Një mandat i tretë dhe ja pse!

27 Mars 2021, 21:46Blog TEMA

Jona Dervishi

Fushata zgjedhore tashmë nisi dhe urojmë që të bitisi mbarë e pa probleme, paçka se e shoh pak me mëdyshje këtë të fundit, duke parë agresivitetin që karakterizon opozitën por që mund edhe ta mirëkuptojmë sepse vite të gjata pa akses në qeverisje e ka lënë gotën e zbrazur dhe “etja” është përvëluese.

Shqipëria edhe pse një shtet i vogël e pa tjetër me një mori gjërash që duhen rregulluar ka marrë gjithsesi pamjen e një shteti të paktën normal sepse më parë funksiononte si një xhungël e vogël ku shkeleshin me të dyja këmbët ligjet e të drejtat e njeriut dhe forca e ligjit shihej si një  barrierë që kalohej shumë lehtësisht.

Një ndryshim politik në këtë kohë do të ishte për Shqipërinë një kthim mbrapa në kohë, duke e kthyer sërisht në tranzicion dhe duke sjellë kështu destabilizim si ekonomik, si social, etj.  Ka ende shumë gjëra për të bërë dhe nëse sot vendosim të ndërrojmë qeveri nuk bëjmë gjë tjetër veçse ta dëmtojmë ose ta pezullojmë këtë proces zhvillimi që sapo ka nisur. Absolutisht ka dhe shumë e shumë për t’u bërë dhe mund të ishte bërë akoma më shumë, por siç e theksova nuk jemi gati për ta lënë në gjysmë diçka që po nis të marrë jetë.

Shqipëria nuk është më ajo e viteve 90-97 me militantë të paarsyeshëm, me njerëz që protestat i quajnë “hobby” për të thyer e shkatërruar qytetin” që po me taksat e tyre do ta rindërtojnë më pas. Shqipëria nuk është dhe nuk duhet të jetë më ajo, ku gjërat të zgjidhen me vandalitet.

Mandati i tretë i partisë në qeveri duhet të na demostrojë qartazi se do të bëjë fillimisht një “mea culpa” për shumë gjëra që nuk janë bërë dhe shumë gjëra që duhet të mos bëheshin dhe janë bërë, duke filluar që  me administraten publike, nga ku ka shumë ankesa për joprofesionalizëm, apo me shërbimin e jashtëm, që shumë prurje nga ata janë për t’i dërguar “jashtë orbite“ e jo jashtë shtetit per të përfaqësuar Shqipërinë”. Apo forcat e rendit, që më shumë preokupohen për të ndaluar njerëzit pa maska se sa ata që xhirojnë gomat me shpejtësi skëterrë duke na rrezikuar jetën e fëmijëve tanë. Ka problematika të ndryshme që pikërisht me mandatin e tretë Edi Rama kryeministër dhe qeveria e tij do të duhet t’i rregullojë. Vota jonë për Partinë Socialiste nuk duhet të jetë një votë prej militanti apo një votë për inat të opozitës. Aspak jo!

Duhet të jetë një votë besimi por edhe kërkesë llogarije për të çuar deri në fund misionin që të mund të themi një herë të vetme më në fund “po po, ky vend mund të bëhet”.

8 komente në “Një mandat i tretë dhe ja pse!”

  1. Adi says:

    Bravo vajze! Me pelqen qe edhe i ke dhene kritika me vend jo vetem servilizma sic jemi mesuar.

  2. Jimi says:

    Sic paske portretin paske edhe mendjen !

  3. Nji shkrim mjaft realiste per situaten politike ne Shqiperi .

  4. Tironci says:

    Shqiptaret duhet te votojn dhe kte 4 vjeçar PSn dhe Ramen qe mos e marin andertalet e shqupit pushtetin ta shqyejn kte vend nga vermoshi ne konispol siç din vetem ata e te na kthejn siç ishim ne 97ten , ne dhe te gjith pjesa gri qe esht me mendyshje dhe qe mendon qe nje forc e re politike duhet te vij ne kte vend me njerez te pergjegjshem dhe ti largojm politikanet 30 vjeçar dhe te bejm shtet me profesionist dhe atdhedashes , por ne 25 prill ne pjesa gri duhet te votojm Ramen qe ti japim shancin vetes dhe per 4 vjet te tjera me shpresen se nje forc e re si ajo qe deshirojm te duket ne horizont , Ramen ne shiptaret duhet ta votojm te ter ne kto zgjedhje se te pakten nuk esht njeriu qe shkaterron por njeriu qe mundohet me gjith muncit e veta per normalitetin ne kte vend , se po naj moren cubat antishqiptaret vandalet hajdutet e ruges durres kukes e 21 janarit te gerdecit te fajdeve te shitjes detit shqupistet me po ata hajdut qe lam 8 vjet para , kte vend e mori lumi , nese deri sot e 8 vjet iken hajdutet shqupistat simpatizantet e vet nga shqiperia se humben terrenin e anarshis totale dhe antishtetit , me fitoren e shqupit nuk do ngelet me kemb njeriu ne kte vend do na mari historia si populli qe hengri vetveten , do ngelimi si arixhit neper europ pa atdhe , ate qe se arriten dot kolaboracionistet dhe tradhtaret e kti vendi prej mijra vjetes kjo parti e frikshme me llumin e kti populli e bEn realitet , kjo esht esigurt se kan dhen prova .

  5. Loni pe Kolkondasi says:

    Te pakten 90% e komentuesve ketu shkruajne me mire dhe me me shume njohuri se zonja apo zonjusha. E vetmja vlere e kesaj duket bukuria qe i ka falur zoti.

  6. Durrsaku says:

    Komplimente per Jonen e bukur si njeri e bukur ne shkrim

  7. lavdosh says:

    nje shkrim qe nuk shkon pertej nje hartimi te shkolles se mesme.
    Policia qe nuk merret me xhirot e rotave te makinave dhe meret me maskat e covid19
    Ky eshte problemi kryesor i Shqiperise dhe arsyeja pse duhet te votohet Rama
    Cafre kishte ne mendje dhe me shume si Mero djali publikon medilritete te tilla

  8. Korcari says:

    Regullo mendjen moj cupe pastaj buzet e zogu i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje