Sot, gjithë ditën, do të shahet Tinka

31 Mars 2021, 16:59Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

E çmuara Tinka, po të kërkojnë të të gjejnë; që në mëngjes po të kërkojnë. E ku dinë këta se ti jeton në një lagje popullore të Tiranës, diku shumë afër meje. Edhe po nuk të gjetën, sot do të të shajnë…

Pardje u shava unë dhe dy kolegë të mi. ‘Ti që shkruan ashtu, do ta shikosh në 25 prill kur do të vërshojnë demokratët; e ku do të futesh’, ishte njëra sharje.

Dje u shanë, kam përshtypjen, të gjithë. ‘Zonja e parë’ deklaroi mbajeni mend çfarë mund të mbani mend, se në 25 prill ‘do të fshihen të gjitha, godinat dhe ligjet që janë deri më sot’. Edhe ish shefi i SHISH, ndihmës i presidentit, kërcënoi sot se “gjithçka po mbahet shënim!’.

Para pak ditësh kanë telendisur Robert Ndrenikën, kanë prekur Dritëro Agollin në varr si ‘patriarku i këtyre’. Edhe Nënë Terezën nuk do ta kishin kursyer.

… Po ku do të fshihemi, e dashur Tinka; përveçse në popull ku jemi në atë lagje të vobektë? Ti e theve qelqin e gastares ku zakonisht rrinë butë- butë artistët e druhen të thonë ndonjë fjalë për fatet e kombit. Ti the sot në mëngjes se ‘kur përballemi me kohët më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”.

A qenka mëkat dhe zor i madh për të thënë të vërtetën kur pakica nuk ta do atë të vërtetë?

Kjo qenka më e vështira, të flasësh ndryshe nga pakica. Pakica ka guxuar këto ditë të shajë disa personalitete të kombit që kanë dalë ‘nga gastarja në fushë’ për të thënë një fjalë orientuese për kombin. Për politikën tonë post ’90 është hera e parë që ndodh të dalin artistët e mëdhenj kombëtarë; ndoshta edhe pse është hera e parë që pakica i frikëson dhe i rrezikon të gjithë.

Pakica politike kësaj here është ish- pushteti në periudhën më të zezë kombëtare të 3 dekadave të fundit. Edhe pse pakicë, ata shtiren si sundues, shajnë shumë, kërcënojnë shumë dhe frikësojnë shumë. Tirania e pakicës është më e tmerrshmja edhe në demokraci.

Kjo është e njohur botërisht. Një nga etërit e Amerikës, James Medison (president i 4-t dhe shkrues i Kushtetutës) “ndërtoi në Kushtetutë një seri mekanizmash ftohës që synonin të frenonin formulimin e fraksioneve të pasionuara, për të siguruar që shumicat e arsyeshme do të mbizotëronin”, venë re sot mendimtarët e kohës.

Duke e afruar këtu ku po ndodhin ngjarjet:

Pse e ka të vështirë Tinka Kurti të thotë atë që s’i pëlqen pakicës?! Sepse e ka shpallur ‘të ndaluar, ose të erdha në 25 prill) që të thuash fjalët e duhura për Edi Ramën që po lufton për të shpëtuar jetë njerëzish. Pakica që po shqyhet e lutet ‘ishalla vdesin sa më shumë’, do të të shajë pse flet mirë për të mirën e njeriut. Në maxhorancë jetojnë elitat dhe shpresat- ja kjo është.

Çfarë qenka më e egra: Të flasësh ndryshe nga pakica!

Kjo pakicë, ka mbetur pakicë sepse ka bërë dëme me shumicë kundër njeriut dhe kundër vendit. Ky është vitalitet i kombit, që zullumin e pakëson në minorancë. Më parë ka qenë  pushtet dhe shkaktar i luftës, i vrasjeve, i përçarjes së kombit, i korrupsionit, i grushteve të shtetit, i mizerabilitetit urban. Vitaliteti i kombit matet me atë që të keqen e vet ta mbajë në frè.

Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Rexhep Qosja…, veçse këtë po bëjnë, po u thonë njerëzve ‘kini mendjen’. Atë që bëri dikur Barush Spinoza, filozof Duch i viteve 1600 e ca. Një kohë si kjo jona do të ketë qenë edhe ajo. Ai doli në rrugë, vuri përpara stolin e okulistit dhe nisi tu pastronte syzet kalimtarëve. Ai s’ishte okulist, por syzet për realiteti duhen pastruar në kohët më të vështira.

Tinka Kurti, e adhuruara e kombit, që në mëngjes ka marrë sharje; deri në mbrëmje sa të mbyllet ‘banaku i pastrimit të syzeve’, kushedi se sa…

20 komente në “Sot, gjithë ditën, do të shahet Tinka”

  1. qytetar says:

    AntiVlerat kunder Vlerave.
    Fatekqesi qe gjithmone ks
    ndjekur kombin tone.
    Lul urime per Fitorjen !

  2. Astrit says:

    Tinka kurti dhe Roberte Ndrenikat jane ikonat kultures shqipetare,prandaj cdo sharje dhe ofendim ndaj tyre eashte e papranushme per te gjithe shqipetaret e ndershem.Hajvanet dhe budadhenjet do bejne punen e tyre dhe qente lehin per nje cope buke

  3. Astriti says:

    Bravo për të vërtetën e thellë dhe optimiste që thua dhe elegancën mjeshtërore të këtij shkrimi.
    E vërteta u jep të gjithëve guxim dhe frymëzim.
    Koha do ta provojë të vërtetën brenda këtij muaji.

  4. 1444 says:

    He per he Frrok, ne media ti je sharesi me i madh.

    1. Mondi says:

      Kur nuk i pelqen e verteta albanezi e quan sharje.?

  5. Na ruajt zoti says:

    Një grua zonjë…që e kupton se kush është njeriu i duhur për atdheun

  6. Berti says:

    Zoti Frrok, jam ne nje mendje me ju per cfare thua ne adrese te Tinkes, artistes te madhe dhe zonjes se nderuar. Tinka Kurti nuk doli sot rastesisht ne skene. Ajo ne skene ka nje jete. Ate e ka shtepine e saj, sic e ka Shqiperine, sic e ka gjithe populli. Por me qe e njoh , si shkodran qe kur kam qene femije, vlen te them se kam njohur familjen e saj, nenen e saj, zonje, babain plot mend, motren Pine , sportisten e paperseritshme, vellain Kolecin, novatorine njohur nga gjithe Shkodra, Antonin, vellain e saj te mrekullueshem, versnik me mua, talenti e humori i te cilet me shton deshiren per jete ne kete moshe tashme jo te re. Kam njohur bashkeshortin e saj, Palok Kurtin, te urtin e bartesin e traditave me te mira te familjes patriote shkodrane, deri edhe te mirin Zef, birin e sa te vetem. Te gjithe i ka marre Parajsa, por i kujtoj per te thene: Kur flet Tinka, flet e kaluara e saj plot atdhedashuri, kulture, miresi, e mbi te gjitha, fjalet e saj u duhen shkodraneve qe ta kuptojne vleren e jashtezakonshme perse ajo ne kete moshe i jep perkrahje pa asnje rezerve Edi Rames. Ajo e do Shqiperine ndryshe, dhe kete ndryshim po e realizon Edi Rama me partine qe drejton.

  7. raul says:

    Paniku i humbjes ka pushtuar qarte fytyrat e opozites duke filluar nga Basha, Mehdi gerdeci, Mesila histerikja, Nafije dybeku i leshelise, dhe Tit shkolleshumi. Po te shihnit sot nje interviste tek Fax news e strateges me shkolle te mesme me syte te capelyer, taman si sygerdoqe, veshllapushe, dhembet i dilnini si dhemb cakalli ne ekran , ne gjendje te lajthitur, te mjeruar dhe mundohesh te paraqiste situaten optimiste per lesheline. Por fytyra e hallakatur keq,tregonte qarte friken e madhe per humbjen shembullore qe do pesoje opozita rrugore me 25 prill. Per kercenimet nga goja e Habib Burgibes per prerje duarsh apo per te mbajtur shenim gjithcka , keto jane kercenime frikacaku per humbjen qe lexohet qarte ne fytyren e trularaskes, sygerdoqes, kembeshtrembetes, shalepiprres Kejdi dhembcakalles se leshelise.

  8. holta says:

    Te shahet gjigandja Tinka Kurti qe eshte NDERI KOMBIT eshte fundi i kesaj qe ka mbetur nga PD…
    Zoti Cupi jeni gjigand….

    1. mik says:

      Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika jane nderi i kombit si artiste, dhe pike. Kaq.
      Qe te dy keta aktore te medhenje te Shqiperise nuk njihen per gje tjeter.
      Nqs jam gabim, le te dale dikush dhe te thoje per çfar tjeter njihen ato ? Ne çfar fushe tjeter njihen ato qe ne duhet ti referohemi atyre per politiken dhe politikanet shqiptar ?
      Per sa i perket politikes, si njeri si tjetri jane ne nivel mesatar. Po te ishin me te zgjuar ata kurre nuk do ndyheshin ne politike.
      Statusi i tyre si nderi i kombit ne art, ka humbur shume. Dhe kjo, fale dikuj qe kujton se asht artist.

  9. I drejti says:

    Te lumte pena Frok Çupi. Dallkaukët, injorantet dhe çapaçulet vetem kete dine te bejne. Ka plot nga ata, shpresoj qe te jene pakice.
    Respekte per te nderuaren Tinka Kurti.

  10. Besmiri says:

    Ka bere filma me partizane kjo – nene pashakon fuck yours mothers me gjithe Artan e ask .

  11. Arber Iliri says:

    OPOZITA PD-LSI ESHTE E REZIKSHME SE ESHTE KRIMINALE.KUJDES O NJEREZ JANE ZGJEDHJET E NDARJES NGA E KEQJA 30 VJECARE.

  12. REZI says:

    Natyrshëm lind pyetja: po të bënte një spot për Lulin, do shahej? Ajo shpreh atë që ndjen. Janë shumë që mendojnë si ajo, por nuk flasin. Secili flet me votë. Dhe kush punon fiton.

    1. Lasgushi says:

      Tinka Kurti!!
      Nga grate me te mira te Shqiperise,akoma gjalle.
      Nga me te bukurat ne jeten e saj,me shume sharm,talent dhe simpatike.Si mundet te shahet nga surate si Sali Berisha,Ilir Meta,Monika,Mark Marku,Shpetim Idrizi,Dashi,Luli…etj.

  13. Tajari says:

    Me pelqen ku Frroku shahet per kete stil te te shkruarit.
    Respekte.

  14. L'imperatore Diocleziano says:

    Une jetoj jashte.do te vije e te votoj te ardhmen e vendit Tim, pa plehra, kriminel 24 gerdecar, pastaj do te largohem, por kam frik se keta qe do shporren do te hakmerren. Ruhuni njerez. Dermohini keta antishqipar me vota. T’ha mbyllim puseten nje here e mire. Keta jane me te rrezikshem se sa Covid.

  15. DinPak says:

    Me thene te drejten, une do te çuditesha shume nqs opozita nuk do t’i shante Tina Kurtin edhe Robert Ndreniken. Eshte gjeja me normale kjo qe ka bere opozita. Perfytyroni sikur ajo te heshtte ne kete rast. Shume nga njerzit normale qe jetojne ne kete Shqiperi, dhe siç thote Froku, perbejne shumicen, me siguri do te ndjenin nje medyshje per sjelljen e opozites dhe do te mendonin, “ç’paska bere vaki, mos valle, ka ndryshuar opozita dhe s’eshte me ajo e para”?
    Por jo, shyqyr zotit, eshte pikerisht ajo egërshana e perhereshme dhe e pandryshueshme.

  16. Flora says:

    Eadhuruara e kombit,?zonje shkruan nje tjater…!Javash , jo turrit.ka vleren e saj si aktore, sigurisht porper te qene Zonje kerkohen dhe norma te tjera: familja, respekti per burrin e shoqerine, dinjiteti etj.

  17. Kapeshi says:

    Ja kjo eshte opozita dhe qente e tyre.Keta nuk meritojne asnje vote.Te fyesh Tinken, Robertin do te thote te fyesh cdo ndjenje shqiptare.Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje