Nëse jeni të dyzuar për të votuar Ramën apo Bashën, vlerësoni si drejtuan Bashkinë e Tiranës!

2 Prill 2021, 10:39Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Kjo foto është bërë 35 vite më parë nga dritarja e shtëpisë time kur isha fëmijë. Jam lindur dhe rritur te parku Rinia, por që prej atëhere ka ndryshuar shumë dhe nuk njihet më.

Jam i lumtur që çdo mëngjes zgjohesha me diellin që agonte me rrezet nga mali i Dajtit dhe me pamjen më madhështore në të gjithë Shqipërinë.

Jam krenar për qytetin ku u linda dhe kalova jetën time. Mua më mungon Tirana e dikurshme por sot nuk dua të referohem nostaligjisë sime.

Tashmë Tirana është meteopol i 1 milion shqiptarve dhe jo i 100.000 tironcave autokton.

Sot Tirana prodhon 36 deputetë në parlament dhe ka nxjerr dy kandidat për kryeministra.

Sot Tirana po shndërohet në kryeqendrën e 10 milionë shqiptarve në Ballkan. Rama dhe Basha kanë qenë kryetar të Bashkisë Tiranë.

Të dy kanë qeverisur qytetin tim dhe kryeqyteyin tuaj. Rrallë herë një popull mund të jetë me aq fat sa të zgjedh mes dy personave, kur ata kanë ndjekur të njëjtën udhë.

Kryeqyteti është qeverisur nga Rama dhe Basha.

Votuesit shqiptar e njohin kryeqytetin e Ramës dhe kryeqytetin e Bashës.

Ata njohin veprat dhe dëmet.

Ata njohin ndryshimin dhe të shkuarën.

Ata njohin ngjyrat dhe errësirën.

Ata njohin punën dhe dembelizmin.

Ata njohin Tiranën dje dhe Tiranën sot.

Ata njohin premtimet dhe mashtrimet e tyre për Tiranën.

Mos u lodhni të lexoni programet e tyre për Shqipërinë. Mos lexoni as librin “Kurbani” të Ramës dhe as librin “Minsioni im” të Bashës.

Ju ftoj mos dëgjoni as fjalmimet e fushatës.

Dilni një shëtitje nga Stacioni i Trenit që nuk ekziston dhe deri te Parku i Liqenit. Në 3 km bulevard do gjeni veprat e Ramës dhe Bashës.

Kur të ndaloni te Parku i Tiranës uluni dhe gjykoni.

Do votoni Ramën?

Do votoni Bashën?

Do votoni asnjërin?

Nëse doni të kuptoni si do jetë Shqipëria nesër nga Basha apo Rama, shikoni si e qeverisën Tiranën dje.

Unë e kam bërë zgjedhjen time ……

9 komente në “Nëse jeni të dyzuar për të votuar Ramën apo Bashën, vlerësoni si drejtuan Bashkinë e Tiranës!”

  1. Vk says:

    Po te shohim tiranen, asnje nuk voton Ramen. Trafiku kaos, sheshe te pushtuara me pallate, projekte te degraduara, parkimi i hequr si ne rruget kryesore si ne lagje. Gjobat pa pik llogjike ne krahasim me rrogat. Hekurat para dyqaneve, mbyllja me dhun e pa dhune e bizneseve te vogla. Korenti e uji i trefishuar, po sherbimi jo. Shfrytezimi i pandemise per axhenden personale oligarke. I njejti njeri qe beri rrugen e durresit, bulevardin zogun e pare, sot thot sdua makina, po se nga do levizin mjetet qe paguaj 3 here taksen e rruges!!?? Te ben te mendosh, qe kush nuk punon te pakten nuk prish, dmth e keqja me e vogel. Ma fute 2 here esht faji jot, te treten po ma fute e kam fajin vet.

    1. heu bre says:

      Ca thua o PALLOSH!? Po ke te votojme kioskat buze Lanes, shurrtoren te Parku Rinia, apo ata qe prishen nenkalimin e Zogut te Ri?
      O DEBIL trupeshk!

  2. Zi e Zi me kete Spahi says:

    Ky na fton qe te mos votojme as per Lulin as per Ramen Po per Saliun. Dhe ky Kreshniku ka te drejte, se Sala, kur vinte i linte gjerat si ishin, pa prekur, nuk merrej vesh ku fillonte e ku mbaronte mandati i tij, uje i qelbur. Cfare shtoheshin ishin qebabtoret per kernacka dhe birre. Se kishte keq strategjine e demokracise ala Berishe, shqiptaret hanin e pinin qe te trulloseshin dhe gjin gjonet e spahite zgjeronin oborrin e sundimit te feudalit Berisha.

  3. ABC KORCA says:

    Ose shkurt e shkurt…
    Tirana dhe gjithe shqiperia ishin lule lulishte me parametra ndertimi qe edhe sot ne keto dite do i kishte zili zvicra e norvegjia etj
    Nje popull i degjeneruar nje popull i pakulturuar nje popull qe nuk do token e tij, e shkaterroi vendin e token e tij.
    Te tjeret, si ata qe ngjyrosen e si ata qe mavritosen jane pjelle e ketij populli
    Une e kam marre vendimin tim… Nderoni popullin

    1. aaaaa says:

      Ndroni popullin apo nderoni popullin,,jane dy kuptime te ndryshme.

  4. Fshatari says:

    Orientimi është i saktë, por më mirë do të ishte të bëhet krahasimi midis vrasësit dhe protestuesit punëtor.
    Në këtë rast unë e them troç dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm më 25 Prill 2021 të ndëshkojmë vrasësit e protestuesve paqësore, vrasësit e popullit të Gërdecit, vrasësit e 2 Prillit, vrasësit dhe bombarduesit e salikriminelit.
    Këta kriminelë kurrë nuk u ndëshkuan dhe nuk u paraqitën përpara drejtësisë.
    Njerëz të mirë! Si mundet që tu jepet pushtet vrasësve, pasanikëve të korruptuar dhe zjarrvënësve të Shqipërisë?
    Fitorja është e PS dhe e Edi Rsmës, jo e gjakpirësve, që kurrë nuk ndryshojnë.
    Luli po bërtet si salehu në 1990: “Shqipëria me ne fiton!”
    Atëhere ishte parrulla: “Me ne fitojnë të gjithë! Ne qeverisim, bota na ndihmon!”

  5. Fshatari says:

    Poshtë organizatat terroriste!
    Poshtë kriminelët me snaiper!
    Poshtë rrugeçërit dhe braktisësit e mandateve që u dha populli dhe dolën rrugëve!
    Poshtë politikanët kriminelë antiamerikanë dhe antieuropianë!

  6. goni says:

    po thote cojini ne pidh te motres te tre ,rama,basha,mona
    ashtu duhet bere po ky popull bythqir vesh xhaketen e dasmes e iken te votoje keta moterqira …mire tju behet …rrini se mire jeni me te tre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje