Burrat me sëmundje të arterieve koronare, të cilët përdorin Viagra për shkak të impotencës duket se jetojnë më gjatë dhe janë më pak të rrezikuar për atak të ri në zemër. Përfundimi ka dalë nga një studim i Institutit Karolinska në Suedi, i botuar në “Journal of the American College of Cardiology”.
Impotenca mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes kardiovaskulare tek burrat e shëndetshëm dhe trajtohet në nivel lokal me alprostadil, i cili zgjeron enët e gjakut në mënyrë që të ndodhë ereksioni ose me të ashtuquajturit frenues PDE5, të tilla si Viagra ose Cialis, të cilat merren në tableta oralisht para seksit, duke penguar enzimën fosfodiesterazën5 (PDE5) në penis për të rritur fluksin e gjakut.
Meqenëse frenuesit PDE5 ulin presionin e gjakut, ato më parë nuk rekomandoheshin për burrat me sëmundje të arterieve koronare për shkak të rrezikut të sulmit në zemër.
Sidoqoftë, në vitin 2017 Martin Holzmann dhe kolegët e tij zbuluan se burrat që e kanë kaluar një atak në zemër e tolerojnë mirë ilaçin dhe madje ai zgjat jetëgjatësinë dhe mbron nga infarktet e reja.
Studimi u krye me 16 500 burra të trajtuar me frenues PDE5 dhe rreth 2 000 të tjerë që morën alprostadil.
Studimi tregon se burrat që morën frenues PDE5 jetuan më gjatë dhe kishin një rrezik më të ulët të atakut në zemër, operacioneve për zgjerimin e enëve të gjakut dhe bajpasit sesa ata që morën alprostadil. Mbrojtja lidhet direkt me dozën, kështu që sa më e shpeshtë doza e frenuesit PDE5, aq më i ulët është rreziku.
Po s’na ke then ndonje gje te re more zotni, sepse s’eshte ndonje zbulim i madh. Ne fillimet a 2000-shit Viagra ishte nje medicin qe po studjohej per kurimin e semundjeve koronare dhe para se te dilte ne qarkullim, gjat fazave fillestare te studimeve te bera nga Pfizeri, studiuesit zbuluan se nje nga efektet ansore te Viagares ishte ereksioni penal, dhe keshtu fito famen qe gezon sot dhe qe i beri miliarda fitime gjigandit farmaceutik, Pfizer.
Yxhyyyym ,
Gelltisni Viagra
pithni femra ,
bojeni si ju a don qejfin
t’Ju forcohet zemra ?