Lumturia në kohë pandemie: Finlanda më e lumtura, mbrapa Shqipëria

19 Mars 2021, 11:13Sociale TEMA

Si gjithmonë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Pavarësisht mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit World Happiness i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup.

Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëj me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Një sfidë në vete ka qenë raporti i fundit i sapodalë, nga momenti që i gjithë planeti është përballur me vështirësitë ekonomike dhe kufizimet e detyruara nga përhap[ja e pandemisë, që ka pasur impakt sigurisht edhe në humorin e secilit, por nuk duket se ka ndikuar së tepërmi në renditjen e përvitshme.

Pas Finlandës renditet Islanda, që ngjitet nga vendi i katërt tek ai i dytë, ndoshta edhe për efektet e kufizuara të pandemisë në ishullin e largët europian.

Pas vendeve skandinave si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, nga vendet me popullsi të madhe është Gjermania ajo që renditet e para, në vend të 7-të, ndërkohë që në periudhën 2017-2019 renditej e 15-ta.

Shtetet e Bashkuara gjenden në pozicion të qëndrueshëm pikërisht në vend të 15-të, me diferenca të vogla nga vitet paraardhëse, edhe pse vendi ka qenë më i godituri nga pandemia.

Po në rajon? Vendi më i lumtur duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të.

Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje, e 65-ta, por në përmirësim nga vendi i 75-të të dyvjeçarit të kaluar, vend ky që tani është i Maqedonisë së Veriut.

Vendi më i palumtur? Sipas raportit është Zimbabwe, vend me problematika sociale të theksuara, që i shtohen krizës së thellë ekonomike që nga një prej vendeve më të përparuara të kontinentit afrikan në disa dekada është shndërruar në një nga më të varfrit. Shumë të ”palumtur”, sipas World Happines 2021,  edhe Tanzania, Jordania dhe India gjigante.

3 komente në “Lumturia në kohë pandemie: Finlanda më e lumtura, mbrapa Shqipëria”

  1. Turku Finland says:

    Jetoji prej shumë vitesh në Finland.Filandezët e duan, kurr nuk e shain vëndin e tyre.Pagojin taksat në mënyrën më korekte me vetdije.Vetm kaq mjafton për të bërë ndrushimin.

    1. Viking grace says:

      jo mo jo

  2. jam i bindun se kto te dyja te bajn te lumtun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje