Nga Elez Biberaj*
Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik ku të respektohen plotësisht normat dhe proceset demokratike. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e një Evrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje.
Po ashtu, gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria, si dhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasje relativisht të lehtë te politikanët amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe senatorë e kongresistë të shquar kanë qenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësit shqiptarë dhe është njohes i mire i çështjeve shqiptare, veçanërisht i çështjes së Kosovës.
Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit të demokratizimit – shkelja e normave demoratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluar institucionet e pavarura, sulmet ndaj medias, parregullsitë zgjedhore dhe dështimi për të luftuar korrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesit amerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë ose mosgatishmërinë e politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë të përbashkët në çështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyre dhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekziston një hendek i madh midis deklaratave retorike të mbështetjes për reformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktual ndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqerta ndaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë të përballet me këto sfida.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë.
Është e natyrshme që në raste të tilla si 30 vjetori i rivendosjes së lidhjeve, vemendja të përqendrohet tek aspektet pozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohen disa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënë në provë serioze këto marrëdhënie.
Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi i një demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.
Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.
Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit.
Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze.
Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishme është thjesht e papranueshme për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisë do të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij. Qendrimet dhe veprimet e qeerisë dhe të opozitës ka të ngjarë të bëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Vështirë që administrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve të cilat minojnë normat, vlerat dhe institucionet demokratike.
Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan që sistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakord për një reformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur.
Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr si rezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformave ka qenë i ngadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në një kolaps institucional dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemit juridik – qasjen tek drejtësia. Mund të thuhet se operacioni kirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacienti mbetet në komë.
Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimit për të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjesht tepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdha këtyre përpjekjeve të reformës dhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet.
Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda.
Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që kanë shqiptarët.
Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për të mbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet për besueshmërinë dhe angazhimet demokratike të elitave shqiptare.
Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha të Shqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Periudha paszgjedhore duhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshje ndërpartiake veprimesh konkrete dhe të qëndrueshme për të trajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyer hendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë të qartë të ecjes përpara.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejta në mbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe në kritikat ndaj dështimeve demokratike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër të favorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetër më mirë se sa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhe për të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqen një proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjit dhe një qeverisje efektive dhe të përgjegjshme.
Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësit shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksionale, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.
*Pjesë nga Fjala në Konferencën për 30 Vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare 31 mars 2021
Shqiptaret ka ne adhuruar gjithnje Ameriken. Armiqesine me ta e kishte Enveri sepse edhe komunist edhe proamerican nuk shkonte…
A la ashte gjalle ky flliqesina e U.D.B
Nje sunit or shiit amico per nje amerikon!? Impossible!!!!
Perhere pas dores “miqsore” ne qafen e suniteve or shiiteve qendron “gishti’ ne kolotripida …….
Kete e dine mire birazeret e sunitoshqipfolesve iraniane,turq,palestins vec keta njethundrake qe kemi ne vatan nuk e dine, Koran dhe bajraku amerikon nuk shkojne!!
Si mundet te thuash nje PARTI kur ishte BERISHA ten thashe gje
BIBERAJ MIQ TE BERISHES DHE ARMIQ TE SHQIPERISE
Si e botoni kete kodosh ky eshte njesoj si berisha te udbasha
Si e botoni kete kodosh ky eshte njesoj si berisha te dy udbasha
Megjithse të kanë rënë dhëmbët, prap po han mut ti e bija e UDB-së Serbe dhe tani kurva e Amerikanve. Ti shkerdhata e shkerdhtave të Byberajve, duhet të kesh rrespekt për shokun Enver që nuk ti ka qirë robt ty e familjes tënde UDB-ashe. Ti o qelbësira e Byberajve, e ke mbajtur në ballë të oxhakut deri në 1998 fotografinë e liderit dhe idhullit tënd dhe të familjes tënde, Josip Broz Titos. Babai jot dhe ti keni punuar dhe punoni edhe sot për UDB-në Serbe, që në vitet 1948 e deri sot. Gazeta Tema, si gazetë e drejtë dhe patriotike Shqiptare,ka fëlliqur me mut faqet e sajë me publikimin e fjalimit tënd që ke mbajtur diku nga piçka e satëme. Ti Elez kurvë Byberi, sëbashku me spihunin tjeter të UDB-së Sali Shiqere Viçidoli, i keni shkaktuar shumë dhimbje popullit dhe tokës Shqiptare që 30 vjet. Jam i sigurtë që për krimet e juaja do paguani ashtu siç duhet para drejtesisë së popullit patriot Shqiptar….!! Ti tradhëtari Elez mut Byberi and Family, edhe pse je një agjent i vjeter i UDB-së, dhe prostitutë Amerikane, nuk do të kesh më kurrë fatin të spihunojsh në dyshe me Sali kopil Viçidolin, sepse në demokraci qënka e lehtë me u pa me njerzit që të merr malli….! Pt’huuu shkerdhatë serbie.
Elez Biberaj..ky Antishqipetare,qe na solli Sali Berishen…dhe po ky po e mbane…lol
Ptuuu,rasat berishisti,asnje fjale per tentativen e Saliut dhe opozites per te permbysur pushtetin me dhune Shkurt-Mars 2019,gjithashtu braktisen parlamentin.
Eshte vene ne levizje gjithe llumi berishist ne Amerike,duke perfshire dhe Elez Biberajn e famshem,ne mbrojtje te kriminelit Sali Berisha.
Elez jeni off side. Elez nuk kemi nevojè qè Ti tè na prezantohesh si njè demokrat, si njè shqipètaro-amerikan i suksesshèm, si njè ekspert e dashamirès. Shqipètarèt nuk adhurojnè amerikèn as prej teje e as prej e as prej daj Cam-it. Shqipètarèt tè ndodhur nè mesin e ujqèrve e çakallève ju drejtuan Amerikès dhe kjo deri nè L.II .Bot. Pas luftès kur populli morri fatet e veta nè duart e tija e kur Amerika bènte lojèn e Anglisè dhe tè fqinjève tanè, shqipètarèt mendonin mè shumè pèr bijtè e tyre qè ishin nè Amerikè e qè kishin sakrifikuar pèr Shqipèrinè si F.Noli, çektezi dhe jo pèr tipa si ballisto-zogistèt e si puna jote qè bashkpunoje me serbèt kundèr Shqipèrisè. Sa herè qè shqipètarèt kanè qènè nè vèshtirèsi serioze dhe tè braktisur nga europa, vèshtrimi i tyre i drejtohej patriotève dhe pèrparimtarève humanistè qè ishin nè amerikè, si Joseff Dioguardi e , Clinton , G.W.Bush,Biden. Amerika e njihte Shqipèrinè jo nèpèrmjet Qeverisè sè sajè por, nèpèrmjet zèrit tuaj, ndaj dhe Shqipèrinè e shkatèruat qè nga 2 Prilli i ’91, nè ’96-’97-’98, pastaj 2008, 2011. Ku nè tè gjitha tragjeditè ishte miku yt Salih Berisha !? Ti po na shkruan sot se demokracia nè Shqipèri èshtè nè rènie?!? Po si èshtè e mundur se demokracia pèson rènie kur drejton PS dhe kur drejtonte miku yt kishte ngritje?!? Kur qèllohen njerèzit nè sheshe e derdhej gjak, demokracia ngrihej dhe kur hidhej nè erè njè fshat i tèri e njè filo serb krekosej nè majat e shteti nè krah tè Berishès nuk kishte korrupsion. Etj, shokece tè tuajat zoti Elez, èshtè mirè qè tè shporresh njè herè e mirè nè tè satème. Jeni tè pa durueshèm dhe pèrgjegjès pèr shkarèrimin e Shtetit, tè dinjitetit dhe pasurisè sè shqipètarève.
Sy krimineli,sic eshte ne te vertete biberaj dhe me shume se kaq intrigant me se i ndyre.
Kyb flet po me ate gjuhe si me 1990-91.Per te komunizmi ne Shqiperi ekziston ende. Per te Shqiperia paska bere prapa !Kjo eshte revoltuese !
Prapa kane bere miqte e tij ” demokrate” qe u sulen te permbysnin pushtetin me dhune me 2019 , ashtu si dhe me pare me 1997-98.
Administata e Biden besoj se do ta shohe mire kete fryme antishqiptare ne disa qarqe te Zerit te Amerikes.Sepse edhe aleat strategjike edhe vend autoritare e diktatorial nuk shkojne bashke keto.Keto i mendon vetem Elezi, i cili ka ardhur koha , madje ka kaluar, qe te dale ne pension e te shohe punet e tij personale. Shqiperia nuk eshte ajo e vizionit qe ai perpiqet te shperndaje .
Ky flet po me ate gjuhe si me 1990-91.Per te komunizmi ne Shqiperi ekziston ende. Per te Shqiperia paska bere prapa !Kjo eshte revoltuese !
Prapa kane bere miqte e tij ” demokrate” qe u sulen te permbysnin pushtetin me dhune me 2019 , ashtu si dhe me pare me 1997-98.
Administata e Biden besoj se do ta shohe mire kete fryme antishqiptare ne disa qarqe te Zerit te Amerikes.Sepse edhe aleat strategjike edhe vend autoritare e diktatorial nuk shkojne bashke keto.Keto i mendon vetem Elezi, i cili ka ardhur koha , madje ka kaluar, qe te dale ne pension e te shohe punet e tij personale. Shqiperia nuk eshte ajo e vizionit qe ai perpiqet te shperndaje .
Ky njeri NUK e do Shqipërinë, por i shërben dikujt tjetër
Z. Biberaj flet si shqiptar apo si amerikan . Nuk e di se ke ka parasysh kur thote se si duhet ti bejme zgjedhjet. Mbase si ne amerike ku votat u vodhen dhe u manipuluan.? Po po u manipuluan kam degjuar nje amrikan shume me amerikan se zoti Biberaj. Ai quhet Donald Trump . Nese flisni si shqiptar ejani dhe ndihmoni demokracine e ketushme duke kandiduar per deputet, duke denancuar korrupsionin , duke kontribuar direkt dhe duka na mesuar ne te ketushmit si behet. Nese flisni si amerikan them se ke mjaft pune per te ritur standartin e zgjedhjeve ne amerike . Dhe per te mesuar amerikanet si behen zgjedhjet dhe si nuk kontestohen me arme duke hyre kongresin e atjeshem. Apo e keni keshilluar ju Trump -in qe te mos i pranoje dhe ti kundershtoje rezultatin e zgjedhjeve siç mesuat Berishen me zgjedhjet e1991 . Ju e mesuat edhe Trump-in duke i sugjeruar skenarin e 2 prillit 1991 ne Shqiperi ? Z.Biberaj me mire mos flisni fare . Gezoni ato qe keni dhe nxirrini shtitje qenin nese keni , dhe nese s’keni biljeni nje . Nese shqiptaret jane pro amerikan te jeni te sigurt se nuk keni aspak kontribut per kete gje. Nese keni ndonje kontribut keni per te kunderten d.m.th. qe nje pjese e shqiptareve te mos ta duan ameriken.
Z. Kapadai Mustaqelli ne Amerike shtiret si gazetar i paanshem sepse ashu ja do puna, apo kafshata ndersa kur vjen puna per te analizuar problemet e Shqiperise tregon anen e vertete te tij, qe eshte krrejt i paanshem, me i keq se nje gazetar i keq i PDse. Te rrofshin mustaqet o Z. Biberaj!
Gazetare i felliqur, bashkepunetor i te huajve, armiqeve te ketij vendi. Ky buiberaj e ka treguar vehten vazhdimisht se eshte kunder shqiperise dhe shqiptareve, prandaj me sa duket e kane aktivizuar kete pleh para zgjdhjeve. Me pare ku ishte apo po merrej me zgjedhjet e trapit ne amerike.
Ky felliqesire do te mbetet ne histori si armiku me i keq i Shqiperise dhe Shqipetareve. Ideollog i shkaterimit dhe grabitjes te çdo gjeje te aritur me djersen dhe gjakun e gjithe popullit. Ideollog i ligjit fashist 24/1 qe la pa pine qindra mijra Shqiptare dhe i detyroi keta te syrgjynosen nga syte kembet. ky bashke me pjellen e tij S.B kane qene gjithmone ne anen e regresit.
Populli Shqiptar di te dalloja shtetin MIK AMERIKAN nga keta mostra. Malkuar qofshin perjete.