Pas “Doktor vdekjes”, Tit Vasili i LSI kundër vaksinës kineze pas 'studimit' të situatës në Kili: Të veprojmë si Anglia

1 Prill 2021, 11:23Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka nxjerr disa të dhëna në lidhje me vaksinimin në botë, si dhe efektet e tyre në shtete të ndryshme.

Vasili bën një krahasim të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja në vende si Anglia që përdor vaksinat Pfizer Biontech dhe Astrazeneka dhe Kilit që vaksinon kryesisht me vaksinë kineze.

Sipas Vasilit rezultatet flasin qartë se efektshmëria e Pfizer Biontech dhe Astrazeneka është shumë herë më e lartë, sesa vaksinat kineze.

Vasili, është mjeku i LSI që del pas “Doktor Vdekjes” Sali Berishës kundër përdorimit të vaksinës kineze, duke studiuar situatën në Kilin e largët!

Kujtojmë se vaksina kineze ‘coronavac’, po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç

Postimi i Vasilit:

Faktet flasin!

Anglia perdor Vaksina Pfizer Biontech dhe Astrazeneka kunder COVID 19.

Rezultati Zero vdekje dhe Ulje drastike e rasteve te reja.

Kili vaksinon kryesisht me Vaksine kineze.

Rezultati ka Rritje Drastike te numrit te rasteve, te ngjashem me pikun e meparshem te pandemise.

Komentet e tjera po ju a le juve.

1 komente në “Pas “Doktor vdekjes”, Tit Vasili i LSI kundër vaksinës kineze pas ‘studimit’ të situatës në Kili: Të veprojmë si Anglia”

  1. I filluat sulmet ndaj Vaksinimit te Shqiptareve me AstraZeneca ( prodhuar nga Firma AngloSuedeze)
    duke e shpallur Te Rrezikeshme ,nderkohe qe sot keni kercyer ke Kinezja ,
    pa harruar Pellitjet tuaja ,
    mbi Vaksinen Ruse Putnik V ( qe sot eshte porositur ne disa Miljona cop
    per Gjermanine Austrine Italine etj vende te BE-se ) .
    Pafytyresia juaj eshte tashme e njohur nga shqiptaret .Ju jeni thjeshte funderinat posht Moralit tuaj
    dekantuar ne fund te Halese Kombetare .
    Me Vaksinat e skaduara qe Vasili pruri kur ishte ne Pushtet dhe fitoje Miljonat € per xhepin e vet ,
    duhet te merret Drejtesia e Kurvave ,me Doktorr Adhamudhin e shpelles , mutin e thate ,
    do merret koha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje