“Nasip Naço nuk është llum”! Rama: Ylli Shehu ka lindur kur Dash Shehi pinte një oqean rakie

11 Mars 2021, 23:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli për ish-ministrin e LSI, Nasip Naço, që garon në këto zgjedhje në siglën e Partisë Socialiste.

Rama tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Naço nuk është as Ilir Meta, as Monika Kryemadhi dhe as llumi i LSI.

Ndërsa për kalimin e Ylli Shehit te PS, Rama bëri një krahasim mes tij dhe Dashamir Shehit të koalicionit opozitar, duke thënë se ky i fundit e ka mendjen të dehur.

“Nasip Naço nuk është Ilir Meta, as Monika Kryemadhi, as llumi i LSI. Me Naçon kam punuar, dhe në të gjithë marrëdhëniet e mia me të nuk ka pasur asnjë cedim nga korrektesa, është një njeri serioz.

E kam thënë që PS nuk mund të rrijë e mbyllur brenda mureve të veta. Ua kam thënë të gjithëve brenda PS që të hapin dyert për të gjithë ata që duan të vijnë me ne.

Ylli Shehi është një person që përfaqëson një komunitet të tërë kuksian, dhe që ka pasur votat e tij.

Ndryshimi mes tij dhe Dash Shehit është se mes tyre ka një oqean me raki, që është krijuar nga një distancën në kohë e moshës, se kur Dash Shehi ka pirë një oqean raki, Ylli Shehi ka lindur.

Ju ta gëzoni Dashin. Nuk është çështja te rakia, se nuk jam kundër alkoolit, por problemi është se Dash Shehi e ka mendjen të dehur, nuk është esëll në atë që përfaqëson në sensin e alternativës”, deklaroi Rama.

4 komente në ““Nasip Naço nuk është llum”! Rama: Ylli Shehu ka lindur kur Dash Shehi pinte një oqean rakie”

  1. Lulushi says:

    O Edo ky nasipi gledioni ne berat kan ber luften me te ashper me socialistet dhe kam frik se i ke besuar shume po shum fare para socialisteve qe nen udheheqjen e tyre dmth nasi dhe gledi kan ngren bare per te mbijetuar

  2. Suksese te metejshme says:

    Hahahahahaha… sa do desha qe kjo koha parazgjedhore te mos mbaronte kurre. Shteti ben investime gjithandej. Populli fiton. Rama tall bythen sa ngopet me Dashat dhe Gridat dhe populli kenaqet se qeshuri. Ja, kaq e thjeshte eshte te kesh nje dite te mbare.

  3. Laku says:

    KESHTU THOSHTE DHE PER METEN KY PALLOSHI.NASIPI NUK ESHTE LLUM ESHTE BAJGE SIGURIMI SI SPARTAK BRAHO.

  4. k says:

    Perse PS merr gjithë hajdutët e korruptuar të LSI-së ???
    Mos i bëjnë shamtaxh sepse ja njohin horrlliqet mjëri-tjetrit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje