Edhe bashkëpunëtor i Sali Berishës, edhe anti-komunist, edhe anti-korrupsion, nuk shkon

24 Mars 2021, 18:58Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Ka disa vlera që nuk mund të qëndrojnë dot bashkë: është paradoksi i paradokseve t’i kesh shërbyer politikanit Sali Berisha, si këshilltar, vartës, ministër, shok partie dhe sot, të shitesh si dashurues drejtësie, barazie, legaliteti, barazie tregu, barazie gjinore, të vërtete, ligji, atdhetari apo edhe antikomunisti, sic disa duket se kanë ndërmarrë të duken sot.

Duke parë sistemin korruptiv të prishur deri në bërthamë, nepotik, antishtet, klanor e fisnor, që Sali Berisha ka ditur të ndërtojë si i vetmi rezultat i karrierës së tij politike, megjithë zemërgjerësinë e pafundme të shqiptarëve për t’i besuar dhe ribesuar (pavarësisht gabimeve fatale të tij), sa i besueshëm është sot një bashkëpunëtor apo ish-bashkëpunëtor i ngushtë i këtij politikani jetëgjatë?

Fakti që Berisha dhe të tijët, edhe sot e kësaj dite, janë të pandëshkuar për krime që në botën e qytetëruar do të rrënqethnin çdo gazetar, shoqëri civile, qytetar e fshatar, malësor e minator, artist e zejtar, falë një sistemi Drejtësie të cënuar e dëmtuar qëllimisht, që njerëzit të mos dallojnë e kuptojnë, nuk i krijon asnjë alibi ish-bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që e kanë parë, e kanë dëgjuar, e kanë ndihmuar, e kanë mbuluar dhe vazhdojnë të heshtin edhe sot. Kanë mbyllur gojën. Nuk ndjehen të gjallë të flasin për korrupsionin që e panë dhe e shohin përditë në pasuritë përrallore pa asnjë justifikim.

Heshtja politike e mediatike, prej varri, që ka mbuluar jehonën e dy investigimeve të Report TV dhe Shqiptarja.com me dokumente dhe fakte mbi skemën e qartë të korrupsionit të ngritur nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij, në të vërtetë ushton. Kjo, është heshtja më e zhurmshme që mund të ketë ndodhur në një media shqiptare pas tranzicionit.

Ish këshilltarë, ish-bashkëpunëtorë e bashkëpunëtorë të Berishës, të kastruar e të pamundur të komentojnë krimet e një njeriu që është akoma sot ndikues, që mban peng të dëshirave dhe interesave të tij dhe familjes, një parti të tërë, një opozitë të tërë, janë “vetëshpikur” antikomunistë. Po bëjnë sot, atë që askush prej tyre nuk e ka bërë këto 30 vite. Janë sot, ata që kur shihnin shkrimet e para “Dossier” të Dashnor Kaloçit në “Gazetën Shqiptare” të Carlo Bollinos në vitet ’90, që tregonte histori e marrëzi të Diktaturës, skandalizohesh e sulmonin.

Sot, kjo masë shërbëtorësh dallohet: Papritur, po shihet të tregojë se sa e urren komunizmin vetëm në 2021-shin. Tregojnë si e luftonin edhe pse ishin 5, 10, apo 20 vjec. Dallohet kjo masë e dëshpëruar që flet për atë të shkuar, se nuk guxon as të përmendë, as të distancohet nga politikani që nuk e ka çarë kokën fare as të fshehë miliardat që ka vënë ai dhe fëmijët e tij, duke shfrytëzuar deri në kockë një Shtet.

Nëse sot ju qëllon të takoni këta “antikomunistë”, “antikorrupsionistë” e të tjerë “istë”, ta dini, e bëjnë se nuk flasin dot për çmendurinë dhe korrupsionin e Sali Berishës, njeriut më të talentuar antiligj që Shqipëria ka para ndonjëherë që nga kohët e regjimit komunist.

22 komente në “Edhe bashkëpunëtor i Sali Berishës, edhe anti-komunist, edhe anti-korrupsion, nuk shkon”

  1. Antoneta says:

    O te lumte kjo dore. Jane shtuar shume kohet e fundi dhe njerez qe nuk ka bezajte fare mbi kete teme

  2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Ata Jane antikomunistë, aq sa ishte Stalini demokrat.
    Sali Qeni, komunist i flaktë, me idhull Enver Hoxhën, te cilin e ka kopjuar ne te gjitha metodat qe ndjek, ka fytyre te flasë per antikomunizem.

  3. Ndroqi says:

    Nuk flet askush,sepse kazani mediatik eshte vene ne sherbim te Sali kriminel Berisha,shikojini si shkumbezojne cdo nate neper studiot tv ne mbrojtje te detashmentit kriminal te Saliut,pd-es.

  4. k says:

    Diktatura ishte ligjore sepse ligjet ekzistonin edhe pse formale.
    Ligjet per të vjedhur,korruptuar,grabitur partizanin,gjykatësit degjenerata ,etj
    nuk ka asnjë ligj,për këtë arsye duhet varur në litar (importi) sepse shqipëria nuk prodhon as litarë.

  5. Dee says:

    Beni nje krahasim midis Alba Malltezit dhe Flutira Açkes?.

    1. REALE says:

      Dee, Mos ! Sinqerisht keto dite qe Flutura eshte prononcuar neper televizione me eshte dukur e droguar, me ata syte e mbyllur duke shikuar tavanin kur fliste. Valle eshte ashtu apo ka semundjen e Berishes?! Nuk behet krahasim dhe jane aq larg sa eshte qorri nga drita.

  6. Tomi says:

    O Alba ca e ke Jamarber Malltezin? Apo te gjithe e kan nje budalla ne fis?

    1. Kacaku says:

      Asgje se ka ….. Dhenderi i Saliut nuk ka kushurinje dhe te afermit njerez …. po do te kerkosh parardhesit dhe pasardhesit, kushurinjte dhe te afermit e Jamarber Malltezit duhet te shkosh ne kopshin zoologjik te orangotagove ….atje jane kushurinjte e Jamkarit …….pe ti zotni Jamarberin ose Jamkarin e njejta gje eshte gjate gjithe jates se tij te sillej si njeri ???? Se une jo …..nje njeri qe shkel mbi nje njeri tjeter per fitime rsonale nuk eshte njeri por kafshe ……bile kafshe e rezikshme ……tung

  7. Turi says:

    SHKRIM SHUME I SHKURTER KU I THOTE TE GJITHA .
    KAM BIDJEN E PLOTE MOS TE GABOHEM SE TE BEHET CDO VIT REFERENDUM BASHKE ME SHQIPETARET E LARGUAR PER TE NA UDHEHEQUR E DREJTUAR TE HUAJT DO KISHTE NJE POOOOO TE MADHE .
    AQ E RENDE DHE E PA NDREQSHME ESHTE BERE CDO GJE NE KETE VEND SA NUK DUKET DRITE NE FUND .DO ISHTE TREGUESI ME I MIRE PO TI JAPIM NJE MESIM SA JEMI NE KOHE TE MOS DALE ASKUSH TE VOTOJE .
    TE BEJME NJE HERE TE VETME NJE GJE TE ZGJUAR PAS KAQ KOHESH DHE TI JAPIM BOTES SE QYTETERUAR NJE MESAZH QE TA MARI NEN KUJDESTARI KETE VEND E KETE POPULL QE PO VAZHDOJME TE JEMI KAQ DEKADA PA IDENTITET.

  8. GJINI says:

    Shum i goditur ky shkrim z , po a e lexojn ata te SPAKut
    Se kane ne dore te bejne drejtesi apo vetem rrogen e duan te larte
    Dhe nuk duan te rezikojn per drejtesin ku jan zgjedhur te bejne

  9. arben says:

    nje bravo te madhe per Alba Malltezin

  10. Jimi says:

    Te lumte! Derri do plumb e jo pambuk!

  11. George says:

    Bravo, Alba Maltezi! Por per qytetaret shqiptare, Sali Berisha ka nje merite te madhe:
    sa te jete ai ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, Partia socialiste dhe Edi Rama do ta qeverisin Shqiperine.

  12. Artan says:

    Nje nga pak gazetaret qe meritojne respekt ne Shqiperi.

  13. Pokeristi says:

    Te lumte zonje!Mbetet nje nga çudite e pabesushme qe demaskimi mbarekombetar,mosndeshkimi ende i antishqipetarit me te rrezikshem deri me sot.
    Kete koke kemi,ate kapele meritojme.

  14. Jurgeni says:

    Shkrim perfekt, me duket sikur ta kisha shkruar vet.
    Madje une e kam bindje te plote se ai eshte njeriu qe krijoi frymen antishtet ne shqiperi.

  15. Penicilina says:

    Po te mundet ndonje “anal-ist i pavarur” si abiloqja, babaleshramo,tos lubomir, gjelmarka, apo ndonje tjeter i pavarur te thote nje fjale jashte kornizes se percaktuar nga salihi, e di vete se si valon dordomuzi emrin e babes, emrin e mames emrin e gjyshit dhe perfundon ne ndonje gjueti peshkimi aneles lumenjve.

  16. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Ja pra moj Malltezja, ke Edi Ramen ne pushtet prej 8 vitesh dhe Sali Berishen pa kurrfare imuniteti fare!
    Ke 8 vjet pushtetin me te korruptuar me varferine e Borxhin Publik me te lartin e 30 viteve
    Ke numrin rekord te braktisjes vendit nga rinia
    Ke 8 here deshtim me 8 vite te hapjes se negociatave me BE
    He pra moj Malltezja dhe kushdo qe masturbohet pas saj, kush eshte Bashkepunetori Korrupsionit ketu? (se sa per anti-komunist kemi kreun e Rilindjes me Gramoz Rucin samar mbi kurriz)

  17. Lomy says:

    Pas 8 vjetesh te rames ne pushtet, u kujtua bolinua qe sondazhet nuk jane mire dhe po qan per pak drejtesi per salen.. Ne ka budallenj qe te behen viktima te ketyre kllouneve bujrum thote kjo.
    Thuaji “miqve” te burrit nga matane detit te hapin dosjet me mire, leri shqiptaret rehat se boll i perdoret sipas hallit tuaj te rradhes..
    Edhe mos ki merak shume se bashke do behen prape pas zgjedhjeve antikomunisti me antinormalin, dhe berisha do vazhdoje te zhvleresohet. E ka kujdes tjeter kush…

  18. Labi i zemeruar says:

    Respekt ,falenderim dhe mirenjohje per kete pene te shkelqyer te gazetarise shqiptare.Megjithese eshte sulmuar jo pak se bashku me te nderuarin Carlo Bollino kjo zonje i ben nje nder e sherbim te madh shqiperise e popullit te saj,sepse synon ti mbaje gjalle kujtesen dhe te sjelle te fresketa ne shtyp krimet e Salih Berishes,agjentit te shumepermendur te UDB-se dhe te gjithe sherbetoreve,bashkepunetoreve,puthadoreve e kamikazeve te tij,pavaresisht postit apo funksionit politik apo shteteror me te cilin kamuflohen ata.Te fgjithe keta anti-komuniste,anti-rame,anti-korrupsion e anti-krim dalin si bubuqer ne Tv cdo dite e behen aq te urryer per publikun e shendoshe me deklaratat e tyre gjoja kunder cdo gjeje qe degjojne apo qe propagandojne por vetem per kriminelin 30 vjecar vicidolas nuk kane thene e nuk thone asnje fjale .Perse? Si ka mundesi qe digjen kaq shume e fryhen si lafshe kaposhi fjala vjen per kandidimin e Bozos,Comos , per Doshin apo per ndonje afere korruptive dhe nuk ndihen per te gjitha krimet qe ky bandit,tutor i krimit e i korrupsionit ne kete vend nuk prononcohen? Sigurisht qe nuk presim qe te pergjigjen anal-listet e tipit Lubonja,Peka,Bushati ,Zheji.Lesi etj etj ,nga te paguarit nga SHQUPI apo nga PRESIDENCA E SHPK-ja e tyre por njerezit e kuptojne aresyen.Ata ,paperjashtim kane ngrene nje luge corbe te prishur gjate rruges dhe jane te detyruar te bejne lojen e tyre te preferuar e te zbatojne udhezimet e tyre.Perndryshe do denonconin dhe krimet e korrupsionin mamuth te Berishes e familjes se tyre qe nuk e kap fare kandari.Berisha e Meta kane kapur ne shumicen e tyre median shqiptare dhe e financojne fuqishem ate qe te pastrojne sado pak figuren e tyre te degjeneruar e kriminale qofte me shkrime e qofte me prononcime publike.Eshte per kete aresye qe pena e zonjes Malltezi,krawhas shume gazetareve te tjere dinjitoze si Viktor Malaj,Minxhozi.Pata,Baze,Bollino etj loz nje rol te rendesishemne demaskimin e nje prapagande te tille te shtirur dhe nxjerrjen ne drite te krimeve e korrupsionit te tyre.Kjo eshte aresyeja se perse me gjithe demnoncimin e Report TV-se te aferes se klubit Partizani apo te krimeve e korrupsionit te Berishes e te firmave te tij banditeske nuk ka prononcime e kalohen ne heshtje nga nje pjese e mire e shtypit dhe e mediave televizive te blera nga ky padrino i krimit ne kete vend.

  19. p.m.p. says:

    Eh, moj e nderuar Alba.
    E si do ishte ndryshe kur mbasi lindi levizja per ndryshim ne Shqiperi, kjo levizje u drejtua nga sekretari i PPSH-se duke manipuluar dhe me ane te levave te tij vendosi ne krye te saj nje intelektual te pa njohur nga publiku i gjere, por te mirepergatitur dhe te njohur vetem nga ai, nje intelektual komunist i regjur dhe karrierist pa din e iman, nje manipulues, karrierist i keq, i rritur dhe edukuar si bishe pylli dhe genjeshtar qe nuk ja gjen shokun ne jo ne Shqiperi, por as ne Indi e Bangladesh.
    Nje pjese e mire e popullit i thuren lavde ne ato fillime dhe shperblimin e mori i gjithe populli me firmat piramidale e shkaterrimin e çdo gje qe kish ngritur me mund e djerse. Shperblimin e moren edhe pronaret qe u kthyen “Në Ish Pronare”, sepse manipulatori komunist, ashtu si babai i tij ideologjik, diti te manipuloje edhe midis tyre.
    Sot, ai ka manipuluar shume te ashtuquajtur “Gazetaruce analiste” te cilve u hedh pa kursim “buke te embel per ta” por e cila eshte e helmuar per Popollin, prandaj mos prit nga keto Medja Genjeshtare dhe manipuluese te jene pro popullit. Keto medja “lehin” atje ku hane ndonje kothere. (Kaq per kete radhe).

  20. Patrioti. says:

    Eshte krim te votosh lulzim bashen, vota per bashen
    eshte vote per saliun kaq e thjesht eshte.
    Respekte per shkrimin Alba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje