Matja më e saktë e përqindjeve të përkatësisë fetare qysh nga 1938-ta

19 Mars 2021, 13:33Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 1938, u bë regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ku ndër të tjera u pyet edhe për përkatësinë fetare të secilit (rezultuan 70% muslimanë – sunite dhe bektashinj – 20% ortodoksë dhe 10% katolikë).  Për shumë dekada, census i 1938-ës shërbente si pikë referimi për përkatësinë fetare të popullsisë shqiptare, ngaqë ajo nuk ishte hulumtuar gjatë regjimit komunist.

Një census më i afërt, i zhvilluar në vitin 2011, krahas regjistrimit të popullsisë, përfshiu pas më shumë se 7 dekadash edhe pyetjen për përkatësinë fetare. Sipas këtij censusi, në popullsinë banuese të Shqipërisë, 56.7 % deklarohej me përkatësi fetare myslimane, 10,03 % deklarohej katolike, 6.75 % ortodokse dhe 2.09 % bektashiane. Por ky ishte një census i kontestuar nga pothuaj të gjitha komunitetet fetare, si dhe nga mjedisi akademik, për mungesën e seriozitetit dhe të parametrave shkencore. Sipas këtij censusi një përqindje e madhe e popullsisë preferoi të mos përgjigjej lidhur me përkatësinë fetare (13.79 %), kurse 5.49 % e konsiderojnë veten besimtarë, por nuk donin ta identifikonin përkatësinë fetare.

Një vrojtim statistior mbi çështjet e sigurisë kombëtare (i zhvilluar në tërren nga Vermoshi në Konispol gjatë vjeshtës së shkuar) krijoi mundësinë për të patur pasqyrën më të saktë të përkatësisë fetare të banorve të Shqipërisë, qysh prej censusit të 1938-ës. Barometri i sigurisë u financua nga fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung  (https://www.fes-tirana.org/publications/ ) dhe u realizua nga Arjan Dyrmishi (Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes) dhe unë, si specialist i sondazheve.

Për t’i monitoruar anketuesit në terren, u përdor teknologjia më avancuar aktualisht, përmes së cilës mund të monitorohej në kohë reale me zë e figurë (me përzgjedhje të rastësishme) çdo interviste (ndërkohë që përcaktohej edhe vendndodhja ekzakte e çdo interviste). Me një kampion të kalibruar, për të përfaqësuar sa më mirë banoret e rritur gjeografikisht dhe demografifkisht), mund të thuhet se gjetjet e këtij vrojtimi statistikor i afrohen një census rigoroz të popullsisë (rezultatet vijojnë në tabelën shoqëruese).

Shënim: Vetëm 22% e atyre që deklarojnë se besojnë në një fe, i frekuentojnë rregullisht shërbimet/ceremonitë fetare. Ndërsa 25% të tjerë i frekuentojnë pak herë në vit.

11 komente në “Matja më e saktë e përqindjeve të përkatësisë fetare qysh nga 1938-ta”

  1. Ari says:

    Nese eshte hulumtim shkencor, jemi aty ku kemi.qene afersisht para 7 dekadave.

    1. Andon says:

      E pamundur se ne jemi 11 femije vellezer e motra e 4 jane martuar me te fese tjeter . Ca jane femijet e tyre ??? Eshte nje census qe ne kushtet e Shqiperise nuk realizohet me .

    2. E di si eshte puna says:

      Te gjitha jane karagjozlleqe! E pakta 1/3 (mbi 30%) e popullsise vjen nga familje me prinder te feve te ndryshme. E dyta, fetare quhen ata qe ndjekin praktikat fetare dhe jo ata qe deklarojne kot per sport. Nga keta qe jane fetare ne Shqiperi mund te jene 5-10%. Ka q emos na cani trapin fort! Shqiperia eshte vend ateist-agnostik!

  2. faikonica says:

    Prandaj jemi ashtu (dhe me keq)se pas 7 dekadave..Hallall..

  3. fshatari.pafshat says:

    Me keqardhje per zotin Zaloshnja por: Siguria kombetar dhe Besimi fetar vetiak jane dy ceshtje qe nuk lidhen aspak ne kushtet – qofte te Diktatures qofte te Demokracise. Kjo per te thjeshtin fakt se: Ne Diktature besimi fetar ishte i ndaluar dhe … . Ndersa ne Demokraci, prej mese 100 vite nuk kemi ne BE dhe Ballkan Luftera fetare. Kapitulli shekullor i Luftrave fetare eshte mbyllur perfundimisht, edhe ne boten Arabe me Pranveren e deshtuar Arabe dhe shembulli konkret edhe sot i Luftes ne Sirise. Pra: nuk ka asnje klysh kurve ne Shqiperi, seper normalet as nuk behet fjale, qe te ngrihet ne lufte pe rmotive fetare, pervecse ndonje mercenari te mbytur ne borxhe monetare… Nuk po zgjatem me tej me strategjine, studimet, praktikat etj., te sigurise bashkekohe nderkombetare.
    Si perfundim: E vetmja menyre per vleresimin e vendit qe ze besimi fetar ne zemren e cdo shqiptari, duke llogaritur edhe emigracionin, mbetet regjistrimi koke me koke i popullsise. Pastaj. sot kemi pothuajse gjysmen e popullsise kurnetlinj ne Boten e Krishtere – Europe, SHBA, Greqi, Itali… . Perfundimet mesiper jane abuzuve, ngase nuk shperfaqin realitetin ekzistues fetar qe fshihet thelle ne shpirtin dhe ne xhepin e cdo qytetari.
    Sorry Zaloshnja, megjithese je njeri teper serioz.

  4. Qerim Vidohova says:

    Domethene “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” paska qene nje retorike boshe? Ateistet 4.2% !!! Bektashinjte, domethene ata qe per fe kane piknikun per therjen e nje dashi apo shterpe ne Malin e Tomorrit dhe vetem kaq, qenkan 8%? Po shprehja, i nderuar zoteri, e cila thote se ne kemi nje harmoni fetare per t’u patur zili, dhe kjo thjesht se jemi nje popull jofetar, mendoni se pasqyrohet drejt ne treguesit tuaj?
    Zoti Zaloshnja! Mos beje shaka me nje nga treguesit me serioz pse ne kemi qene e jemi ne kete gjendje, sic eshte besimi fetar, i cili per nga rendesia eshte i dores se pare per popujt e qyteteruar. Nuk mund te behet vjelja per percaktimin e besimit fetar te gjithkujt me arsyetime te nje kohe te lene pas. Sidomos pa nje pune pergatitore paraprake per percaktimin sa me ekzakt te parametrave qe duhen perfshire ne testim.

  5. Shoku Sal says:

    Ne nuk kemi as harmoni, as tolerance fetare. Ne thjesht nuk besojme ne asnje fe.
    Dhe kjo eshte nje nga te mirat e Encer Hoxhes, per te cilin foli Luljeta Bozo.
    Shenim per Zaloshnjen: – Ne regjistrimin e 2011 nuk ishin 6.75 % te krishtere ortodokse, por 16.75%.
    Ndoshta e ke shkruajtur gabim.

  6. Qelbesira e paguar nga komuniteti islzmqene. says:

    Shqipetari 50 % eshte ateist te tjeret jane 20% ortodoks ,10 % katolik ,20% jane mbetje spermazoidale otomane pra jo shqiptare.

  7. katarakti says:

    Duhet te ishte përfshirën edhe komponenti ” laikë”. Që do të thotë se besojnë në Zot por nuk i përkasin asnjë feje. Ose me fe të përziera! Psh burri ortodoks, bashkëshortja myslimane! Siç jane shumica e shqiptarëve. Hulumtim i pabesueshëm.

  8. Pse mor te shkerdhefte gruan afrika kerkon ta nxise akoma shqiperine me felliqesira islame says:

    ….si ka mundesi or shkerdhate qe injorancen e viteve 30 e mer si te vertete. Mire vitet 30 por sot kjo shqipere qe shkon drejte europes ku ka gati dymilion shqiptare qe punojne dhe shkollohen ne perendim ku perqafojne ne menyre natyrale fene e krishtere , ate fe qe te parat tane kishin. Ti or bektashi muti me lekure iraniani do te perhapesh njollen e qelbur islame. Ptuuuuuuu mbetje arabie.

  9. Albann says:

    90% minoritetit orthodoks u shpergul ne Greqi.500mije shqipetare u ben Jani…500 mije u bene Luka. 2 milione linden e u riten pa fe ne socializem por struktura fetare ka ngelur po ajo e 70 viteve me pare.Cmenduri e sponsorizuar nga Evropa :P. Manipuloni se per ate paguheni por jo kaq hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje