“PD mosmirënjohëse”, ish-të përndjekurit të zhgënjyer nga Basha

11 Mars 2021, 14:19Politika TEMA

Listat e kryedemokratit Lulzim Basha kanë zhgënjyer të ish- të përndjekurit politik pasi sipas tyre, nuk janë përfaqëuar në masë siç kryedemokrati u kishte premtuar.

Nebil Çika, nga Shoqata e të Përndjekurve, tha se Basha ka futur në lista njerëz që nuk kanë pasur dakordësinë e kësaj shoqate.

Çika tha se emra që janë vendosur nga të përndjekurit janë caktuar në pozicione aspak të sigurta.

Nuk ka të përndjekur, nuk ka aq sa ne i japim elekroralisht PD, por edhe një pjesë e mirë e jona janë në vendet të pasigurta të listës. Nuk funksionoi një gjë që ne e kërkuam me ngulm. Të përndjekurit politik janë rreth 40 persona që i bie m pak se 20% e përfaqësisë, por duke llogaritur që një pjesë janë poshtë listës, dhe ky përfaqësim do jetë më pak. Por problemi është që deputetët në lista të merrte pëlqimin e 2 palëve të partisë dhe tonën, ne vërejmë që kërkesë e jona nuk është plotësuar. Ne kishim një listë të propozuar nga ne nga një përfaqësues në të gjitha qarqe, ku janë marrë parasysh 2 apo 3 emra që janë përfshirë në listën përfundimtare”-tha Çika për Report Tv.

Ai u shpreh se Basha u kishte premtuar shumë gjëra në takimet që zhvilloi me të ish- përndjekurit dhe pronarët, por asnjë premtim nuk është mbajtur.

“Nga data 24 bëmë një takim ku na premtoi shumë gjëra, dhe më pas bënë edhe një takim me pronarët dhe ku ne pamë programin, që kur firmosi programin me LSI, të përndjekurit nuk ishin të përfaqësuar në 13 pikat kryesor. Kjo nxori një problem të madh. Asnjë nga përfaqësuesit tanë nuk reaguan nga kjo mungesë vëmendje në programin e qeverisë së përbashkët, i vetmi që reagoi isha unë, kjo ka nxjerrë problemin. Nëse PD është mosmirënjohëse, PD është si një shtëpi me dy barqe. Ne prap jemi si djemtë e njerkës, vota e të përndjekurve politik që të mos jetë”- tha ai.

1 komente në ““PD mosmirënjohëse”, ish-të përndjekurit të zhgënjyer nga Basha”

  1. k says:

    Partia e sali-komunistit do mbeshtesi ata që i persekutoi vetë ?Sikur të kthehet diktatura saliu do kthehet sekretar partie.
    Të pakten rama nuk ka persekutuar asnjeri personalisht dhe ishte antisistem qysh në rini (jam dëshmitar).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje