Refuzoi të kandidonte për deputet, Rama përjashton Dritan Lelin nga fushata zgjedhore

11 Mars 2021, 11:21Politika TEMA

Pasditen e djeshme i deleguari politik Damian Gjiknuri ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark me zonat ku do të punojnë.

Gjiknuri mësohet se ka lexuar një letër mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili ka surprizuar të pranishmit në sallë, ku shkruhej se ish-kryebashkiaku  Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e fushtës së PS-së në Vlorë.

Mësohet se në letrën e dërguar nga kreu i qeverisë, është thënë se Dritan Leli është i lirë nëse do të ndjekë privatisht fushatën, apo ndonjë kandidat për deputet që ai mbështet.

Letra është lexuar nga i deleguari politik Damian Gjiknuri përpara asamblesë në Teatrin ‘Petro Marko’, mbledhje e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Qendrimi i kryeministrit vjen pasi kryebashkiaku refuzoi propozimin e Edi Ramës për të dhënë dorëheqjen su kryebashkiak dhe të kandidonte për deputet në Vlorë.

Pak ditë më parë, duke folur mbi refuzimin e Dritan Lelit për të qenë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë, Edi Rama tha:

Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij“.

47 komente në “Refuzoi të kandidonte për deputet, Rama përjashton Dritan Lelin nga fushata zgjedhore”

  1. ca ca says:

    mbase i ka premtuar partise se DULES

    1. ben says:

      Nga gjithe kr bashkiaket rilindas, i vetmi me shkolle reale dhe i vetmi i qyteteruar ,rama ka kohe qe do ta shkarkoje qe kr bashkie te vendosi ate tipin qe beri tenderin e unazes dhe nuk i hyri qemb ne kembe.
      E dyta
      Nese rezultati i vlores del keq e ka kollaj kujt tia shkarkoje fajin.
      Ka dhe ca te tjera qe lidhen me ca leje ndertimi po kur ti vije koha.

      1. Moza says:

        Leli eshte viktime e intrigave te Damjanit per leje ndertimi dhe tendera. Mos u beni budallenj e te mendoni se eshte ceshtja pse nuk pranoi kandidimin.

    2. Damian says:

      Vazhdoni me komentet. Ideja eshte qe Leli nuk i pergjigjet dot rritmit te Rames ne Vlore. Po bejini pak ndryshe mos te kuptohem qe jan njesoj. Damian

      1. Nina says:

        nje veprim qe duhet te ishte bere me kohe pasi Leli vetem per kryetar bashkie nuk ishte , per model po.
        Ai nuk i kupton dot idete e Rames jo me ti ndjeke.

        1. Ardian says:

          Problemi ne Vlor nuk eshte Leli por Damjan Gjiknuri. Gjithe ket rremuje ai e beri sepse do te marre bashkine ta kete per opozite. Kaq

  2. Ardit says:

    jane lojra te Rames keto , per te qene i lare me Vloren , sepse dihet qe Leli eshte i paafte per te kap ritmin e Rames per zhvillimin e vlores , e gjitha e programuar , sepse te donte vertet Rama te bente kete levizje , jo Leli qe si thoshte dot jo , por askush ( e provoj Gjika me pare dhe ku oerfundoj ) , Leli nuk eshte per asgje dhe kete e din te gjithe , kjo u be qe te kuptohet qe nuk eshte me kandidat per zgjedhjet e rradhes per bashki , Rama eshte dore e forte dhe e zgjuar , ndaj u ka ik mendja ketyre te opozites , se e shohin pushtetin me dylbi tani , ?

    1. Beniamini says:

      Gjykoj se vendimi i Rames eshte i drejte. Jam plotesisht dakort me komentin e z. Ardit. Lela eshte njeri i paafte dhe nuk i pergjigjet dot kerkesave te Rames per Vloren.

      1. ................ says:

        po mendoj cili prej ju te dyve eshte budall. Arditi apo beniamini

  3. Popull says:

    Punët e këtij Lelit në Vlorë janë të mbaruara fare dhe asnje nuk e do njeriun përtac dhe di vetm të rri rehat e të shëtis pa përveshir mëngët dhe pa patur vëmëndjen në hallet e përditshme të qytetarëve.

    1. Emiljano says:

      Po nuk ju binde naltmadhnise je i denuar per agjitacion dhe propagande.te rroje partia vdekje fashizmit

      1. Lul Mjekerpidhi says:

        Ti Emiliano dhet te jeshe nje komentues i peshtire i gazetes Karandashi me emrin Namuti Kristaq Llumi.

        1. Emiljano says:

          O Lul kari me then te drejten se kam idene se per cfare e ke fjalen,po nga niveli i komentit duket qe je nji vemje.sa per parti sma ndjen palla per askend

  4. Roberto says:

    Mire ja ka bere. Ka rregulla ne parti dhe nuk veprohet ashtu sic mendon ti por duhet te jesh pjese produktive e ekipit. Delen qe ndahet nga tufa e ha ujku pastaj?.

  5. Skela says:

    Pse ky veprim diktatorial z.Rama? Z. Leli është kryetar bashkie. Ju i bëtë një propozim të cilin ai nuk e pranoj, gjëja me normale në botë. Tani pse duhet te përjashtohet? Njësoj si Saliu apo Enveri me perjashtime. Po të kishe mundësi do aplikoje edhe internimet.
    Gjithësesi, besoj se kjo do jetë pranvera jote e fundit në qeveri. Nuk do kesh më mundësi të jetësosh transformimin e komplekseve, frikërave, dyshimeve, maktheve, shperthimeve haluçinante natyrale dhe psikoktropike-kokainike në dhunë ndaj njerëzve te thjeshtë te vendit, të partisë, dhe bashkëpuntorëve të afërt.
    Ne populli i thjeshtë do jemi me te lehtësuar nga largimi i një demagogu, i nje mashtruesi te veshur me petkun e artisiti, opinionist anti-establishment. E gjitha ishte, ashtu siç je edhe ti bullshit. Vetëm se na kushtojë tetë vite jetë.

    1. Socialisti vjeter says:

      Bravo. Me ne fund nje koment realist pa furca administrate.

  6. ABC KORCA says:

    Ne nje gazetari normale dhe ne nje shoqeri normale, pyetja do ishte perse rrefuzoi kryebashkiaku i nje qyteti ku kryeministri thote se ka bere punen me te madhe.
    Nga nje ane shajme gazetarinë fefziu-ane, por nuk bejme asgje qe gazetaria tjeter te jete e ndryshme.
    Cfare ndodhi qe Leli nuk pranoi?
    A ka lidhje me punet e qeverrise ne vlore?
    A ka ndonje gje tjeter per punve qe reklamohen 20 here ne vit?
    Ka mundesi te mos jete fajtor Rama, por detyra juaj si gazetar eshte qe ta verifikoni dhe investigoni.
    Keto pres une nga TemA.

    1. Altin says:

      Koment teper i sakte! Gazetari e ceket dhe servile qe thjeshte rrotullon e sperdredh te njejten fjali.

    2. Kaq di une o abcdefg korca,ti qe ke qene prane saliut mund te dish me shume says:

      O abcdefg ta jap une nje pergjigje(nuk mar vesht shume,por nje pergj e kam),deputeti mer nje rroge fikse dhe ka shume me pak mundesi per te vjedhur e pislliqe se sa kryetari i bashkise qe ka pune me shume,por parja shkon si lume ne xhepat e atij qe e ka zanat hajdutllikun

  7. Vlonjati12 says:

    Leli nuk e la karrigen e kryetarit per te mos lene milionat qe merr ne bashki me rrogen e deputetit qe i ofronte Rama ,
    po keshtu ai e di qe Vlora nuk e do e keshtu nuk fitonte . Tani se paku dy qendroj aty deri ne zgjedhjet e ardhshme.

  8. Realpolitika says:

    VEPRIM I DUHUR MEGJITHESE I VONUAR.
    PS E VLORES KESHTU ME E MOTIVUAR.
    LELI NUK E KA JUSTIFIKUAR VENDIN E KRYEBADHKIAKUT.

  9. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Ja ku cfaqet ne formen me eksplicite aksioma e vertetuar tere kohen nga historia njerzore:
    Pushteti te korrupton!
    Me sa dime, Leli deri tani ka qene nje kryetar bashkie i suksesshem dhe qe i pelqen puna qe ben,gje qe permban dhe nje komponent pozitiv,te vete punes te kryeministrit.
    Mirpo ky i fundit,vendos ta ngreje nga kjo karrige si kryetar bashkie,e barasvlefeshme pak a shume me ate te nje kryeministri te Vlores dhe ta parcelizoje ne karriget e kuvendit.
    Eshte e natyreshme,qe Leli,punen e nisur ka pasionin per ta cuar deri ne fund.
    Mirpo bem Babe-rexhep te ngjaj,Rama si dikur xhaxhi Enver i jep goditjen e pare,qe me vone te vije persekutimi total,perjashtimi nga ekipi.
    Dhe nuk ke kujt ti qahesh.Taulant Balles?haha,hihihi

  10. Liku says:

    Mosmirenjohes ndaj Partise qe e beri kryetar bashkie. Ky majmun duket se nuk ka gje prej vlonjati.

    1. ana says:

      wow, sa shpejt e shkelni me kembe o te uruar, ore shpellare. Po ka mendjen e vet tjeteri nuk eshte qen qe ndjek te zotin. I ka hyre nje pune si kryetar bashkie e do ta coje deri ne fund te mandatit. PS-ja ka me 10-tra te tjere kandidate per tu bere deputete, pra per te ngrohur karriget se gje tjeter nuk bejne. Jane te gjithe ushtare te bindur. Po nuk u ndryshua menyra e zgjedhjes se deputeteve, ku kandidate te pavarur te kene mundesi te masin forcat e tyre jo ne nje zone si sot, por ne mbare vendin, parlamenti yne keshtu do te jete nen urdherat e kryetareve te partise. per sa kohe te jete keshtu, une nuk kam pse te votoj, pasi ushtare dhe shpellare si puna jote nuk i dua.

  11. tropoja says:

    edvini po humbet terren si duket dhe ne ato bastione ku ka patur mundesine te manipuloje me shume dhe direkt e perjashtoj lelin nga partia ashtu si dhe ditmir bushatin ky eshte regjimi totalitar edvinist enverist nje parti e vetme pa alternativa pa mendime ndryshe o me ne siç duam ne o je tradhetar gjithesesi leli figure e respektuar ndoqi shembullin e gjikes dhe ky nuk pranojne vlonjatet kerbaçin e edvin pisit bravo ju qofte

    1. ana says:

      hahahahah ndersa PD-ja me kriminelin botror berisha e me Duken e krimit, e me Idrizin e Dules, apo me Doden qe te varr tek palma, pa haruar senatorin e perjetshem qe e ka te hipotekuar vendin e deputeti – Fat Mehdiun…. po fiton terren. Pika qe ste bie , nuk ke fare tru ne koke!!

  12. TONI says:

    Ardit…Rama e ka te thjeshte se jep urdhera me goje por firmen e vendosin te tjere…..nuk ja ka mbajtur o babam per ndonje situate e kjo ska asgje te keqe…..

  13. Texas says:

    Fushata elektorale eshte baraz me kushtrim lufte Atedheu ne rrezik , e ne keto kushte thiries se Partise Socialiste , ketij kushtrimi z.Lelaj duhet ti pergjigjej si ushtarak e shtetar : Siurdheron , sepse ne kete situate te komplikuar politike ne Shqiperi , Ballkan , Europe e me gjere , z .Lelaj duhet ta vleresone si nje thirrje per kontribut ndaj Atedheut sesa Partise Socialiste .Gjukoje qe ose nuk eshte pjekur politikisht , ose pa rehatine personale , por mendoje qe eshte e dyta .Me dhimbie , por sa keq

  14. Beniamini says:

    Gjykoj se vendimi i Rames eshte i drejte. Jam plotesisht dakort me komentin e z. Ardit. Lela eshte njeri i paafte dhe nuk i pergjigjet dot kerkesave te Rames per Vloren.

  15. I Velçioti says:

    Une mendoin se eshte ana psikopate e Rames qe jep urdhera te tille. Duhet te dij Z. Rama se nuk e pjerth njeri ne Vloire. Ne Shkoder thone: te hyfte veti ne qejf. Siduket Rama ka hypur e kete anie dhe mba qelndrim prej dallkauti. Ne realitet ati i peqejne femerat, servilet dhe puthadoret. Ketu jemi e do shikohemi.

  16. Berti,Milano says:

    Burrat ne Vlore jane me bole ,nuk na shkel dot me kembe kolloj neve!

  17. rexha 10 says:

    Po pse Rama nuke ja ploteson te dyja deshirat e ketije zoterise?Ai done te jete pernjeheresh edhe kryetare i Bashkise se Vlores ,edhe deputete i ps ne Parlamentin Shqiptare.PERSE GJITHE KJO MASE E FORTE KUNDER KETIJE KRYETARI?????
    Keshtu ndodhe kure kryetare dhe deputet te emeron PARTIA.pore c’fare thote populli i Vlores ?????Perse deputetet te mose i zgjedhi populli??
    Se ata Deputete qe dalin nga gjiri i partise jane te gjithe biznesmene ,dhe ne kundershtim me ligjin e konfliktit te interesit.

  18. Ceni says:

    Leli nuk ka asnje merit per karriken e kryebashkiakut. Sepse nuk erdhi vet po e sollen. As si puntor nuk eshte shquar, Leli nuk i pergjigjet dot ritmit te Rames. Leli, ai qe ishte para tij dhe shumica e kryebashkiakve dominohen nga kultura e provincialitetit sesa ajo qytetare. E shikojne postin si vend rehati se sherbetor te komunitetit. Ky eshte thelbi. Rama i di mire keto gjera pasi ka investuar shume per vloren.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Oooo Ceni!
      Pse cfare beri Baftjar Zeqo ne Fier, perse u shqua? E katandisi Fierin si fshati prapa Buzmadhit nga vinte, E hoqi Rama, dicka vertete e rralle kjo, pasi Baftjari eshte i lindur, mjeshter per te vene ne levizje budallenjte. Atehere thuhej ne Fier, se Edi Ramen nuk e shkul dote njeri nga Bashkia e Tiranes, por nese transferoht Baftjar Zeqo ne Tirane, ditet e Edit do te ishin te numruara. Tani kur te shohesh Baftjari kandidat per deputet. Dhe prite po nuk u be kryeminister ne vend te Edi Rames, ketu do jemi dhe do flasim perseri (por nga tastjera sigurisht). Eshte menyra se si operonte edhe Berisha, te telendiste dhe pas telendisjes te therriste prap, por ama kete radhe si te telendisur. Edi eshte kopje e Berishes, more sikur i ka bere Sheqerja te dy.

  19. Arseni says:

    Ehe mjer ai se cfare i ka ber vetes!!! Dritani ska pare gje akoma, nuk e di nese e imagjinon ndopak Dritani se cfare e pret mbas dates 25 prill nese fiton PS!? E pret nje relax i papare ndonjehere me pare!!!

  20. [email protected] qe duam.al says:

    Keto rilindasit jane te medhenj fare Leli ne vitin e 5 ate 6 kryetar bashkie mandati i dyte i tije dhe zbuluan qe ky ishte armik dhe i paafte o kasolle ku na mblodhe. Bravo ju qofte ketyre vlonjateve bashke me ate gurrune Gjikon qe e zbuluan kete armik perpara tani nga fitorja ne fitore.

  21. Dori H says:

    Te tham o Leli mos e afro Damjanin se eshte intrigant dhe do ta fus. Na mbaje tani te plasi me trenin. Duhet te ishte treguar me i vemendshem. Gjynaf.

  22. Qerim Vidohova says:

    Ne forme shoku Edi ndjen nje kenaqesi te parrefyer te imitoje shokun Enver. Ashtu si Enveri, ai e di, se per ti kenaqur turmat jane te domosdoshem kurbanet. Por meqe kohet jane paksa me ndryshe nga ajo qe lame pas, kurbanet e Edit jane deri tek perjashtimi, kur ata te shokut Enver te rrenqethnin mishte.

  23. ppsh says:

    Paska dhe ushtare te pabindur vlora.

  24. Ppp says:

    Hahahaaaa
    Edhe kjo sqe degjuar…
    Rama te propozon kandidat pa u kordinuar apo informuar vete kandidatin

  25. Kadriu says:

    Shoku Enver bene leter dhe shoku Kadri lexon letren e perjashtimit, turpe PS ku eshte katandis.

  26. Kar a Bushi says:

    Ndoshta eshte shume i vonuar ky vendim. Leli eshte nje idjot plot “pordhe” megalloman dhe njeri cmirsez hakmares,hic pupulist, favorizon klanin e komunisteve te babait te Tij. Habitem pse Rama e zgjodhi per se dyti kur e pa se sa “Kar a Bush” eshte.

    1. alban says:

      O edo spo te binden ushtaret,sme duket shenje e mir

  27. Mira says:

    Mos doni prap Shpetim mustaqen, ta bej prap bagdad Vloren. Lereni lelin se n fund t fundit esht qytetar.

    1. Ladi haxhiraj says:

      Po iku Leli kush do vije Afrimi i shkarkuare per korupsionmikune menaxheri i Damianit.Nuk ka djem e vajza Vlora. Lereni te punoje Lelin sa te mbyll mandatin e pastaj te gjykohet.
      Edi Rana nuk duhet ta perjashtoje nga fushata.

  28. Agim suljoti says:

    Nuk eshte normale te perjashtosh para fushate nje kryetar bashkie ndikon negativisht ne votime.Partite mundohen te marrin edhe nje vote..jo nje kryetar bashkie.Nuk eshte normale..

  29. Fatos muco says:

    Cbehet….si mund te perjashtohet nje kryetar bashkie ne fushate zgjedhore se ndikon negativishht.te mbaronte fushate e pastaj te gjykohet.jemi ne demokraci jo ne kohen e enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje