Nga Ilir Beqaj
Deklaratat për shtyp të Partisë Demokratike në Shkodër, si komunikata paramilitarësh.
Përfundimisht keni këshilltarë të këqinj pranë vetes, tekstshkrues të frustruar, të cilëve nuk ju del e keqja me shkatërrime e djegie të kryeministrisë, apo selive partiake siç ndodhi me 12 dhjetor në Shkodër. Për analogji me Sirinë, ishit ju, që vendosët fëmijët me kapuçë dhe molotov në dorë, në krye të akteve vandale ndaj zyrave të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Kush është hori? Ai që ju jep shkodranëve kënaqësinë e ndjekjes së kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në një stadium me parametra ndërkombëtarë?
Hor qenka ai, që kur Vllaznia të kualifikohet në Ligat e Europës, kuqeblutë do luajnë në një fushë me standarte si zot shtëpie dhe jo si miq në fusha të qyteteve mike?
Hor ai që i dha frymë dhe dinjitet pasurisë kombëtare, Fototekës Marubi që të vizitohet nga turistë nga e gjithë bota në një muze modern?
Hor ai që jua ktheu shkodranëve shëtitoren në Shirokë dhe e shndërroi në një atraksion turistik për çdo stinë të vitit?
Me këtë gjuhë plot urrejtje mendoni se do bindni të rinjtë shkodranë t’ju votojnë edhe në 2021?
Me paçavure lufte mendoni se mund të mbani akoma flamurin në kalanë e fundit ende të paçliruar nga keqqeverisja juaj?
Ju i nënvlerësoni shkodranët, madje edhe ata që deri dje ju kanë mbështetur. Me këtë frymë nuk përcillni asnjë shpresë, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi meritojnë një fushatë zgjedhore me ide, programe, projekte dhe punë konkrete. Qytetarët e këtij vendi meritojnë një proçes elektoral të qetë dhe demokratik, ku assesi gjuha e përdorur nuk duhet të jetë kjo që ju villni.
E kuptojmë shqetësimin tuaj kur shihni që çdo ditë që kalon, njërëzit më pak ju besojnë. Por nuk pranojmë të bëhemi pjesë e baltës tuaj, me hora e luftëra inekzistente. Ne vazhdojmë punën, për ta çliruar Shkodrën nga ju, nga kthetrat e një qeverisjeje badihava prej 30 vitesh!
#pune #jofjale
Ua sa investime ne 8 vjet paska ba ne shkoder,a thu nuk e kishim stadiumin ne ,a thu nuk e kishim fototeken marubi apo 1km kalldrem e da shkalla ne shiroke .Bravo per zotin i keni dhene Shkodres fonde per 8 vjet ma pak se Belshit
Njerzit e kane memories shume te Vogel, duhet ne cdo FUSHATE te perseriten te gjitha te mirat qe ka bere Rama. Jane gadi 60 pune
Por ata te PD nuk duan ti pranojne qe Rama I ngriti koken Shqiperise dhe Popullit. Fale qeverise se Rames u shendruan te gjitha qytete, qe ishin lene mbas Dore nga viti 1990
HAPI DYERT E Shqiperise pe Turistet,
LISTA E PUNEVE TE RAMES ESHTE shume e madhe. E NXORRI Shqiperine nga llumi I Berishes.
Me 25 Prrill fitorja eshte per PS, eshte e vetmja Qeveri per Shqiperine qe duam, DREJT Europes drejt MODERNIZIMIT.
Nuk jane shkodranet qe votojne ne shumice PD. Shkodra eshte mbushur me te ardhur nga malet dhe ato kane perfituar dhe perfitojne nga anarkia qe mbolli kjo parti horrash. Kjo eshte arsyeja qe fiton PD ne Shkoder.
SHKODRANET JANE UFO….
NUK KANE ASNJE LIDHJE ETERIT DINJITOZ TE DIKURSHEM SHKODRAN ME KETO HALABAKET E SOTSHEM
NUK E KENI PARE SE MEZOR GJEN NJE NJERI NORMAL NGA SHKODRA SOT QE TE MUND TE BESH NJE BISEDE SERIOZE///////////
MUT PER PULA JANE BERE…..