Kanë mbërritur këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinës së Pfizer.
Këtë radhë, kanë ardhur në vendin tonë 9360 doza vaksine anti-Covid.
Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, shihet momenti kur dërgesa e radhës e Pfizer zbret nga avioni në Rinas dhe niset drejt Institutit të Shëndetit Publik.
Kujtojmë se Shqipëria ka nisur vaksinimin anti-Covid prej fillimit të muajit janar, ndërsa në vend kanë ardhur edhe dozat e AstraZeneca, që kanë nisur të injektohen te mësuesit.
Nga ana e saj, ministrja Manastirliu bëri të ditur se me këto doza do të vijojë rivaksinimi i bluzave të bardha dhe personave mbi 80-vjeç që kanë marrë dozën e parë disa javë më parë.
“Do vijojmë me rivaksinimin, dhënien e dozave të dyta te bluzat e bardha, te të moshuarit.
Që prej prillit do kemi lëvrimin e kontratës dhe do vijojmë me vaksinimin e kësaj kategorie +80 vjeç ndërkohë që presim edhe vaksinat e tjera që jemi në kontraktim e sipër.
Do të spostohemi në ISHP sepse aty do të vijojë pjesa e hapjes së monitoruar nga ekspertët nëpërmjet elementëve të sigurisë që siguron vetë transporti i vaksinës dhe do të depozitohen në frigoriferët -70 apo -80 gradë, për t’u shpërndarë në pas në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.
Vazhdo punën kryeministër se kto t’shqupit janë në binarët e njejtë ku dhuna, shpifja janë kryefjala e tyre.
Vetëm përpara????.