FOTOT: Anija gjigante bllokon kanalin e Suezit, kolaps në tregtinë e Europës me pjesën tjetër të botës

24 Mars 2021, 11:51Lifestyle TEMA
FOTOT: Anija gjigante bllokon kanalin e Suezit, kolaps në tregtinë e

Kanali i Suezit, kanali më i madh tregtar në botë është bllokuar nga një anije gjigande kontejnerësh e cila sipas dëshmitarëve u godit nga erërat e forta ndërkohë që po lundronte dhe dëmtoi trupin qendror të saj.

Incidenti ka krijuar kaos dhe pengesë për dhjetra anije tregtare që kalojnë aty. Autoritetet frikësohen për një situatë që mund të zgjasë me ditë dhe  kanë urdhëruar hapjen e kalimit të vjetër të kanalit të Suezit.

10% e tregtive botërore bëhen nëpërmjet këtij kanali që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe të gjithë Europën me Azinë.

Anija “Ever Given” krijuar në Panama ishte nisur nga Kina për në portin e Roterdamit në Holandë. Duke u kthyer anija u dëmtua dhe ngeci rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Me gjatësi 400 metra dhe gjerësi 59 metra, anija ka bllokuar të gjithë rrugëkalimin nëpër kanal.

Autoriteti i kanalit të Suezit tregon se është anija më e madhe e ngecur atje dhe po përdorin anije tërheqëse për ta lëvizuar. Nëse kjo metodë nuk funksionon ata do të duhet të lëvizin të gjithë ngarkesën prej 20.000 kontejnerësh nga anija.

Ekspertët thonë se operacioni për të lëvizuar anijen “Ever given” mund të zgjasë ditë pasi do të duhet edhe zhvendosja e sasive të rërës.

Mesatarisht në kanalin më të madh tregtar në botë kalojnë 51 anije tragtare në ditë.

13 komente në “FOTOT: Anija gjigante bllokon kanalin e Suezit, kolaps në tregtinë e Europës me pjesën tjetër të botës”

  1. Baliu says:

    Anadolu Agency: “Ever Given”? Ndoshta: “EVERGREEN”!!!

    1. Celo Mezani says:

      Mos u merzisni bre burra, se anija ka dy emra.
      E gjithe bota ka eshte bere lemsh me kete punen e emrin.
      Tek bashi i anijes (foto 3) emri eshte Ever Given, nese nuk e kam gabim, aty shkruhet emri zyrtar i anijes qe ka ne dokumente.
      EVERGREEN ndoshta eshte emri i kompanise.

  2. €€€ says:

    Nese ne lexojme ne foto emrin e anijes qe eshte Evergreen, atehere mund te na tregoje autori ku e gjeti emrin Evergiven ?

    1. ? says:

      Po te kishe pare foton nr.3 do ta kishe marre vesh se ku e gjeten Ever Given, qe eshte emri i anijes. Je dhjasur pak, po s’prish pune, pa qeder.

  3. Meti says:

    EVER GREEN dhe jo EVER GIVEN, emrin mos e shkruani gabim se kjo eshte anija konteiner me e madhe ne bote.

  4. Bledi says:

    shoku, sa per info qe mos besh edhe ti gabim. Anija e ka emrin Even Given ndersa EverGreen eshte emri i linjes detare te ciles i perket anija ne fjale. ndersa per madhesi, kjo nuk eshte me e madhja ne llojin e vet pasi ajo quhet Algeciras Class. ciao

  5. Tiranasi says:

    Its EVER GIVEN se late nom ?

  6. Hal says:

    Ever Given??????

  7. ADI says:

    ne bash shkruhet ever given ne trup evergreen

    1. ? says:

      Emri i anijes vihet gjithnje ne bash, ndonje here perseritet edhe ne kiç. Emri ne trup eshte emri i kompanise te ciles i perket anija.

  8. Realiteti says:

    Emri i kompanise qe eshte pronare e anijes eshte EVERGIVEN.
    Emri i anijes qe ka ngecur eshte EVERGREEN.

    1. ? says:

      Eshte pak si e kunderta or ti Realiteti me kokeposhte.

  9. Realiteti says:

    Ose e kunderta. LOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje