Sekretet e “Scarface”: Nga qumështi pluhur në vend të kokainës, te incidenti Pfeiffer-Al Pacino

23 Mars 2021, 10:34Lifestyle TEMA
Sekretet e “Scarface”: Nga qumështi pluhur në vend të

“Scarface” (Njeriu me shenjë) është një nga filmat më të mëdhenj në historinë e të gjitha kohërave në Hollivud.

Një film i drejtuar në vitin 1983 nga regjisori dhe producenti kinematografik, Brian De Palma, ai është edhe një xhirim me të njëjtin emër, i vitit 1932 me regji të Howard Hawks.

Nëse puna e këtij të fundit ishte vendosur në “Big Apple” në kohën e proibicionizmit, filmi i De Palmës, me skenar të Oliver Stone, zhvillohet në Majemi në vitet 1980.

Protagonist është emigranti kuban, Toni Montana, i luajtur nga një Al Pacino i pakrahasueshëm. Refugjati, i cili zbarkoi në Florida, ndërtoi një perandori të vërtetë falë tregtisë së drogës.

Pasi hoqi qafe shefin Frank Lopez (Robert Loggia) dhe u martua me partneren e tij, Elvira (Michelle Pfeiffer), Montana përfundon në sytë e FBI.

I mbingarkuar nga xhelozia e sëmurë për motrën e tij, Gina (Mary Elizabeth Mastrantonio) dhe varësia nga kokaina, ai përfundon i ekzekutuar në vilën e tij nga ushtria e trafikantit bolivian të drogës, Sosa (Paul Shenar).

Përfundimi është i paharrueshëm, në të cilin Montana, me kokainë dhe me një pushkë M16 në krahë, goditet nga plumba të panumërt, del në koridor dhe bie i vdekur në pishinë.  “Scarface” është një film me një ritëm të shkëlqyeshëm, plot adrenalinë dhe skena spektakolare.

I kritikuar për dhunë të tepruar, është një shëmbëlltyrë për pushtetin, që shpejt bëhet kult. Performancë e shkëlqyeshme sa i takon të ardhurave. Duke kushtuar 25 milionë dollarë, filmi përfitoi rreth 66 milionë dollarë.

Le të shohim më poshtë detaje, kuriozitete dhe 20 sekretet e një prej filmave të pavdekshëm hollivudianë.

Al Pacino reciton një rresht të vetëm në spanjisht

Toni Montana është kuban dhe gjuha e tij amtare është spanjishtja, por personazhi reciton vetëm një rresht në gjuhën e Servantesit gjatë gjithë filmit. Sidoqoftë, për të nxjerrë më të mirën nga protagonisti, Al Pacino i kërkoi drejtorit të fotografisë, John A. Alonzo që t’i fliste vetëm në spanjisht.

Qumësht pluhur në vend të kokainës

Një nga shumë mitet në film, është se Al Pacino në të vërtetë ka thithur kokainë gjatë xhirimeve. Në fakt, “kokaina” e përdorur në film, ishte qumësht pluhur. Thithja e substancës i shkaktoi shumë dhimbje koke aktorit: “Për vite me radhë kisha probleme, – tha Pacino në një intervistë në vitin 2015. – Unë nuk e di se çfarë ndodhi me hundën time, por ajo ndryshoi pas ‘Scarface’”.

Problemet e Oliver Stone me kokainën

Ndërsa shkruajti skenarin, Oliver Stone kaloi një periudhë në Majemi për ta bërë historinë më realiste. Në të njëjtën kohë, regjisori i ardhshëm i famshëm, ishte i varur nga kokaina. Për t’u detoksifikuar, ai u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Unë u transferova në Paris dhe u largova nga bota e kokainës, sepse ky ishte një nga problemet e mia, – tha ai. – Në Francë, fillova t’i shoh gjërat ndryshe dhe rishkrova skenarin si një person i matur dhe i kthjellët”.

Shoqëria e Sadam Huseinit

Midis admiruesve të mëdhenj të filmit, ishte edhe Saddam Hussein. Ish-diktatori i Irakut, e quajti “Montana Menagment” shoqërinë e tij familjare, e cila kishte 2% të aksioneve në grupin “Lagardère”. Në vitin 2003, të gjitha aksionet e ishin të ngrira.

Bauer, i përsosur pa asnjë pa provë

Steven Bauer, i cili luan Manny (Meni), shoku më i besuar i Toni Montanës dhe krahu i djathtë i tij, mori rolin pa bërë as audicion. Gjatë rolit në skenë, regjisori Alixe Gordin, pa Bauerin dhe menjëherë e dinte se ishte i përsosur për rolin. Gjykimi u konfirmua nga Brian De Palma dhe producenti Martin Bregman. Steven Bauer është gjithashtu i vetmi kuban i vërtetë në kastin kryesor të filmit

Djegiet e Al Pacinos

Në sekuencën e fundit, Al Pacino kapi pushkën M16 nga tyta dhe dogji dorën e djathtë. Prodhimi u detyrua të ndalonte xhirimet për disa javë dhe regjisori përdori pushimin për të redaktuar skenën përfundimtare të xhirimit nga kënde të ndryshme.

Citate nga origjinali

“Scarface” (Njeriu me shenjë) ishte në të vërtetë nofka e gangsterit italo-amerikan Al Kapone. Arma kryesore e Toni Montanës është një “Beretta”. Arma italiane në dorën e aktorit, është një citim nga filmi origjinal, në të cilin personazhi kryesor është krimineli me origjinë italiane. Përfundimi të kujton edhe filmin e Howard Hawks. Harta e botës me mbishkrimin “Bota është e juaja”, e shkruar në statujën e artë të pishinës, ku trupi i Toni Montanës përfundon, kujton imazhin përfundimtar të “Scarface” të vitit 1932.

Shumë pak ndërhyrje në Majemi

Pjesa më e madhe e filmit, u xhirua në Los Anxheles, Kalifornia. Bordi i Turizmit në Majemi, do të kishte preferuar të mos autorizonte xhirimet, duke pasur frikë se filmi mund të dekurajonte turizmin, veçanërisht, pasi tregonte emigrantët kubanë, si gangsterë dhe tregtarë të drogës. Për më tepër, kishte frikë se emigrantët kubanë në Florida, do të organizonin demonstrata kundër xhirimeve të filmit.

Kampion i futbollit NFL

Oliver Stone e quajti protagonistin Toni Montana, si lojtarin të tij të preferuar të futbollit amerikan, Joe Montana, kampion i San Francisco 49ers, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në historinë e NFL-së në SHBA.

Zgjedhja e Brian De Palma

Brian De Palma e pëlqente shumë skenarin për “Scarface”, saqë ai braktisi drejtimin e “Flashdance” për të drejtuar këtë film.

Një nënë pothuajse moshatare

Miriam Colon, aktorja që luan nënën e Toni Montanës, ishte vetëm 4 vjet më e madhe se Al Pacino.

Michelle Pheiffer dhe lëndimi i Al Pacinos

Michelle Pfeiffer, plagosi aksidentalisht Al Pacinon në fytyrë me një copëz xhami nga një pjatë e hedhur gjatë xhirimeve të filmit.

Citati nga “Kumbari”

Në një skenë nga filmi, një nga njerëzit e Tonit mburret se ka luajtur me Marlon Brandon. Ishte një aludim i qartë për filmin “The Godfather”, në të cilin Al Pacino luan djalin e Marlon Brandos, Michael Corleone.

Ideja origjinale

Ideja origjinale për të përshtatur më së miri “Scarface”-in e Howard Hawks në Majemin e viteve 1980, erdhi nga regjisori Sidney Lumet. Por kur këtij të fundit, iu kërkua një mendim për skenarin, Lumet tha se “e urrente kopjen e tij”.

Dështimet e Glenn Close dhe John Travolta

Al Pacino dëshironte që Glenn Close të luante rolin e Elvirës, por producentët e refuzuan atë si jo aq seksi sa duhet. John Travolta u takua me Al Paçinon në Nju Jork në vitin 1981 dhe i kërkoi që ta rekomandonte për këtë film. Protagonist i “Ethet e së shtunës mbrëma”, u konsiderua për rolin e Manny (Meni) Riberas. Sidoqoftë, u parapëlqye Steven Bauer.

Tregtari bolivian i drogës

Karakteri i Alejandro Sosas është frymëzuar nga Roberto Suarez (1933-2000), një trafikant i vërtetë i drogës boliviane, i cili luajti një rol të rëndësishëm në lulëzimin e trafikut të kokainës në vendin e Amerikës së Jugut.

Këpuca që bie nga helikopteri

Kur agjenti i dyfishtë, Omar Suarez, varet me urdhër të Sosas, këpuca e aktorit F. Murray Abraham, shihet duke rënë nga helikopteri.

Një binom i lidhur ngushtë

Al Pacino dhe F. Murray Abraham, kishin luajtur së bashku në filmin “Serpico” (1973) dhjetë vjet më parë.

Dhjetë vjet më vonë

Brian De Palma, do të xhirojë “Carlito’s Way” 10 vjet më vonë, në të cilin ai do të interpretojë me 6 aktorë që kishin luajtur më parë në “Scarface”: Al Pacino, Al Israel, Salangel Salazar, Jorge Porcel, Michael P. Moran dhe Caesar Cordova.

Skena e xhiruar nga Spielberg

Steven Spielberg dhe De Palma, kanë qenë miq që kur të dy filluan të bënin filma në mes të viteve 1970. Në kohën e xhirimit të “Scarface”, regjisori i “Peshkaqenit”, vizitoi setin dhe xhiroi fillimin e skenës, ku vrasësit e gjetur të Sosas, sulmuan rezidencën e Toni Montanës përpara se ta vrisnin.

Përshtati: Gazeta “Si”

8 komente në “Sekretet e “Scarface”: Nga qumështi pluhur në vend të kokainës, te incidenti Pfeiffer-Al Pacino”

  1. sa thell e zhyti ,
    si i cmendur mbas asaj Droge te bardhe
    apapapapapapapapapa
    e shkreta Hund c’ka heq thuj??
    Mikela Cibuku (bjondja Gjermane o e eger lol ! ) Pasanej ,bjondet te plagosin (mnigjoni mue jue )
    e bojn ❤️ te gjakoset ato lol,, apapapapapapaaa
    e temrreshme ?

  2. Bledi says:

    Ky eshte filmi qe ka futur me shume djem te rinj ne varr.
    Nga 15 deri ne 30 vjeç ne Shqiperi e kane pasur dhe e kanè idhull Tonin
    S po flas per Elvirat sepse ato ashtu si ne film kane ndèrruar dashnor mbas vdekjes te trimit.

    1. Miti says:

      Imazhi i Toni Montanes eshte simboli i llumit shqiptar te viteve ‘90, qofte dhe pa e pare filmin. Endra per Perendimin ku mund te jetoje ne luks pa u munduar u kthye ne zhgenjim sapo kaluan Adriatikun dhe u perballen me realitetin. Njelloj si Toni Montana shume nga keta te rinj shqiptare u kthyen nga nxjerrja ne trotuar e te dashurave dhe me pas te vajzave qe merrnin ku me mashtrim e ku me dhune nga Shqiperia. Por kjo rezultoi per shume nga keta me rrezik, sidomos gjate 1997 dhe me pas, ku shume prej tyre e paguan me koke. Etapa e rradhes ishte blerja e vajzave nga Moldiavia dhe Rumania, dhe orientimi drejt trafikur te droges, qe ishte akoma dhe me fitumprures dhe pa zhurme.
      Miti i « Toni Montanave » shqiptare ka helmuar rinine e sotme ku pjesa derrmuese enderrojne dhe jane te gatshem te behen pjese e ketij « biznesi ».
      Faj kolosal ketu ka dhe politika shqiptare qe nuk ka bere asgje keto 30 vite per te ndaluar fenomenin. Vetem ne 2020 u pa nje nisme e pare shume e dobet (OFL) qe eshte laeg rezultateve te deshirueshme.

      1. Gentile... says:

        Miti,

        perfekt .
        Kjo eshte tamam ajo qe moren aty nga ky film
        Toni Montana idhull i llumit .
        Shoqeri totalishte e degraduar .
        Shif Politikanet e nji vendi-(thot nji Filozof Suedez )
        dhe kupton
        cfar shoqeria ka ai vend .

      2. Badera says:

        Ke dhe nuk ke te drejte ne ato qe thua.

        Qe miti i Toni Montanes ka infektuar dhe demtuar rinine Shqiptare, kjo eshte e vertete, dhe jam mbi te gjitha dakord me pjesen e fundit te komentit tend.

        Vetem se keta Shqiptare me inteligjencen e majmunit e kan marr filmin mbrapsht sepse filmi tregon qartesisht tragjedine e asaj rruge.

        Nga ana tjeter Montana ishte njeri qe kishte kod nderi.

        Arsyeja sepse vdiq eshte se nuk pranoi te vriste femije. Toni Montana nuk merrej as me trafikim femrash.

        Ata vemjet qe trafikun femra Shqiptare ne vitet 90, jane versioni me i keq i Montanes.

  3. Miami says:

    film i prodhuar vetem per boten e trete ,njesoj si Rambo Andej i kane idhull keto lloj figurash

  4. Mantra says:

    Gazeta Tema cfare ka ndodhur me komentin tim qe ju e keni fshire ?

  5. Mantra says:

    Ju pelqen ju te redaksise Tema qe njerzite qe kane te drejte te shfaqin nje ide te pasur ne vete subjektin e redaksise tema ta hiqni nga komentimet sepse juve ju pelqen komente pa vlere dhe inferiore sic eshte edhe ky gazetar injorant qe ka lavderuar nje film qe nuk ka asnje vlere per te mbetur ne kujtesen kolektive te adhuruesve te kinemase a mund te ma cfaqni komentin tim i cili nuk ka asnje ofendim eshte krejtesisht e pa drejte ta fshini nga komenti une kam menduar dhe shkruajtur lirshem nuk jemi ne kohen e Enver Hoxhes as ne Kine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje