Nga Spartak Ngjela
Bashkim Fino, nuk jeton më. Dhe me dhimbje më duhet ta them këtë…
Bashkim Fino, ishte një njeri i veçantë: kishte moral të lartë dhe edukatë të mirëfilltë qytetare.
Punëtor i madh dhe me optikë të lartë menaxheriale.
Tani nuk jeton më.
Por, si kryeministër, ai e shpëtoi Shqipërinë në trazirat e vitit 1997. Operativ, trim, paqësor dhe humanist: ai diti të drejtonte edhe shtetin, por diti që të jepte edhe optimizëm me logjikë të saktë kundrejt ndërkombëtarëve të shumtë që e shihnin me shumë shqetësim çështjen shqiptare.
Tani nuk jeton më.
Humbje e madhe për politikën shqiptare, njëlloj si dhe për familjen e tij.
Unë e kisha mik, dhe u miqësova me të jo nëpër lokalet e Shqipërisë, por kur ai ishte si drejtues, si kryeministër dhe si menaxher brilant i qeverisë që drejtonte.
Në luftë i patrembur;
Në punë, i palodhur;
Në fushata elektorale tejet popullor;
Dhe në jetë: i moralshëm, shoqëror dhe vetëm i drejtë.
Ti u largove Bashkim në një kohë kur duheshe shumë.
Të qoftë i lehtë dheu i atdheut tënd.
Te lumte avokat!
Avokat, bej gati edhe donje fjalim si di ti, per moterqirin e Vicidolit kur te ktheje tani shpejt kembet nga dielli, se qe tja nxjerrim kermen nga varri dhe tja zhdukim, mendojme ne!
Le qe kjo toke, si mban brenda kerma te tilla, qe e percelluan, e shiten tek greku dhe serbi, qe e vodhen dhe e lane me gjak shqiptaresh!
I vjell jashte.
Bravo spartak.
Ne kohen e Bashkim Finos ishe per 3 muaj minister i drejtesisë.
Aty e more teposhtën si politikan dhe si njeri.
Tash ke ngel si uk shurdh thona na malokët.
O Petrit, kam nje pyetje.
A ka kuptim jeta per ty pa pd? Pa lulin pa sulin??
Nese jo, keq shume keq, ska ku te veje me.
Ahh se harrova, mos u merr me Takun se ske lidhje me te fare, me beso !! ?