Momente të tensionuara ka patur javën e kaluar në studion e televizionit rumun “Antena 1”. Moderatorja Mirela Vaida u sulmua të premten gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, nga një grua e zhveshur e cila hyri në studio dhe hodhi një tullë.
“Më jep lekët”– bërtiste gruaja e cila ishte e zhveshur ndërsa drejtohej drejt modetarores.
Mirela Vaida thotë se nuk e njeh gruan, shkruajnë mediet lokale. Kur shfaqja rifilloi pas këtij incidenti, Mirela Vaida tha mes lotësh se ishte e tronditur, se kishte frikë për sigurinë e saj dhe se kohët e fundit ajo kishte marrë kërcënime në internet nga një person që e prezantonte veten si Magdalena Şerban, “kriminelja e metrosë”.
e inskenuar, po te kishte qene e papritur nuk do kishte patur kohe regjia ta mbulonte figuren aq shpejt