Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e Kodër Kamzës.
Gjatë këtij bashkëbisedimi Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për ti dhënë fund krimit dhe padrejtësive.
Kandidati Mediu i ftoi qytetarët që të analizonin 8 vitet e kësaj qeverie dhe regresin që Shqipëria ka pësuar, gjë që tregohet qartë me emigracionin ku 74% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi dhe mbi 90% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen më.
“Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar mirëqenien dhe lumturinë tonë, na i ka falur Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng as te Edi Rama dhe te asnjë politikani tjetër.
Prandaj është momenti që të reflektojmë të gjithë, të majtë dhe të djathtë, sepse po jua them me bindje që Edi Rama nuk përfaqëson as të majtën, as të djathtën, por kultin e njerëzve të cilët nuk njohin asgjë tjetër përvecse korrupsionit, krimit, pushtetit per interesat e tyre korruptive.” u shpreh Mediu.
Mediu pohoi vështirësinë në të cilën gjendet vendi dhe rëndësinë e madhe që kanë qytetarët për të vendosur për të ardhmen, progresin dhe dinjitetin.
Ndër të tjera ai pohoi se shqiptarët meritojnë një kryeministër dinjitoz, që nuk shan dhe fyen por që mendon për cdo shqiptar dhe të mirën e vendit.
Ështe fatkeqesi e madhe qe nje parti politike e djathte,qe kerkon te vije ne pushtet te ricikloje ne parlament dhe me vone ne karrigen e qeverise nje individ si Mediu.
Nje individ me gjynahe te medha kriminale(krim kunder njerezimit),nje individ i korruptuar dhe i implikuar ne afera te renda,pas 25 prillit Minister i mbrojtjes,i brendeshem apo i drejtesise.
Nuk ka tallje me te madhe se kjo me shqiptaret
Nga varri 26 viktimat e Gerrdecit do ulerijne,do ngrihen nga varret dhe do protestojne ndaj vrasesit te tyre.
Drejtesia e re duhet ta ndale para se ky individ te ulet ne karrigen e deputetit.
Nje oferte e tille e ndyre,fyese,tallese dhe kriminale,e partise Demokratike,e forces qe do te vije ne pushtet,eshte e frikshme dhe e pranueshme per shqiptaret,ndaj duhet refuzuar dhe perbuzur .
Normalisht qe populli ty dote votoje per nje Gerdec te ri!
Po si nuk te vjen turp,o politikan leshi,qe je mare me te gjitha,me droge,prostuticion,mashtrim,trafiqe te c.do lloji,derisa i more partine Sabriut,pastaj u more me korrupsion te larte dhe kur te merte ne telefon ndonje bashkepuntor i vjeter,ja mbyllje telefonin,ti ben thirrje per vota,qe tani duhet te ishe ne burg
TURPI I SHQIPERISE!