Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk habit sërish me vizionin e tij futuristik.
Ditët e fundit ai ka prezantuar një projekt se si do të duket qyteti i parë në planetin e kuq, i cili kohët e fundit është synim i eksplorimit të kompanisë së tij dhe NASA.
Projekti i qytetit të parë në Mars është realizuar nga studioja arkitekturore ABIBOO, e cila tregon se ai është vendosur në një rajon të planetit të kuq të quajtur “Tempe Mensa”.
“Qyteti i Nuwa është vendosur në shpat të një prej shkëmbinjve të Marsit dhe furnizohet me ujë të bollshëm. Terreni i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët, ndërsa ka qasje indirekte në rrezet e diellit”, shkruan kompania ABIBOO.
Krijuesit kanë bashkëpunuar me shkencëtarët për të plotësuar të gjitha gjërat e nevojshme që do t’iu nevojiten njerëzve për të mbijetuar në këtë planet.
Fantastike shkencor kemi lexuar shume. Mjaf.
Ky shefi i Teslas pati thene qe do te prodhonte kamione me bateri. Dhe tha se jane bere tashme prenotime. Deri tani nuk kemi pare ndonje kamion.
Te prodhoje se pari ate qe tha dhe pastaj te ndertoje fshatin apo qytetin ne Mars.
Ngjashem me vendbanimet nentokesore ‘kupa piti’ ne Australi.
‘