i qeverisjes Rama nëpërmjet disa emrave të panjohur. Kjo nuk është strategji, por është e vetmja lëvizje që ata kanë mundur të bëjnë si pasojë e dëshpërimit ku janë.

3 komente në “Grida Duma: Pas emrave të panjohur në listat e PS fshihen mëkatet e të korruptuarve”

  1. Kelyshet e majtë të Sali Komunistit says:

    Ndersa Gridën nuk e fsheh dot. Edhe ne vendin e 18 ta vesh, ndriçon qe nga thellesia si fanar imoraliteti dhe korrupsioni.
    Eshte shembulli më i mirë se nuk duhet te jetë dhe te sillet nje femër.

  2. Vl says:

    Znj. Grida!
    Po kolegu Berisha mund te konsiderohen me mekate? Eshte i pesti ne listen Tirans. Gjysem gjysem i fshehur.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Si ma ke pellushin moj Sulltaneshe.. Me te kursyerat e punes e bleve ?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje