Vendimi i Agjencisë Europiane të Barnave për AstraZeneca, reagon kryeministri Edi Rama

18 Mars 2021, 19:15Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave, e cila konfirmoi efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës së AstraZeneca.

Kreu i qeverisë shkruan se vetëm përmes vaksinimit do mund të këputen hallkat e zinxhirit të infektimeve.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama.

2 komente në “Vendimi i Agjencisë Europiane të Barnave për AstraZeneca, reagon kryeministri Edi Rama”

  1. luka says:

    Si gjithmone, je me te drejten dhe te verteten z. RAMA.

  2. LWS28 says:

    Na rrofsh pallën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje