Sondazhi: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të dielë, 41.3% do të votonin PS, 30.8% PD dhe 7.6% LSI

11 Mars 2021, 21:50Politika TEMA

Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë:

PS – 41.3% e votave

PD – 30.8% e votave

LSI – 7.6% e votave

PDIU – 1.3% e votave

Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI vërehet se ka një rënie të mbështetjes me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur pak luhatje.

Votuesit e papërcaktuar, pra ata që janë përgjigjur se nuk do të votojnë, nuk e dinë apo që kanë refuzuar të përgjigjen janë në masën 17.9%, një tendencë në rritje krahasuar me gjetjet e dy sondazheve të para ku të papërcaktuarit ishin 16.1% dhe 17%.

Nëse edhe votuesit e papërcaktuar do të duhej patjetër të votonin për një parti projeksioni llogarit këtë përqindje votash:

PS – 48.4%

PD – 38.3%

LSI – 9.4%

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.

 

Prirja e votes by Euronews Balkans

2 komente në “Sondazhi: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të dielë, 41.3% do të votonin PS, 30.8% PD dhe 7.6% LSI”

  1. Mandi says:

    DERI TANI TE GJITHA SONDAZHET NXJERRIN FITUESE ME MBI 74 MANDATE PS.

  2. Konjak says:

    E keni gabim more zoterinj . Partia socjaliste fiton 99.99% , e ka ne tradite qe nga partia komuniste , me popullin , Grusht bashkuea rreth partise e shokut Rama . Civilizohuni nje here ne jeten tuaj , e mesohuni te jetoni me djersen tuaj , e jo me lemoshat qe ju japin . Doni edhe perparim e civilizim , pa le .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje