E quajti presidentin “idiot”, shkrimtari përballet me 3 vite burgim

23 Mars 2021, 09:42Lifestyle TEMA

Një shkrimtar dhe gazetar i njohur në Poloni mund të përballet me burg deri në 3 vite pasi ofendoi në rrjetet sociale presidentin polak Andrzej Duda.

Në muajin nëntor, në një postim në Facebook, shkrimtari Jakub Zulczyk u quajti “idiot” presidentin Duda duke thënë se nuk kishte arritur të kuptonte procesin zgjedhor në SHBA ku Joe Biden u zgjodh President.

“Joe Biden është presidenti i 46-të i SHBA-së”, shkruajti shkrimtari, duke shtuar se “Andrzej Duda është një idiot”.

Polonia e ka sanksionuar si vepër penale fyerjen dhe ofendimin e drejtuesve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të fesë.

Prokuroria tha se fjalët e përdorura në këtë postim në Facebook janë fyese dhe të papranueshme. Ndërsa shkrimtari Zulczyk u shpreh se akuzat ndaj tij i mësoi përmes mediave.

4 komente në “E quajti presidentin “idiot”, shkrimtari përballet me 3 vite burgim”

  1. Sara says:

    Qe Duda eshte idiot s’e luan as topi! Fyhet a jo po t’i flasesh ne emer eshte tjeter pune…

  2. ppa says:

    Ky shkrimtari polak shan sepse ashtu mendon; ndersa shkrimtari yne idiot K Memeti, qe paguhet vetem per te share, fundja ben nje pune per te cilen paguhet, nuk ka pse te denohet.

  3. Erdogan says:

    Ne Greqine e Lashte termi Idhiotis ishte shume i urryer per politikanet sepse nenkuptonte interesin personal.
    Tani gjithe bota i thote Idiot.
    Imagjinoni sa larte ka qene vleresimi i Vyrtiteve nga kritika per Veset.
    Cfare eshte ky “Ligj”!
    A jane Njerezit “te barabarte” apo jo ne shekullin e 21?

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Polonia vend demokratik ?!?! Te mbyllkan gojen me burg plako.. Antare e BE-se.. Hajde mendje hajde..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje