Nga Alfred Peza
Opozita shqiptare është duke zhvilluar një nga fushatat më të çuditshme elektorale në historinë e tri dekadave të fundit të pluralizmit shqiptar. Një fushatë që për nga kontradiktat dhe kundërthëniet e hatashme të ngërthyera brenda saj, e cila me këto ritme me siguri që në fund do të meritojë vendin e nderit në librin e rekordeve “Guinness”.
Vetëm një opozitë si kjo jona mund të ulërasi për 8 vjet me radhë se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar Edi Ramën dhe del me dy lista të ndryshme kandidatësh për deputetë në zgjedhje.
Vetëm një opozite si kjo që kemi në Shqipëri, i ndodh që liderët e saj në vend të sfidojnë kreun e mazhorancës, janë në kulmin e një dueli kundër njëri tjetrit brenda llojit. Ilir Meta dhe Lulzim Basha më shumë sesa të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën, nuk po lenë gjë pa bërë për të sfiduar njëri tjetrin, me të vetmin qëllim: Jo se kush do e qeverisë Shqipërinë pas fitores së 25 prillit, por se kush e kush prej të dyve, do ta udhëheqi opozitën pas humbjes!
Vetëm një kandidat për Kryeministër si ai i opozitës sonë mund tia lejojë vetes luksin që të caktojë zonat konkrete që do mbulojnë kandidatët e tij për deputetë, pak orë përpara fillimit të 30 ditëve të fushatës zyrtare elektorale. Ndërkohë që kandidatët e mazhorancës kanë disa muaj që punojnë në hapësira elektorale qartësisht të përcaktuara prej kohësh, duke patur kontakte vijuese me elektoratin i cili tashmë pothuajse e ka marë vendimin për votën që do të adresojë. E ta mendosh se Lulzim Basha kishte premtuar plot një vit më parë, që do ta bënte këtë hap, që ende nuk e ka hedhur!
Vetëm një opozitë si kjo e jona mund të përfshijë në të njëjtës listë kandidatësh për deputetë në Tiranë, edhe Kryetarin e partisë që pretendon të zgjidhë çështjen çame në Greqi, edhe Kryetarin e partisë së minoritetit grek në Shqipëri.
Vetëm partia e Sali Berishës mund të përfshijë në listat e saj në qarkun e Durrësit dhe ta ketë kandidat për ministër nesër, kryetarin e një partie të majtë ndërkohë që në 2005 e shndërroi atë personalisht kur ishte me PS në qeverinë Nano, në tabelën kryesore të qitjes në një luftë të paprecedentë politike vetëm e vetëm që të rikthehej në pushtet.
Vetëm një opozitë si kjo jona mund ti ofrojë shqiptarëve si alternativë të re për të ardhur në pushtet, të njëjtët liderë të vjetër politikë, të cilët 8 vjet më parë u ndëshkuan nga shqiptarët me votë: Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Agron Dukën, Shpëtim Idrizin, Dashamir Shehin, Artur Roshin…
Vetëm një opozitë e djathtë si kjo e jona në Shqipëri e cila duhej të përfaqësonte si kudo tjetër në botën demokratike kapitalin, tregun e lirë, pronën, punëdhënësit, sipërmarrjen, borgjezinë, pronarët e vjetër e të rinj mund të sulmojë në mënyrën më barbare e të paprinciptë, një nga biznesmenët të mëdhenj, si Gjergj Luca. Duke dëshmuar kësisoj, thelbin e raportit që ata do të kenë nesër me gjithë biznesmenët e tjerë kudo në Shqipëri.
Vetëm një opozitë si e jona mund të bëjë mitingje masive në kohë pandemie globale, duke thyer të gjitha protokollet e OBSH për distancimin social dhe rregullat e tjera strikte në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Vetëm një opozitë si jona mund të prishi politikisht një festë pagane si ajo e Ditës së Verës, e cila ka lindur në foshnjërinë e shoqërisë njerëzore përpara se të lindin fetë, qytetërimet, partitë politike, idelologjitë, e majta, e djathta, revolucionet dhe liderët tanë politikë po e po.
Vetëm një opozitë si jona kërkon të vijë në pushtet jo përmes programeve, ideve, forcës së moralit dhe frymës së ndryshimit por përmes dhunës, incidenteve, sharjeve, fyerjeve, mallkimeve, nxitjes së tensioneve dhe ekstremizimit të situatës.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera, e bëjnë opozitën tonë të denjë për librin e rekordeve Guinness, por jo për tu rikthyer me votë për të qeverisur Shqipërinë europiane të viteve 2030.
Me sakte se kaq nuk behet. Te lumte pena!
Bravo Alfred, të lumtë pena, më fal, të lumtë bytha! Sa të kesh militantët e partisë këtu në forume që të thonë të lumtë, që edhe pordhë të bësh ti, këta do bëjnë sikur iu duket parfum! S’kanë faj! Krizë e madhe, do hanë bukë të gjithë, në mos bukë të paktën nga një byrek!
I ke thene te gjitha , pa munguar as nje presje …..megjithate opozita e sotme eshte e detyruar te veproje ,te organizohet , te shkele te gjitha regullat , te dhunoje …te gjitha keto kane vetem nje arsye dhe qellim ……humbasin gjithcka ……
Drejtesia e re me sa duket fillon pune direkt mbas zgjedhjeve , direkt mbas zgjedhjeve do jepet sulmi finak ….prandaj dhe gjithe horat e politikes shqiptare mundohen te struken kudo qe i jep atyre garanci …….
BRILANTE , por per lexues te nje shoqerie Perendimore qe di te vleresoje pozitivensi dicka te cmuar . Shqiptaret urrejne vlerat pozitive qe kontribuojne zhvillimin . Komplimente z.Alfred
Ka dhe shume e shume arsye te tjera pse kjo opozite do te hyje ne librin Guiness per çfare perfaqeson dhe çfare ka (zh)bere ne kete vend…
C’u be me ato 1 miliard leket?
Lulzim Basha po ben fushaten me qytetare qe dishepujt e dhjetorit-90 te Ramiz Alise ne pushtet prej 30 vitesh, nuk e kane bere per 30 vite.
Kurre nuk eshte pare a degjuar Lulzim Bashen te zere me goje e ti lakoje Spiropalizimet dhe Ballerine e Rilindjes !
…por fushata qytetare e tij krejt ndryshe pra nga lloqet e gerr-verret e 30 viteve katunari politike, vleresohen nga qytetaret e nuk mund te kuptohen nga peqinore periferike si Fred Peza qe justifikimin e pasurise mbi 1 Miliardeshe e beri duke thene …”Mi ka gruaja” dhe duan te vdesin me fushata lloqesh e fotosh per kundershtarin si ato grate e liga, si e Edi Rames .
Fushate si ben Lulzim Basha behen neper Europe sot, ato fushatat e Edi Rames me lloqe per kundershtarin i sheh vetem ne Turqine aziatike te halldup Rexhep Erdoges.
Opozita nuk fiton dhe kjo është e sigurtë,por rëndësi ka që të fitojë 71 deputetë e ndoshta më shumë që të qeverisë pa probleme…Po ndodhi kjo salla e parlamentitndoshta do khehet në ring nga opozitarët që kanë kohë jashtë sallës.Popull këtë radhë çdo gjë është në dorën tënde edhe për të majtët edhe për të djathtët edhe për të ardhmen e Shqipërië..
Nderro numrin e syzeve o ti Peza, nderro se qenke qorru fare mor i shkrete !
Ti shkruan – “Opozita ka te njejtet lider politike qe shqiptaret i ndeshkuan me vote 8 vjet me pare”
dhe radhit ILIR METEN, MONIKA KRYEMADHIN, VANGJEL DULEN!
O Pezaaaa, prandaj te paska fshi Rama nga lista more qyq se qenke nga truri me keq se nga syte !
Por ky Edi Rama yt qe ti i bo fresk, ne 2013 pra 8 vjet me pare ato “1 Milion votat” i pati tok me ILIR METEN, MONIKA KRYEMADHIN, VANGJEL DULEN…
….O Pezaaaa, ik mor i shkrete e futi nje xhel flokeve !