Nga Albert Nikolla
Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.
Gjenerali Akromev ka qenë Marshall i Bashkimit Sovjetik dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së BS.
Në një letër para se t’i jepte fund jetës, shkruante: “Nuk mund të jetoj tek shoh Atdheun tim qe shuhet, tek shoh që shkatërrohet gjithçka që i jepte kuptim jetës time.”
Ndërkohë, para se te vdiste, kishte dhënë një interviste me natyrë profetike. Kishte pohuar se rreziku më i madh për Atdheun do të jenë komunistët e konvertuar në antikomunistë. Sipas tij, një person që e ka shkelur betimin solemn një herë, mashtron gjithë jetën!
Nëse ka akoma në politikën shqiptare një humus kulturor komunist (jo ideologjik, por praktik) të konservuar akoma, ai gjendet në trajtën e gjuhës së dhunshme të disa drejtuesve të Opozitës të cilët ngjyrën e kuqe komuniste e kanë kthyer në blu e cepat e yllit të kuq në gishta të ngritur përpjetë si maja cfurku me ia fut në sy kujdo që ka mendim të lirë.
A ka parti me mendësi më komuniste se PD, ku nga gjithë themeluesit e saj, ka mbetur i vetëm veç kryetari de facto i saj?! Si mundet të akuzojë për nostalgji ndaj komunizmit dikush që është trajta më e shëmtuar e komunizmit alla shqiptarçe?
Mënyra e të bërit politikë e kësaj specie politike ka shtyrë shumë shqiparë që, pa faj dhe nga refuzimi i kësaj mënyre, shikojnë diktatorin E. Hoxha me njëfarë simpatie pasi përnjëmend përballë disa personazheve groteske të Opozitës, ai kishte më shumë sens shteti.
Shume bukur e ke thene
Po kujt ja thua fshatareve
Ata jane pjesa me e injorante e popullit shqipetar dhe qe nuk kane idene sec eshte dashuria per vendin
dhe patriotizmin. Thone I urejne komunistat kur ne krye te PD kane komunista qe vrasin per pushtet.
Aq horizont kane lopa gomari toka kaq eshte atdheu I tyre.
Hoxha ishte diktator ne kohen e diktaturave popullore. Sot mund te ishte po ai burre shteti demokrat ne kohen e demokracive popullore
Lereni mos ia futni kot ju te mallngjyerit e kohes se diktatures e disa prej mallngjimit kan que dashuri me diktatorin. Bozo ia ka fut kot a i ka par skenat pas ramjes se diktatures se qfar banin shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Dhe nese Bozo dhe te tjeret si ajo kan bere nje jete te mire ne diktature eshte ajo se pjesa tjeter e vuajtur e popullsise eshte frytzuar per ti bere buken atyre dashamireve te diktatorit dhe te partise. Pra Edi per Enverin e klasifikoi si diktator kafshe e poashtu edhe Kadare e sulmon forte sundimin e tij ka nji pjese e nostalgjikeve per ate kohe e qe nuk mendon se cfar kan vuajtur populli. Pra Bozo ia ka fut kot dhe edhe pse jam me Edin per keto mallngjime te saj ajo nuk duhej te futej ne listat e zgjedhjeve sepse tere kohen ajo ma nuk do te mundet te rrefehet sepse e ka ba te kunderten.
I vodhen lopen dhe te gjithe fajsuan viktimen duke spostuar fajin nga hajduti tek viktima.
Keshtu qe hajduti nuk ka faj ?
perfundimi : Luljeta Bozo eshte pa faj.
gazetaruc gjasme i zgjuar.
Luljeta nuk ka asnje mbingarkese personale nga e kaluara. Prfesioniste, me intgrietet moral e profesional. Flet pa paragjykuar dhe thote gjera qe kane qene fakt. nuk mund ta akuzoni me sllogane!// Nuni
Sa shkurt dhe sakte, por edhe filozofike fjala e zoterise Nikolla! Valle kuptojne luçianot me kete gjuhe? Ata duan ti zeshe me hu dhe ti çkrehesh tere diten rrugeve, ndryshe s’kthehen mbrapa. Jane gëdhë, ata o Albert Nikolla dhe gëdhëri duhet prere dhe latuar mire; s’ka rruge tjeter;
pse si boton mendimet ndryshe
pse si boton mendimet ndryshe
Luli po nga Janullatosi a ke marre ndonje sponsorizim ,, kuptohet per artikuj shkencore…..
Problemi nuk jane komunistet apo antikomunistet.
Problemi eshte qe na ngelen ne qafe po ata qe kishim para 90. A ka njerez te tjere ne Shqiperi, apo vec ishnomeklatura dhe pinjollet e tyre?