Spartak Ngjela
Po ka shumë abuzime në lidhje me faktin nëse ligji i dekriminalizimit vepron dhe kundër personave të akuzuar për krime të kryera, veç Shqipërisë, edhe në Shtetet e Bashkuara apo në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Pika 2 e nenit 2 të ligjit “Për dekriminalizimin”, nuk i kejon të kandidojnë për deputet, dhe ja si shprehet:
Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak…
Ata që janë dënuar me një vendim jo përfundimtar nga një autoritet gjyqësor të një vendi të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal, ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së veprave penale të parashikuara në pikën 1 “a” të këtij neni…
Ata që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar i BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë për një nga krimet e parashikuar në këtë nen, ose që janë dëbuar për cënim shumë të rëndë dhe setioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.
Ja, ky është neni ndalues i ligjit.
Në fakt, kjo është gjëma e të inkriminuarve. Po dëgjoj se thonë nëpër studio që nuk ka ligj për këta…
Të jenë të gjithë të qetë. Ky është neni.
Mendoj se ky nen duhet të zbatohet rigorozisht.
Dhe do të zbatohet…
Të presim dhe të shikojmë… shpëtimin e shqiptarëve nga krimi që po sundon me dekada mbi jetën e tyre.
Mjafton qe ne keto vende te mos jene te damkosur ndersa ne vatan te kene vjedhur,dhunuar,grabitur,falsifikuar, perdhunuar,vrare etj ,etj…..jane te mirepritur si koka te politikes!?
Idiot i lindur……
OK Taku
BERISHES flight qe e ka te ndaluar Vizen per USA
Si ka mundesi te behet deputet
Vasili po ashtu
Haha, Taku e futi edhe Australine,e paska perTom Doshin.Pse se fusni edhe Japonine,Kinen,Philipinet?
O Taku ,po pse o Taku mosfutja ne USA eshte kriter vendimtar per dike qe te ushtroje politike ne Shqiperi ???? Po fjelen indipendence dhe liri si paske mesuar ne shkolle o Taku , po u derdh gajakne shekuj per keto fjale , apo vari lesht thuaj …..
Na u bene Shtete Bashkuara si buri i nenes …..ne asnje vend te Botes ambasadori amerikan nuk ka nje ndikim kaq te madh ne jeten politike , imagjinoni sa poshte kemi rene ……
Per zotin , nuk jam kundra Shteteve te Bashkuara , po pak liri dhe jo kaq shume kontroll nuk do qe keq ……ne fund te fundit nuk ishin USA ajo qe na cliroje ne luften e 2 boterore ,as BRSS , vet ne ….megjithate cte thuash …..na e heq kurizi dajak drunin …….