Truku i Ramës me Damianin, si kurth për hierarkinë në lista

26 Mars 2021, 15:05Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Pakkush e kuptoi se çfarë do të ndodhte kur ngriti dorën të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar. Socialistët duartrokitën trukun e Ramës dhe Damianit sepse tek mungesa e koalicioneve panë shans për rikonfirmimin e vetmisë së tyre në pushtet për herë të tretë. Opozita, sipas refleksit të opozitave, që vrapon t’i thotë plaç cilësdo teshtime pushteti, akuzoi se përkundër premtimit, listat mbetën sërish të mbyllura. Por asnjëra palë dhe as pala tjetër, nuk kuptuan se kurthi tashmë ishte ngrehur: Kodi do t’i vinte në rradhë që të peshohen sipas votës që marrin individualisht.

Dhjetë vjet më parë, në zgjedhjet e 2009-ës, të parat pas ndryshimeve kushtetuese që shpallën Republikën Partiake të Shqipërisë, renditja në listë ishte pasaporta e vetme që nevojitej për të hyrë në Kuvend. I pari i saj ishte i sigurt në emërim si nëpunës politik i parlamentit të ardhshëm dhe mund ta kalonte fushatën në palestër, ndërsa i fundit mund të derdhte djersë plogështie në SPA sepse nuk kishte asnjë shans që të hynte në derën e Tempullit, siç e quajnë rëndom parlamentin.

I vetmi atribut i nevojshëm për t’u pasur në CV vetjake të kandidatëve ishte thjesht dhe vetëm afërsia me kryetarin listëhartues, i cili mund të ruante apo të thyente në mes karriera të konsoliduara në vite në rastin ose në rastin më të keq, kishte mundësi të vishte me kostum e kravatë çdo gomar mendja e formimi dhe t’ja afronte publikut si At të Kombit çdo bandit nga jeta dhe shpirti. Po të shihen se çfarë kanë bërë në vite deputetët e këtyre mandateve, mund të njihen emër për emër të gjithë hajvanët që e konsideronin veten politikanë. Dhe po të lexohet edhe heshtja e atyre që në vite nuk e hapën gojën kurrë në parlament, përveçse në zyrën e fiunancës së kryesisë së kuvendit, atëherë lista e Etërve qesharakë të Kombit bëhet e plotë.

Fakti i normuar kushtetues, i cili kushtëzon që atëherë se pushteti buron nga partitë, bëri të kundërtën e asaj që pritej: i mbylli partitë brenda kufirit të hapjes së ideve dhe kufizimeve të vetë kryetarëve. I bëri gjithmonë e më pak demokratike vetë partitë, i unitarizoi dhe i bashkoi rreth liderit, rrafshoi çdo tendencë diversiteti dhe e shndërroi spektrin politik në vend, në një dok të vjetër kinez, nga ata që varfëria e komunizmit të djeshëm, i vishte të gjithë shqiptarët njëlloj.

Dhjetë vjet më pas, situate ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Edhe pse jo në masën e duhur, ka lëvizje në drejtimin e duhur. Tani, në teori, edhe numri fundor i listës së Tiranës ka shans të mposhtë renditjen dhe të hyjë në Kuvend, ashtu siç teorikisht, edhe numrat një të listave në Shkodër, Fier, Elbasan, Durrës, Korçë apo kudo tjetër gjetkë, mund të mbeten jashtë Kuvendit. Lista e socialistëve ka edhe një veçori që e bën atë të dallueshme nga kundërshtarët; drejtuesit e qarqeve apo dhe emra të rëndësishëm të saj, në shumicën e rasteve duhet të thyejnë listën për të hyrë në Kuvend.

Në Tiranë Majko e Kodheli, të dy ish-ministra mbrojtjeje, duhet të bëjnë fushatë sulmi, kurse Xhafaj do të duhet të shohë sesi puna e jetës së tij, Reforma në Drejtësi, do të jetë një nga kryefjalët e kësaj fushate që është gjithashtu beteja e tij e jetës. Rama vetë në Durrës, Balla në Elbasan, Beqja në Shkodër e të tjerë, kanë shansin praktik që votuesi duke bërë renditjen e preferencave të tij, t’u japë biletën që Rama e lexoi me parimin e basvënësit të vendosur, fiton kur guxon dhe hera e tretë është basti vendimtar, të gjitha për të gjitha!

Listat gjysëm të hapura kanë përmbysur skenën politike. Kanë zgjuar nga letargjia të fjeturit dhe kanë ka lënë pa gjumë gjithë ata që mbyten në qullin e tyre me gjithë qimen e të tjerëve: ato  kanë shkundur ata që ngatërrojnë peshën e karriges së deputetit me rëndësinë e të ndenjurave vetjake dhe kanë tronditur gjithë ata të tjerë që nuk dinë të dallojnë teshtimën nga orgazma. Individë që janë thinjur me mandatet e njëpasnjëshëm në parlament, personazhe groteskë lokalë që betohen për rezervuarë votash vetjake, kryetarë partish tradicionale pa zëvendës në partitë e tyre e gjithfarë torrollakësh të lezetçëm, por të padobishëm, memecë që dinë të numërojnë deri në dhjetra milionë euro, por që nuk i rendisin dot bashkë të gjitha gërmat e shqipes, kanë zbritur sot në fushë dhe kërkojnë vota vetjake. Deri dje, të gjithë ata që i shfajësonte nga vesi i gjuetarit: në gjueti, në dashuri dhe në fushatë gënjeshtra nuk është mëkat, sot janë preja e publikut të tallur seriozisht prej vitesh. Tani është rradha e tyre të bëhen preja perfekte e talljes që e ngriti si kurth, për llogari të Ramës, Damiani i zgjedhjeve.

4 komente në “Truku i Ramës me Damianin, si kurth për hierarkinë në lista”

  1. & and $ says:

    Nuk mund ti shtosh asnje fjale shkrimit. Prefekt. Na beri te qarte faktin qe nuk e kemi ditur qe Kushtetuta deri ne vitin 2008 paska kushtezuar qe pushteti buronte nga sovrani, ndersa me ndyshimet e 2008 pushteti buronka nga partite (me sakte nga kryetari). Asnje fjale per dy burrecat qe e bene kete ndryshim. Falenderojme Zotin qe ato te dy nuk jane me ne politike. Mund te shtohen vetem dy fjale ne frazen “mund te njhen emer per emer te gjithe hajvanet qe e konsiderojne vehten politikane” duke e bere “mund te njhen emer per emer te gjithe hajvanet qe e konsiderojne vehten GAZETARE, ANALISTE dhe politikane”. Artikullshkruesi te shprehet mbas 25 Prillit kur te bind vehten qe listat nuk jane gjysem te hapura, por nje perqind te hapura pasi as dy kandidate nuk do arrijne te thyej URDHERPAGESAT (listat) E KRYETARVE. SINQERISHT NUK E KUPTOJ PERSE E SHAJNE ENVERIN KETO BOSAT-PRONARE TE PARTIVE. MBASE DUAN TI NGJASIN E NUK ARRIJNE.

  2. qytetar says:

    …Lopa dhe i burgosuri…..film para 90 ”
    Ky eshte si ato….
    Qe te marrin pagen duhet me ba diçka.
    Per shembull :
    Me gjujt me gure kush kalon ne rruge.

  3. JAFUT DERIRRËZA says:

    PD-ja, gjithë kuadrot që ka, të gjithë i ka KARLOQA, pa përjashtim, duke filluar nga Luli Basha e duke mbaruat tek portieri i kesaje gërmadhe politike.
    Kujtojnë se duke dalë në TV, duke sharë qeverinë e duke u fryrë e rrahur gjoksin para e pas grave të PD-së, do të fitojnë pikë e rrëzojnë qeverinë.
    Me Salianj, Gaz Bardh ylberi, Gridë, Voksh, Ndokë, Bumç, Gjek e Mark, e rrapa e krapa, e urva e turva të tjerë, do të fitojë kryebudalla Luli Basha ?
    As mos ti gënjejë mendja ndonjeherë. Kurrë në botë. Do të kalben duke ngrënë mut në opozitë.
    .

    1. Niko Shpiragu says:

      Sinqerisht, une deshiroj te ndodhe ashtu si thoni ju ne koment. Por une jam skeptik dhe ndoshta me shume se duhet mbasi parashikoj dhe e ndiej se keta hajvanet( me plot kuptimin e fjales) e PD do te vijne ne pushtet sepse ata do te bejne rremuja e gjullurdi te medha deri ne vrasje ne te kundert. Dhe mos e harro se ata kane si mbeshtetje edhe naziskinet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit qe do te jene ne ndihme te tyre per te bere edhe masakra ne se PD e LSi nuk i vjedhin dot votat e fiton PS. Ne rastin me te mire te ketyre hajvaneve dhe me te keqin e popullit, ata mund te ndihmohen edhe nga perendimoret me forcat e tyre qe do te vijne me 26 Prill gjoja per stervitje. Mendoj se ata do te ndihmojane hajvanet e Sali Berishes qe ai te vije prap ne pushtet, ne se populli nuk e lejon ate me vote te ligjeshme. Mos harro se Basha eshte nje lolo e do te sherbeje si marionete e Saliut. Sali Berisha eshte agjent i vyer i Perendimit dhe ata do perpiqen ta sjellin ne fuqi. Qofsha shume i gabuar per kete qe po shkruaj dhe kerkoj falje qysh tani ne se jam gabim. Une dua qe zgjedhjet te jene normale dhe te fitoj ajo pale qe ka me shume vota. Le te shpresojme per mire, por prap duhet te jemi te pergatitur se gjerat mund te marin drejtim jo te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje