Atmosfera e Tokës do të zhduket pas një miliard vjetësh. Sipas studimeve të kryera nga një grup universitetesh amerikane e japoneze e të publikuara në Nature Geoscience, rezulton se atmosfera e Tokës nuk është e përjetshme, por pas rreth një miliard vjetësh, niveli i oksigjenit do të ulet deri në zhdukje, do të rritet niveli i dioksidit të karbonit, Dielli do të ketë hyrë në një fazë me nivel më të lartë energjie të çliruar, që do të zhdukë atmosferën, dhe eksesi i energjisë do të ndikojë njësoj edhe mbi shtresën e ozonit, duke e ekspozuar Tokën ndaj rrezeve ultraviolet dhe një nxehtësie shumë më të madhe.
Sipas parashikmeve shkencore, nisur që nga pakësimi i oksigjenit, jeta në Tokë do të shkretohet, do mungojë fotosinteza, rrjedhimisht do të zhduket jeta tokësore dhe detare, përveç disa formave mikrobike që mund të pështaten.
Sot 21% e atmosferës përbehet nga oksigjeni, që është edhe sasia e duhur për të mbajtur kushtet perfekte për jetën. Sipas modeleve të studiuara deri më tani, në të ardhmen, pas një apo dy miliard vjetësh, nuk përjashtohet mundësia që atmosfera e planetit tonë të jetë e përbërë nga hidrokarburet.
Genjeshtare!!!!
Nuk eshte se pas 2′ 000’000’000 vitesh do paksohet oksigjeni por pas 1’000’000’000 vitesh.
Hahaha,te vdesin fare keta qe ne mengjes.
Pas nje ose dy miliard vjetesh ndoshta do te ndertojne nje planet tjeter per te jetuar..!!!???
Mire qe na paralajmeruat se do na gjente te papergatitur
S kemi fat hiç
Ju duhet Te vareni prej gjihe me keto tituj , plera…
Une ve bast me kedo dhe me sa te duan , qe pas njemije vjetesh do ndertohet nje “oksigjen sjelles” nga Hena !