Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Manastirliu: Jemi duke negociuar për vaksina të sigurta

16 Mars 2021, 22:31Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha :

“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”,- tha Manastirliu në Përballë.
Sipas Manastirliut Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës.

“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë”, – theksoi Manastirliu.

1 komente në “Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Manastirliu: Jemi duke negociuar për vaksina të sigurta”

  1. Ministrja artiste says:

    Po je shumë vonë o artiste st ? e Ramës.
    Negociatat nuk fillohet sot mbas nje viti që kanë dal vaksinat…
    Por qysh kur ato ishin në zhvillim…
    Po leri show-t para zgjedhor dhe shtrojuni punës jo sumës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje