A të bën më të lumtur migrimi?

19 Mars 2021, 16:32Blog TEMA
 A të bën më të lumtur migrimi?

Nga Mimoza Kelmendi

20 Marsi është Dita Botërore e Lumturisë. Sipas raportimeve vjetore nga OKB, vendet ku njerëzit jetojnë më të lumtur jane: Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra. Gjermania ndodhet në vedin e 15 në listën e gjatë të 159 vendeve në botë që mbyllet me vendet si: Tanzania, Jemeni dhe Sudani Jugor. Edhe migrantët ndjehen më të lumtur në Finlandë dhe në vendet e tjera skandinave se sa në Gjermani, Francë apo Itali. A është dikush i kënaqur me jetën e tij apo jo, kjo nuk mund të zgjidhet lehtë, thonë studiuesit e lumturisë. Në vendlindje apo gjetkë, edhe për këtë ka përgjigje. E përgjithshmja është kur plotësohen kushtet për një jetë të mirë. “Të kesh, të duash dhe të jesh“, janë tre kushtet bazë për të qenë i lumtur  shpjegojnë shkencëtarët. Por si mund të matet niveli i lumturisë? A ka një opinion publik global? Fakt është që qëndrimet e njerëzve në mbarë botën po afrohen gjithnjë e më shumë. Kjo mbështetet nga një sondazh i fundit në Gjermani. Pyetjes, se “cilat mendoni se janë gjërat më të rëndësishme në jetë“, shumica e njerëzve i përgjigjet me “shëndeti” dhe “familja”. 

Por a të bën më të lumtur migrimi?

Unë personalisht i takoj brezit që fatin e jetës e kërkon aty ku ndjehesh e lumtur, ndryshe nga kufijtë e ngushtë të vendlindjes. “E keqja e botës nuk ndalet në qytetin dhe farefisninë tonë“, thotë një shkrimtar. Pra. bota e përsosur, amtare është një ëndërr. Ajo është një utopi. Në një nivel personal, ekzistencial, ajo gjithmonë e ka shoqëruar njerëzimin. Për disa, kjo ëndërr mund të jetë sjellëse fati. Për të tjerët, krijon presion. Në një mjedis familjar, kjo ëndërr shpesh shndërrohet në të vërtetë, por shumë shpesh kjo nuk është asgjë më shumë se një gënjeshtër. Në fund të fundit, është një rastësi se ku ndeshesh me të keqen e botës: në qytetin tënd ose në një të huaj. Për mua janë njerëzit që përbëjnë shtëpinë dhe vatrën time. Ata mund të jetojnë në vendlindjen time ose larg saj. Unë jam gjithmonë e lumtur kur i takoj ata atje ku jetojnë. 

Migrimi mund të jetë një masë profilaktike për shëndetin. Kjo varet nga motivet për të emigruar dhe rrethanat në të cilat njerëzit imigrojnë. Për shumë njerëz migrimi ëshë një hap që ndërmerret për të shpëtuar jetën, dhe kjo natyrisht që i bënë ata të lumtur. Për shumicën jeta në Gjermani(meqë jetoj këtu) është megjithatë më e mirë se në vendet e origjinës. Njerëzit me prejardhje migracioni janë mjaft të kënaqur me jetën e tyre në Gjermani. Gjendja e tyre e të qenit të kënaqur nuk është thuajse aspak më e keqe karhasuar me mesataren e popullsisë. Sipas një hulumtimi, veçanërisht të kënaqur janë ata, që e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. Madje ata janë zakonisht më të kënaqur se mesatarja. 49 përqind të migrantëve përveç kësaj e konsiderojnë situatën e tyre ekonomike si të mirë apo shumë të mirë, ndërsa tek gjermanët janë vetëm 45 përqind që mendojnë kështu.

Brezi i parë, që ka emigruar, vjen zakonisht nga vende më të varfra, me kushte më të këqia jetese. Kur ata vinin në Gjermani e përjetonin se si iu përmirësohet standardi i jetesës. Kjo shprehej me një kënaqësi më të madhe ndaj jetës, pavarësisht nga çështja se sa mirë ishin të integruar këta njerëz. Gjenerata e dytë, e cila ka lindur këtu nuk krahasohet thuajse fare me kushtet e jetesës së vendlindjes së prindeve të tyre. Ata fokusohen më shumë në pozicionin e tyre në shoqërinë gjermane. Dhe kjo është arsyeja pse në hulumtime dalin shpesh rezultate befasuese në shikim të parë: gjenerata e dytë edhe pse e integruar më mirë, është më pak e kënaqur me jetën në krahasim me prindërit. Shumë të tjerë e lidhin me fatin e atdheut që kanë lënë pas. Ashtu sikurse 100 e ca vjet më parë i madhi Faik Konica do të shkruante: Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj“. 

Shumë migrantë në Gjermani kanë një përparësi sa i përket të qenit të kënaqur dhe kjo nuk ka të bejë më edukimin apo karrierën. Sidomos tek familjet nga Europa Juglindore është familja dhe përkrahja familjare shumë e rëndësishmë. Kjo luan një rol të madh dhe pozitiv tek shumë migrantë, bëjnë të ditur studjuesit. Por sado mirë që mund të jetë realizuar një studim, ai nuk mund të shprehë asgjë se sa i lumtur është individi me jetën e tij. Në fund të fundit lumturia duhet kuptuar që nuk është një destinacion por një proces që nuk mbaron kurrë. Ajo është si një rrugë që nuk i dihet fundi, por duhet të shijohet ecja. Ndaj është mirë të zgjedhësh rrugën më të gjatë, sepse të shkurtrat zgjasin pak ose hiç. 

9 komente në “ A të bën më të lumtur migrimi?”

  1. Genti says:

    Jam shume dakord me kete analize. Teme psiko-socio-ekonomike dhe sigurisht filozofike.
    Eshte interesant observimi mbi aspekte ku ndryshojne dy gjeneratat e emigranteve…
    Sot koncepti i lumturise duket sikur eshte zhvendosur nga well-being ne well-doing.
    Shume faleminderit per kete insight qe meriton nje hulumtim te metejshem…

    1. Epirioti II says:

      Cfare lesh analize of Genti. Uroj dhe besoj qe kjo zonja Kelmendi eshte e lumtur ne Gjermani.
      Por kjo nuk vlen per shumicen e emigranteve. Sa here jam mes tyre (kur jam jashte Shqiperise apo ta vijne per vizite ne Shqiperi) e hulumtoj me shume kujdes kete ceshtjen e lumturise.
      Dhe ne thelb me rezulton qe disa jane vertete te lumtur dhe te kenaqur per jeten qe bejne por shumica sforcohen te fshehin palumturine e tyre, dhe me shume gezohen se sa merziten kur zbulojne gjera qe ne Shqiperi jane ende keq ne raport me vendin ku ata kane emigruar.
      I amplifikojne te keqiat e Shqiperise dhe zbukurojne jeten qe bejne per ti mbushur mendjen vetes dhe femijeve te tyre qe sakrifica qe ata bene duke lene memedheun ja vlejti shume.
      MIGRIMI NUK TE BEN TE LUMTUR !!!
      Te ben me te realizuar ne kariere dhe me jete me te sigurte, por nderkohe te ben me te stresuar, me robot, me bosh, me kernac, harron te qeshesh me shpirt dhe te mungon shume bota jote natyrale, shoqeria e shendoshe. Shkurt behesh me i palumtur.
      E kam provuar migrimin edhe kur kam qene beqar edhe me familje me femije, dhe ne te dyja rastet kam kuptuar qe nuk ka gje me te lumtur se aspiratat e tua ne jete te arrish ti realizosh ne vendin tend dhe jam TEPER, TEPER i lumtur qe zgjodha Shqiperine.
      Ketu ne Shqiperi ke edhe nje bonus per te paaftet (Losers). Per deshtimet e tua fajeson politiken dhe miletin qe te rrethon dhe e ve pak shpirtin ne paqe. Ne Gjermani, Itali apo USA nuk ke kë fajeson perveç vetes.

  2. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Shqiperia apo de facto Arnautistani,eshte shndrruar nje nje hale orientale,ku shumices i pelqen kjo ere muti,prandaj vazhdojme te jemi ketu ku jemi.

  3. ermal says:

    Une them qe nuk e dine se c’thone kur e mendojne veten te lumtur ne Gjermani. Pyeti kur kane qeshur per here te fundit?

    1. Emigranti says:

      Ermal, kur lexova komentin tend.

  4. Me qe ra fjala says:

    Kush kishte bythe iku. Nga gjeneratat e reja, kush ka bythe, vazhdon te ike. Ne shqiperi kane ngelur njerezit e paafte dhe pa iniciative, si edhe hajdutet e prones shteterore; lengu i corapeve si me thene. Kjo eshte arsyeja krysore pse ska progres, as ekonomik por as politik. Mireqenja e cdo vendi definohet nga potenciali i tij human. Cmira ndaj emigranteve nuk e ndryshon realitetin. Emigranti edhe i palumtur po te jete meriton medalje per ate qe te pakten nxjerr femijet e tij ne drite.

  5. k says:

    Ngado i rrethuar,padrejtësitë më sulmojnë,
    do zhdukem nga ky vend,ku veç veset triumfojnë,
    dhe do kërkoj në botë,një vend sado të mjerë,
    ku duke qenë i lire,të mund të jetoj me nder.
    Alçesti. Mizantropi. Moljer.

  6. Baliu says:

    Ne vend te huaj je vegel, derisa mund ti besh punet qe sdon ti bej askush, e ne raste te rralla edhe punet qe smund ti beje askush, hiqja ndonje rast edhe me te rralle dhe koheshkurte qe sherben per te lustruar imazhin e vendit te huaj. Per veglen natyrisht qe ska lumturi, ajo eshte molle e ndaluar. Lumturia eshte e rezervuar per vendasit. Komentuesi Epiroti II i ka pershkruar gjerat shkurt e sakt, ashtu si jan per njerezit normal. Perrallat per lumturi jasht atdheut jan thjesht propagande armiqesore. Ato jan: Sweet Dreams

  7. sapa says:

    Sa me i korruptuar te jete nje vend aq me i lumtur ndjehet emigranti ne vendin ku jeton!Duke jetuar jashte hales ben krahasimin ku ishe dhe ku je!”Patriotizmin” ne shqiperi e sheh me shume te theksuar tek klasa e korruptuar e vendit duke filluar nga zyrtari me i larte e deri tek zyrtaret me te thjeshte te republikes hajdute!Sigurisht qe ky vend i pasuroi keta njerez dhe bertasin me shume se kushdo duke i thurur lavdi “atdheut”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje