Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës: Godina ku qëndron FRD-ja është në pronësi të Bashkisë së Tiranës

12 Mars 2021, 16:42Politika TEMA
Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës: Godina ku qëndron

Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në vitin 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha.

Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e FRD-së, e cila duhet t’i lirojë ato për shkak se kjo parti nuk ka më përfaqësim në Parlament. Ligji për partitë politike përcakton qartë se bashkitë duhet t’u sigurojnë seli vetëm partive politike që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rast, FRD-ja nuk e plotëson këtë kusht, prandaj duhet të lirojë zyrat në katin e tretë të godinës.

4 komente në “Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës: Godina ku qëndron FRD-ja është në pronësi të Bashkisë së Tiranës”

  1. Kalec Dega says:

    …ene pastaj…?
    =
    futeni ne burg apo keni frike nga Rama?

  2. Tan tirona says:

    Po ,në rregull ,po.PD ja pse nuk e liron SHQUPIN

  3. Realisti says:

    dakord por FRD nuk ka perfaqesim ne parlament qe prej shume kohesh. Perse ky zbatim ligji kaq i vonuar dhe perpara zgjedhjeve si dhe pasi Topi i tyre beri doreheqje? Keta duhet te ishin hequr qe andej shume kohe me pare. Meta te arrestohet dhe ligji duhet te jete i njejte per te gjithe. Votojme Ramen por nuk do te thote qe Rama te zbatoje ligjin kur i do byutha… Ky popull nuk paska kusure qe nga koha e Skenderbeut.

  4. SON says:

    Po pse kur ishte Topi kishte perfaqsim ne parlament? Jo.Frpd ka mbi 1 % ligji keshtu e ka ….nuk dini as me rrejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje