Njihuni me bishën e BMW, motorin R 1250 RT

15 Mars 2021, 10:30Hi-Tech TEMA

Mbi katër dekada si një sinonim i udhëtimit dhe rehatisë, por edhe performancës, motoçikleta BMW R 1250 RT rinovon përsëri gamën e saj për vitin 2021.

Mbretëresha e rrugës edhe më dinamike dhe akoma më e padiskutueshme e turmave,  BMW Motorrad, është përsëri në skenë me një seri përditësimesh që synojnë të ndërthurin rehatinë në udhëtime të gjata me kënaqësinë e ngasjes dinamike, mbase në rrugë kodrinore.

Një provë e rrugëve, kthesave dhe kundër-kthesave ku RT mahnit për shkathtësinë e saj.

Në fakt, shumë ndryshime dhe risi janë prezantuar në R 1250 RT e re.

Konfirmuar, megjithatë, është motori boksier me 2 cilindra prej 1254 cc dhe 136 HP, të gjitha të homologuara nga normativa EU5.

Në pjesët e autostradave, komoditeti mbetet total, aq sa dikush harron numrin e kilometrave të kaluara mbi shalë, falë edhe Kontrollit Dinamik të Ngarjes (DCC).

Komoditeti dhe siguria garantohen gjithashtu në RT-në e re nga ”BMW Motorrad Full Integral ABS Pro”.

Ky është një sistem frenimi i kombinuar në të cilin si leva e frenave në timon ashtu edhe pedali funksionojnë njëkohësisht si tek frenat e përparme dhe të pasme.

Në rast të frenimit emergjent, ky funksion i ri u jep më shumë se një dorë atyre që janë në timon.

Për sa i përket dizajnit të jashtëm, pjesa e përparme e RT tani është më ”agresive”, me fenerë më të hollë dhe të pajisur me teknologjinë e dritave ”Adaptive Tuning Light”.

1 komente në “Njihuni me bishën e BMW, motorin R 1250 RT”

  1. Julian Marko Ingolstadt Bayern says:

    Ka tjeter bishe kompania potente BMW , ka BMW K1600 GTL , thjesht ky model qe pershkruani eshte nje prej tyre dhe ndoshta version i ri , por kur behet fjale per bishen e saj te vjen ne mendje vetem BMW K 1600 GTL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje