Berisha i kujton Bashës dorëheqjen nëse humb më 25 prill: Unë krijova një standard më 2013! Listat, aleatët na u imponuan

18 Mars 2021, 13:06Politika TEMA

Ish kreu i PD Sali Berisha në një intervistë live në Abc News thotë se listat e kandidatëve për deputetë të PD u influencuan nga aleatët.

Por ai tha se të gjithë në PD, përballë listave dhe fitores së zgjedhjeve, zgjodhën këtë të dytën.

Edhe pse nuk e imagjinon humbjen, Berisha tha se ai vendosi një standart në PD për humbjen e zgjedhjeve, duke dhënë dorëheqjen, duke i kujtuar Bashes indirekt largimin nese humb me 25 prill.

Sa i përket qeverisë nëse PD fiton zgjedhjet, Berisha tha se Basha e ka vendosur që të mos bëjë deputetët ministra, ose, nëse janë zgjedhur deputetë, do të japin dorëheqjen për tu bërë ministra. Me ish-kryeministrin Sali Berisha bisedoi gazetarja Juli Xhokaxhi.

Pas 8 vitesh pritej që Basha të kishte asete njerëzore më të shumta dhe ndoshta më frymëzuese. Cfarë e kushtëzoi këtë? Aleatët apo faktorë të tjerë? Jeni i kenaqur me emrat?

Së pari më lejoni të them se sot PD ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha se c’kishim në 2005. Sa i përket listës: Është e pamohueshme se në listë një ndikim substancial kanë pasur liderët e partive të tjera por në mënyrë absolute kanë ndikim të pamohueshëm për fitoren. Kështu që midis fitores dhe dickaje tjetër, çdokush do zgjidhte fitoren. Keni konstatuar se zoti Basha krahas listave po krijon grupin e kordinatorëve me specialist të shquar….

Të ndalemi këtu…kjo pjesa e kordinatorëve mund të konsiderohet justifikim për mospërfshirjen në listë?

Kryetari i PD ka deklaruar se ministrat e tij nuk do të jenë deputetë në Kuvendin Popullor, c’ka do të thotë se kabineti i tij do të jetë nga deputete që do dorëzojnë mandatin dhe personalitete që s’kanë mandate por kanë rol esencial në programin e PD.

PD në këto zgjedhje aplikoi votën e anëtarësisë, një komision për kandidatët dhe kjo u konsiderua si një hap para në demokratizim të PD. Gjë që kërkohet prej vitesh në gjithë forcat politike. Sa janë reflektuar përzgjedhja e votës së anëtarëve në listat aktuale?

Jam plotësisht dakord, procesi që ndoqi PD i dha transparencë procesit të formulimit të listave. Së dyti, pyetja juaj në c’përqindje këto lista të cilat kaluan procedurën paraprake të seleksionit dhe votimit janë pasqyruar në listë përfundimtare, mund të them se ato nëse zbresin kandidaturat e partive aleate dhe të marrim listën sit ë tillë janë pasqyruar mbi 94% e tyre.

Në c’pozicionim në listë?

Juli, poroblemi është se komisioni që bëri verifikimin bashkë me anëtarësinë i kanë dorëzuar 320 kandidatura kryesisë. Kryesia natyrisht nuk mund të poziciononte në vende të lakmueshme cdo njeri që e meritonte atë vend sepse pati ndërhyrje të tjera. Por në tërësi është respektuar fryma e ndjekur. Një shembull, në të gjitha periudhat listat krijonin debate pakënaqësi gjer dhe protesta para selisë siç kujtoj unë. Këto lista janë pritur më mirë se të gjithë listat e tjera që kemi formuluar deri më sot. Pra sidoqoftë secili në qeverisjen e ardshme do të ketë vendin e merituar.

Në 2017, të lënurit jashtë listave e patën shpërthimin pas zgjedhjeve. Cdo të ndodhë në 26 prill?

26 prill, ata që janë në listë dhe ata që s’janë, do festojnë fitoren. Tik taku i orës po numëron së prapthi, Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara.

Në asnjë moment Basha, ju apo aleatët nuk pranon të diskutojë mundësinë e humbjes. Por në politikë gjithcka mund të ndodhë. Keni përllogaritje se cdo të ndodhë pas 25 prillit, me ata që është premtuar? Mund të ketë hemoragji?

A mund të imagjinosh që natën ta quash ditë e ditën natë? Nuk ndodh që në 25 prill Edi Ramës shqiptarët të mos i japin duart. Nuk mund të ndodhë. Ajo ndjehet në cdo skaj të vendit, në çdo takim, e ndjen Edi Rama që i ka rënë në fytyrë një vrug që krijon përshtypje se mezi po merr frymë. Mund të them se sot, Edi Rama është i vetëdijshëm 100% se pas dështimeve 8 vjeçare për të mbajtur premtimet e tij…asnjë premtim. Sot për të gjithë patriotët është armik i egër i kombit, që urren veriun e Shqipërisë. Nuk ka ekzistuar një qeveri që përjashton çdo individ nga postet. As gjatë viteve të pushtimit që të ketë cuar vetëm 3% të grantit në qarqet e veriut. Më pak se një bashki diku tjetër. Më pak se rrasat e gurit të sheshit “Skënderbej”. Këtë nuk ia pranojnë. Shqipëria nuk bëhet mbi bazën e përçarjes. Rama është i dënuar, me denim kapital politik. Ndaj si i mbyturi po kapet te tentakulat e krimit. Po a mund të shpëtojë njeriu me krimin?

Një forcë plitike duhet të jetë e përgatitur për të gjithë skenarët. Cfarë ndodh në PD në rast se humbet? Duhet të largohet Basha?

Standarti im është standard. Imagjinata ime nuk e rrok të mundshme atë që thoni, ju keni të drejtë të mendoni të gjitha variantet. Kur sheh tisin e fitores nga mëngjesi deri në darkë në cdo qoshe e cdo individ shqptar.

Po sondazhet?

Absolutisht të gatuara në zyrën e Endri Fugës. 100% së bashku me Arben Malavitën sepse gjithcka gatuhet nga 2-3 persona në zyrën e Fugës me miratimin e Ramës. Nuk ka sondazhe serioze që nuk e nxjerr atë nga 5 deri në 12 pikë poshtë opozitës.

Ju me nuhatje në sjelljen e Edi Ramës cfarë elementësh dalloni?

Fushatat janë festival të vërteta politike elektorale. Rama nisi fushatën me një listë horrible, me një listë të cilën mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës lista Rrahja. Sepse klani Rahja është klani që rëndojnë krime dhe vepra penale. Më vrastar, i impliuar në trafiqe droge dhe vepra të tjera penbale, por ai duhet të ketë pasaportë diplomatike për të mbuluar padrinon e tij. Po u dalin në KQZ me dy e tre emra. Së dyti, Edi Rama fytyrën e vertete të lidhjes me krimin e faktoi në Elbasan ku nxorri bandën e tij Rama – Cela në një akt të cilën më rikujtoi antimitingjet e ‘91. E verteta është se Edi Rama e filloi fushatën me shprehjet më poshtëruese e fyese për gratë shqiptare. Që të shkosh në një fshat dhe ti thuash një nenë në prani të bashkëshortit se kaun po e sjell për lopën dhe jo për ty, nuk ka fyerje më të rëndë. Po i them Edi Ramës ta ketë kujdes se ka të tjerë që sot i përmbahet ligjit: dy gisht nder në lule të ballit. Dhe raste të tilla të trysnimit sepse e ka kuptuar se gratë e vajzat nuk e votojnë sepse e panë se ky është një mashtrues ordiner, e panë që ky të gjitha ato me skena publike që janë thënë për të janë të vërteta. E ka filluar i tmerruar fushatën elektorale Edi Rama.

14 komente në “Berisha i kujton Bashës dorëheqjen nëse humb më 25 prill: Unë krijova një standard më 2013! Listat, aleatët na u imponuan”

  1. Muli says:

    D.m.th. Ky agjenti Serb ( sali haleja) po I bën presion këtij agjentit Rus ( lulushe kurvës) që në rast se humbet , jep dorheqjen?! Në rast se Rusët e duan spiunin e tyre aty në krye të pd, a do ketë bythë ky spiuni Serb ti thotë ik? Do jetojmë e do shohim deri më 25 prill.

  2. zef mici says:

    Berisha kurre nuk do te arrestohet
    femijet e tij te gezojne parat e grabitura
    Jehonen qe i bejne gazetat ketij vrasesi tregon se arrestimi
    i tij vetem do ngelet nje enderr shqipetare
    Nese Saliu dhe Meten nuk i shikojme prapa hekurave
    absolutisht ai vend nuk behet me ligje

  3. qytetar says:

    O zot … vertet mendoni qe populli ju don , pervec ushtareve tuaj militante !!!!!!!!!!!?????????

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ke folur tamam si vetvetja por disahere kur nevojitej, ne “emer” te dyte.. ?? Hapur e paster. Emri dyte dhender dhe vetem buzeqesh ?. Mjere demokratet qe jane intelektual ne ate parti.. Bir Selman I nenes te fitojn keta te marumit ose merrhumit (zgjidh e merr)..

  5. George says:

    Eshte krejt normale doreheqja e Lulit dhe marrja e frenave te Opozites nga Ilir Meta.

  6. Ladi says:

    tamam sal, dhe ti me sojn e dash sules kryehajdut e kriminel mafioz prokuror e ke fitoren n’xhep. vazhdo se ka..n do merrni.

  7. €€€ says:

    I vetmi standard qe ke krijuar ti o koprolit (mut i fosilizuar) ,eshte vrasja e kundershtarit.

  8. Tani - Fier says:

    Une mendoj se Berisha e ndien HUMBJE, por nese HUMB une mendoj se BASHA nuk jep dorheqjen.
    1. BASHA e di se cdo te thote te jesh Kryetari i forces me te madhe opozitare, dhe do te perdori te gjitha alternativat qe ta mbaj kete post.
    2. BASHA e di sa fuqi te jep ai post dhe sa i fuqishem eshte bere ne background.
    3. Si mund tja fali dikujt tjeter ATE POSTE qe mori PA SHUME MUNDIME dhe i dha AQ SHUME FUQI (eshte fuqia e DYTE mbas K/MIN)
    4.HISTORIJA ka treguar qe POSTI QE TE JEP FUQI kurr nuk FALET TE DIKUSH TJETER (sepse njeri gjitgjnje mendon UNE jam me i miri dhe UNE e beje me kete pune me mire)
    5 Ne rast humbje BASHA mund te pranoj nje KOALICION ME PS (nese eshte i detyruar nga numrat e votave) vetem te mos LESHOJ POSTIN E KRYETARIT (kjo eshte alternativa me e mire qe te mbaj postin e kryetarit)

  9. Timi says:

    Lulin e ka vënë aty Saliu dhe e heq prapë Saliu kur nuk i duhet më. Luli është i burgosuri i tij. Luli do ikte qëmoti por nuk guxon. Lekë ka mjaft edhe për nipat por nuk ka këllqe të ikë. Luli di shumë për familjen. Është e mundur që të vritet nga klani Berisha se po hyri njiher në prokurori i tregon të gjitha se është frikacak. Vitin tjetër do të shohim më shumë.

  10. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Po Edi Rama valle kur te humbe me 25 prill do kopjoje Berishen e do jape dorheqje a do kopjoje D. Trump si filo amerikan qe eshte, kjo duhet pare!

  11. Arber Iliri says:

    Sali standarti jot eshte nje turp edhe ke ik edhe ske ik.mbete nje njeri primitiv gjithe jeten.

  12. Elpileptiku Lule eshte i pa afte te bej gje. E kemi pare nder vite cfare ka bere Ka kryer me persosmeri dhenie lejesh tenderash e ndertime per kunatin Zenin Giten Jamserbit vjehrrit bythgrisur pra nje sherbetor ekselent i kermes SALI . Nga ana tjeter Saliu flet sikur partia eshte prone e tij dhe Po nuk fitoj Lulushi do behet kryekar Zeni Jamserbi ose cubi Ilir Muta. Kur do zhduket kjo fare e keqe rrace muti.

  13. Qytetari says:

    Thjesht mashtrojne te tyret ! Nuk i perfshine ne listat per deputete,duke i lene te imagjinojne postet ministrore ! Qytetari

  14. Martin says:

    Berisha eshte jashte burgut vetem fale kompromiseve te Edi Rames,
    po maloku mbeti tere jeten mosmirenjohes dhe egersire shtazarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje